GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Mbyllet faza e parë/ Surpriza dhe 3 trajnerë të shkarkuar, Partizani me hap kampioni…

13:00 - 23/10/22
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Mbyllet faza e parë/ Surpriza dhe 3 trajnerë të shkarkuar, Partizani me hap kampioni…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kategoria Superiore mbylli fazën e parë teksa në një total prej 45 ndeshjesh, nuk kanë munguar surprizat, por edhe largimet e trajnerëve.

Janë tre klube, Kukësi, Teuta dhe Egnatia që kanë ndryshuar “timonier”. Sakaq, mbetet për t’u theksuar se deri më tani në Superiore janë shënuar 83 gola, me një mesatare prej 1.84 për ndeshje, pak nëse e krahasojmë me një sezon më parë, kur në të njëjtën periudhë ishin realizuar 117 gola, me një mesatare prej 2.6 për ndeshje.

Për të nisur me surprizat që ka dhuruar fillimi i kampionatit sepse të tilla mund të konsiderohen pa frikë pozicionet në tabelën e klasifikimit për Teutën dhe Laçin.

Dy ekipe protagonistë të sezoneve të fundit, madje durrsakët, kampionë në vitin 2021, e shohin aktualisht veten në vendin e fundit të renditjes.

“Djemtë e Detit” që e nisën sezonin me Renato Arapin, ndryshuan kur emëruan në krye Bledi Shkëmbin. Megjithatë, “kursi” mbeti i njëjtë dhe skuadra vijon të vuajë në fushë.

Statistikat konfirmojnë brishtësinë e Teutës në këtë fillim sezoni me skuadrën që ka pësuar plot 15 gola, ndërsa ka shënuar vetëm shtatë të tillë. Po shtatë janë edhe pikët, që e mbajnë Teutën të fundit në renditje.

Nga ana tjetër, dobët paraqiten edhe nënkampionët e Shqipërisë, Laçi. Kurbinasit, tashmë me në krye të rikthyerin trajnerin malazez, Dejan Vukicevic, kanë humbur kreativitetin në fushë teksa deri më tani shënojnë më pak se një gol për ndeshje, tetë të tillë, në nëntë sfida të luajtura.

Mbrojtja “fut ujë” dhe në këtë formë, Laçi ka përpara një “malore” të fortë për të kaluar, nëse dëshiron të mbërrijë sërish në Kupat e Europës ashtu siç ka bërë në gjithë këto sezone të fundit.

Nga ana tjetër, kemi Partizanin kryesues. Të kuqtë duket se kanë gjetur ekuilibrat e duhur në fushë me trajnerin italian Giovanni Colella, ndërsa Xhuljano Skuka mbetet një lider i skuadrës falë pesë golave të shënuar. Kryeqytetasit, kanë një diferencë prej katër pikësh nga ndjekësit më të afërt dhe duken në rrugë të mbarë për të zhvilluar një kampionat me pretendime maksimale.

Ndërkohë, kampionët e Tiranës, u përfshinë në shumë ndryshime gjatë merkatos së kaluar. Situatë e cila ka ndikuar drejtpërdrejtë tek trajneri Orges Shehi që i duhet të perfeksionojë sërish manovrën, tashmë duke ia përshtatur elementëve të rinj.

Një notë pozitive është Redon Xhixha që me 10 golat e shënuar është shndërruar në liderin e skuadrës, megjithatë për të përsëritur sezonin e kaluar nuk mund të mendojë vetëm 24-vjeçari, pasi edhe emra si Kallaku, Limaj, Deliu, Patrick, Ismajlgeci e Hasani duhet të marrin përsipër përgjegjësinë për rikthimin e ekipit në krye. Aktualisht, Tirana është në vend të tretë, katër pikë larg kreut, me 15 pikë të grumbulluara sa Erzeni i vendit të dytë.

Shijakasit janë një realitet i bukur i Superiores duke qenë së vijnë nga inferiorja. Erzeni ka ditur t’i shkaktojë probleme të gjithë ekipeve, ndërsa në fushë të besuarit e trajnerit Xhevahir Kapllani janë treguar mjaft cinikë. Interesant është fakti që shijakasit kanë një golavarazh negativ duke qenë se kanë shënuar pesë gola dhe kanë pësuar gjashtë, megjithatë sërish ia kanë dalë të grumbullojnë 15 pikë dhe të zbukurojnë garën në elitë.

Meqë jemi tek skuadrat që janë rikthyer në Superiore, edhe Bylis ka bërë mirë edhe pse në javët e fundit rezultatet nuk kanë qenë të duhurat. Ballshiotët e teknikut Arjan Bellai kanë marrë 11 pikë në këto nëntë javë të para, teksa në fushë janë shfaqur agresivë dhe luftarakë, gjithnjë brenda limiteve të lojës.

Nga ana tjetër, Kukësi nuk i ka zbatuar pritshmëritë me verilindorët që fillimisht larguan trajnerin Skënder Gega e më pas emëruan Enkeleid Dobin. Pikërisht, me këtë të fundit, skuadra duket më e lirshme në fushë dhe rezultatet kanë nisur të vijnë edhe pse sërish Kukësi me 11 pikë në klasifikim mbetet larg kreut, të paktën për momentin.

Ndërkaq, Vllaznia e Mirel Josës pozicionohet në vend të katërt me 14 pikë, teksa edhe shkodranët pretendojnë maksimumin nga ky sezon. Por, skuadrës ende i duhet të gjejë vazhdimësinë e për më tepër të rikuperojë Latifin, kontributi i të cilit është thelbësor për kuqeblutë.

Ndërkohë, Egnatia është skuadra “mesit të artë”. Rrogozhinasit pozicionohen në vend të pestë me 12 pikë, teksa edhe ata ndryshuan trajnerë. Sezoni nisi me Edlir Tetovën, por tashmë skuadra ka kaluar nën urdhrat e Shpëtim Duros, një njohës i mirë i Superiores dhe që me eksperiencën e tij mund t’i dhurojë shumë rrogozhinasve që ambiciet i kanë për pjesën e lartme të tabelës./ Super Sport

Lajme të lidhura

Pak ditë para ndeshjes vendimtare të Kombëtares, shiten të gjitha biletat  Andorra –Shqipëri
Sport

Emocione dhe netë pa gjumë për tifozët kuqezi në rast kualifikimi të Shqipërisë në Botëror

19:12 - 06/12/25
Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Para
Vasili denoncon skandalin: Rama po i merr tokën fermerëve për t’ua dhënë oligarkëve 

Vasili denoncon skandalin: Rama po i merr tokën fermerëve për t’ua dhënë oligarkëve 

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Krishtlindjet nuk duhen ndaluar’/ Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema në Bethlehem
Botë

‘Krishtlindjet nuk duhen ndaluar’/ Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema në Bethlehem

20:24 - 06/12/25

Për dy vjet gjatë luftës në Gaza, të gjitha festimet publike për Krishtlindje u anuluan në Betlehem, ku të krishterët...

Lexo më shumë
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25
Pak ditë para ndeshjes vendimtare të Kombëtares, shiten të gjitha biletat  Andorra –Shqipëri

Emocione dhe netë pa gjumë për tifozët kuqezi në rast kualifikimi të Shqipërisë në Botëror

19:12 - 06/12/25
Elon Musk e bleu për 44 miliardë Dollarë, vlera e X bie drastikisht

Elon Musk reagon pas vendosjes së gjobës ndaj platformës X: BE-ja duhet të shfuqizohet

19:05 - 06/12/25
Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën

Rezoluta e IDU, Këlliçi nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ramës mori goditjen e radhës

18:54 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com