GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Ambasadori amerikan në Beograd-Serbisë: “Nëna Rusi” është agresive…

17:05 - 19/10/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ambasadori amerikan në Beograd-Serbisë: “Nëna Rusi” është agresive…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Beograd, Christopher Hill, tha se e kupton se Serbia ka një histori të gjatë dhe të vështirë me sanksionet dhe se SHBA-ja ka mirëkuptim për këtë. Por, sipas tij, Serbia duhet ta shqyrtojë mirë se ku i ka interesat e saj kombëtare, duke shtuar se është i bindur se herët apo vonë, Serbia do ta kuptojë se është me Perëndimin.

“Do ta paralajmëroja Serbinë që ta kuptojë se kjo nuk është ‘nëna Rusi’, ne po përballemi me një Rusi tjetër”, tha Hill gjatë një interviste për Radiotelevizionin publik të Serbisë. Hill tha se e di që kjo është e vështirë dhe se Serbia me dekada ka marrëdhënie të mira me Rusinë. Por, ka shtuar ai, tani bëhet fjalë për një Rusi krejt ndryshe, “një Rusi që sulmon brutalisht fqinjët e saj”. Serbia duhet të deklarohet për këtë, tha Hill.

Serbia është vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor që nuk i është bashkuar sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

“Nëse e shikoni Evropën, vetëm pak shtete, më duket vetëm Bjellorusia dhe Serbia nuk kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë. Pyetja është nëse Serbia dëshiron të qëndrojë në këtë grup. Shumë shtete kanë vendosur sanksione dhe ata po kanë pasoja nga kjo. Pyetja është nëse sanksionet mund të kenë ndikim në sjelljen e Rusisë, por ata gjithsesi i vendosën sanksionet sepse e kuptojnë se duhet të jenë të bashkuar dhe të kundërshtojnë atë që po bën Rusia”, tha Hill. Hill tha se nuk mendon se dikush po e kërcënon Serbinë për këtë çështje, por shtoi se shtetet e tjera po i kërkojnë Serbisë që të marrë qëndrim.

Duke folur për mundësinë që SHBA-ja ta ndihmojë Serbinë në rast se preket nga vendosja eventuale e sanksioneve ndaj Rusisë, ambasadori amerikan tha se shteti i tij po punon që të sigurohet që Serbia të ketë një sërë furnizuesish të energjisë. Ai shtoi se kjo është në interes të të dyja palëve. “Duam të punojmë me Serbinë për këtë çështje, kompanitë amerikane janë shumë të interesuara që Serbia të gjejnë furnizues shtesë të energjisë, në mënyrë që të mos jetojë nën shantazhet e Rusisë”, tha Hill.

Duke iu referuar çështjes së Kosovës, Hill tha se ai e kupton që ajo është e madhe për popullin e Serbisë, por bëri thirrje që të vihen re dallimet midis situatës në Kosovë dhe situatës aktuale në Ukrainë. Rusia, tha ai, ka nënshkruar memorandumin e Budapestit në maj të vitit 1994, ku në mënyrë eksplicite është pajtuar të respektojë integritetin territorial të fqinjëve të saj, dhe sipas tij, tani po shkel këtë pikë, teksa kërkoi nga populli serb që të ndjekë atë që po ndodh sot në Ukrainë.

“E kuptoj se kjo është çështje e madhe për popullin e Serbisë. Por, gjithashtu i bëj thirrje atij që ta kuptojë dallimin e madh midis asaj çështjeje të vështirë dhe situatës, në të cilën kemi një fuqi të madhe që po sillet ndryshe dhe po tenton që të marrë diçka që i përket fqinjit të saj. Dhe kjo është një situatë shumë e ndryshme”, tha Hill. Rusia është nën sanksione perëndimore pas nisjes së pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt. /Rel/

Etiketa: AmbasadoriamewrikanSerbia

Lajme të lidhura

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë
Aktualitet

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Para
Zbardhet takimi Bardhi-Paloka/ Kush është më afër tentativës për bashkimin e PD-së?

Zbardhet takimi Bardhi-Paloka/ Kush është më afër tentativës për bashkimin e PD-së?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com