Në lidhje me projektin e Rilindjes Urbane, sekretari i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka akuzuar qeverinë Rama. Sipas tij, nga viti 2017 e deri më tani, janë dhënë 6.5 milionë metër katror leje ndërtimi.
REAGIMI I BLUSHIT
Pasioni më i madh i “Rilindjes” është të shkelë premtimet. Nga vitit 2017 deri në 6 mujorin e parë të këtij viti në Tiranë janë dhënë 6.5 milionë metër katror leje ndërtimi. Një rekord historik, dëshmi e barbarisë së pashembullt, shpërfytyrimit dhe asfiksimit të kryeqytetit nga betoni.
Ndaj Tirana është sot ndër qytetet e fundit në Europë për cilësinë e jetesës, të ajrit, të transportit, të parkimit, për nivelin e lartë të ndotjes, zhdukjes së gjelbërimit dhe shkatërrimit të hapësirave publike.
Discussion about this post