GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Kremlini: Nuk presim “mençuri politike” në zgjedhjen e kryeministrit të ri britanik

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ka lidhje me luftën? Aleati i jep Putinit dhuratën e çuditshme për 70-vjetorin e lindjes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kremlini ka thënë të premten se nuk pret që Britania të tregojë “mençuri politike” në zgjedhjen e liderit të ri, pas dorëheqjes së Liz Truss-it nga kjo pozitë.

I pyetur për mundësinë e kthimit të Boris Johnsonit në pozitën e kryeministrit, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se “nuk pret mençuri politike nga askush në Perëndim, e aq më pak nga Britania”.

“Sidomos nga Britania, ku njerëzit nuk e zgjedhin vetë kreun e ekzekutivit”.

Johnson, mbështetës i zëshëm i Ukrainës – pas luftës së nisur nga Rusia – ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit të Britanisë në korrik të këtij viti, pas një vale të skandaleve.

Atëbotë, mediat dhe zyrtarët rusë patën festuar lajmin për largimin e tij. Rusia, po ashtu ka e mirëpritur largimin e shpejtë të Trusit nga zyra.

Moska e konsideron atë si anti-ruse, pasi ajo është nuk është pajtuar publikisht me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, kur e ka vizituar kryeqytetin rus, në shkurt të këtij viti, sa ka qenë ministre e Jashtme. Truss është kthyer në kryeministren me mandatin më të shkurtër në Britani të Madhe.

Qeverisja e saj është përcjellë me kaos lidhur me programin e saj ekonomik, i cili ka shuar shpresat për stabilitet financiar. Në deklaratën e dorëheqjes, ajo ka thënë se nuk mund të zbatojë më programin e saj.

Përveç Johnsonit edhe ish-ministri i tij i Financave, Rishi Sunak janë në krye të garës për të zëvendësuar Truss-in. Fituesi brenda Partisë Konservatore do të bëhet publik të hënën apo të premten e javës së ardhshme./REL

Etiketa: BritaniKremlini

Lajme të lidhura

Futbollisti serb arrestohet në Portugali me 1.5 ton kokainë dhe armë lufte
Botë

Futbollisti serb arrestohet në Portugali me 1.5 ton kokainë dhe armë lufte

17:15 - 21/08/26
Turqia lëshon një urdhër arresti ndërkombëtar ndaj kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu
Botë

Turqia lëshon një urdhër arresti ndërkombëtar ndaj kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu

16:25 - 21/08/26
Identifikohet shqiptari që u vra më armë zjarri në Itali
Aktualitet

Katër shqiptarëve u zihet pritë dhe sulmohen me thika dhe çekiç, njëri në gjendje të rëndë

09:25 - 20/08/26
Para
“Sulmoi verbalisht deputeten”/ Mediat greke bëjnë ‘për ujë të ftohtë’ Ramën pas fjalimit në KE

“Zakon ballistësh”, Rama reagon sërish për përplasjen me Shehajn

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përfundon mandati i Sokol Sadushit/ Hapet gara për kryetarin e ri të Gjykatës së Lartë, afatet dhe procedurat e zgjedhjes
Aktualitet

Përfundon mandati i Sokol Sadushit/ Hapet gara për kryetarin e ri të Gjykatës së Lartë, afatet dhe procedurat e zgjedhjes

17:35 - 21/08/26

Gjykata e Lartë ka çelur zyrtarisht procedurën për zgjedhjen e kryetarit të saj të ri, i cili do të marrë...

Lexo më shumë
Futbollisti serb arrestohet në Portugali me 1.5 ton kokainë dhe armë lufte

Futbollisti serb arrestohet në Portugali me 1.5 ton kokainë dhe armë lufte

17:15 - 21/08/26
Grushtet dhe racizmi pas finales së Botërorit, FIFA dënon rëndë Argjentinën dhe lojtarët e saj

Grushtet dhe racizmi pas finales së Botërorit, FIFA dënon rëndë Argjentinën dhe lojtarët e saj

17:08 - 21/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Pukë, digjen 3 banesa

Zjarri del jashtë kontrollit në Pukë, digjen 3 banesa

16:55 - 21/08/26
Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!

Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!

16:40 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com