GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

Pagat e pedagogëve janë edhe më të barabarta

19:09 - 19/10/22
në Editorial
Kohë leximi: 4 min
A A
Protestojnë sot në Tiranë, ja kërkesat e pedagogëve që paralajmërojnë bojkot të mësimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Vehap Kola

Një pjesë e pedagogëve të universiteteve publike, të udhëhequr nga sindikatat, kanë nisur një grevë pas refuzimit nga qeveria të kërkesave të tyre për rritjen e pagave. Pagat e pedagogëve në Shqipëri janë shumë më të ulëta se në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Sipas platformës ndërkombëtare SalaryExplorer (salaryexplorer.com) Shqipëria është e fundit në rajon për pagat e stafit akademik.

Të dhënat nga kjo platformë tregojnë se në Shqipëri mesatarja e pagës mujore e pedagogut është 1050 euro, por vetëm 50% e tyre arrijnë ta marrin këtë pagë. Në Bosnje & Hercegovinë, pedagogët paguhen mesatarisht 1760 euro në muaj, ndërsa 75% e tyre marrin një pagë më të lartë se 1200 euro në muaj. Pjesa tjetër marrin 600 deri në 1200 euro në muaj. Në Maqedoninë e Veriut mesatarja e pagës së pedagogëve është 1500 euro, në Serbi 1270 euro dhe në Kosovë 1430 Euro. Mali i Zi i paguan pedagogët më mirë dhe mbi dy herë më shumë se Bosnja dhe Hercegovina, rreth 4000 euro në muaj.

Këto janë vetëm pagat mujore. Për pedagogët e shumicës së vendeve të rajonit paga nuk është burimi i vetëm i të ardhurave. Burime të rëndësishme të ardhurash janë kërkimi shkencor, raportet mbi politikat sektoriale dhe programet e specializimit. Vendet e Ballkanit Perëndimor i kushtojnë kërkimit shkencor një pjesë të vogël të buxhetit të tyre vjetor, me përjashtim të Shqipërisë. Kjo e fundit nuk jep asnjë kacidhe për kërkimin shkencor. Një pamje më e e qartë e asaj se sa i kushton kërkimi shkencor secilit prej vendeve të rajonit jepet nga grafiku në vijim. Të dhënat janë marrë nga UNESCO.

Megjithatë, pedagogët kanë kërkuar rritjen vetëm të pagave të tyre, jo të fondeve për kërkimin shkencor. Dhe kanë të drejtë që të shqetësohen së pari për të ardhurat e familjeve të tyre, për shpërblimin e munguar të punës që bëjnë, jo të kërkojnë punë shtesë kur puna aktuale nuk u paguhet me drejtësi. Kjo qeveri, prej 9 vitesh, i ka bërë tendera e PPP paratë e taksave dhe e ka çuar vendin në zgrip të ekzistencës së tij. Boll të kujtojmë miliarda eurot që sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit shpërdorohen nga pushteti.

Prapëseprapë, do të ishte në lartësinë e grevës së akademikëve të Shqipërisë që të kërkonin më shumë se thjesht pagat e tyre. Dhe jo vetëm një buxhet të denjë për kërkimin shkencor, infrastrukturën arsimore, laboratoret, teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, praktikat e paguara të punës për studentët. Prej tyre pritet që, edhe në mungesë të turpshme të opozitës, të luajnë rolin e shqisës morale të shoqërisë, duke kritikuar me dije dhe me vërtetësi keqqeverisjen dhe tiraninë.

Fundja, përse ikin studentët nga auditorët e Shqipërisë? Përse një adoleshent shqiptar zgjedh gomonen për të kaluar detin në vend të auditorit universitar? Për shumë arsye, që tejkalojnë thjesht pagën e pedagogëve. Për këtë, nuk flasin shumë pedagogë. Misioni i papërmbushur moral i intelektualit, që nuk është thjesht një instruktor profesional, por mbi të gjitha është një gardian konceptual dhe moral i disiplinës dhe shoqërisë, është kontributor po aq i rëndësishëm në këtë krizë totale të vendit, sa edhe vetëaasgjësimi i opozitës.

Atëherë, përse nuk flet elita akademike për minimin e institucioneve dhe sundimit të ligjit? Përse heshtin mijëra pedagogët shqiptarë për monopolizimin e ekonomisë, për rrënimin e shëndetësisë dhe arsimit, për pagat e ulëta në çdo sektor të ekonomisë, për shpopullimin apo për zhdukjen e shtresës së mesme? Ku jetojnë pedagogët, profesorët, dekanët e rektorët e Shqipërisë kur vidhen zgjedhjet, kur mafia kontrollon dhe kanabizon territorin dhe institucionet, fëmijët dhe sipërmarrjen?

Vetëcensurimi apo flirti me pushtetin një ditë do të sillnin këtë situatë, kur ata vetë të rrëshkisnin poshtë vijës së shtresës së mesme. Fjala është për ata pedagogë që jetojnë me rroga, jo për drejtuesit e universiteteve e fakulteteve që udhëtojnë me makina luksoze dhe jetojnë në vilat në periferi të Tiranës, bëjnë pushimet në fshatrat rezidencialë në bregdet apo firmosin tendera fiktivë. Këta e kanë vulosur gojën e tyre me marrëveshjen që kanë bërë për t’iu bashkuar kulturës së qeverisë: shih punën tënde.

Sa nuk është tepër vonë, pedagogët shqiptarë kanë shansin të rishikojnë kërkesat e grevës së tyre, të tejkalojnë nevojën e tyre të momentit dhe të na thonë se si mund të përballet Shqipëria me tiraninë, me monopolet, me institucionet e inkriminuara, me varfërinë, me shpopullimin dhe me mungesën e pluralizmit politik. Ndonëse përpjekja e parë e pedagogëve për ta ndryshuar Shqipërinë në vitin 1990 nuk ia arriti të bënte atë që premtoi, ky mund të jetë një shans i mirë për të patur sukses. Përndryshe, pagat e pedagogëve nuk do të rriten por do të mbeten edhe më të barabarta se ç’janë.

Etiketa: kryesore2

Lajme të lidhura

‘8 gra, 8 burra’ – Dekori i Ramës për të mbuluar dështimet”
Breaking Views

‘8 gra, 8 burra’ – Dekori i Ramës për të mbuluar dështimet”

18:52 - 23/09/25
Sot vendoset fati i Veliajt, a do ta zbatojë Këshilli Bashkiak urdhrin e Ramës?
Aktualitet

Këshilli ku kthehet karma, fundi i paracaktuar i Erion Veliajt

14:16 - 23/09/25
Dekreti “Diella”/ Edi Rama centralizon korrupsionin
Aktualitet

Dekreti “Diella”/ Edi Rama centralizon korrupsionin

13:52 - 12/09/25
Para
“Rama ka kapur rektorë e dekanë”, avokati: Po shantazhohen pedagogët

“Rama ka kapur rektorë e dekanë”, avokati: Po shantazhohen pedagogët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25

Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka rrëfyer se është takuar me kryedemokratin Sali Berisha, pas kafes që...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25
Orbán luan me të mëdhenjtë: një vit pa sanksione, me bekimin e Trumpit

Horoskopi ditor, e Shtunë 6 dhjetor 2025

08:44 - 06/12/25
Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com