GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Basha të tregojë të vërtetën për paratë ruse”, Berisha: Ndaj Metës po bëhet gjueti shtrigash

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Basha të tregojë të vërtetën për paratë ruse”, Berisha: Ndaj Metës po bëhet gjueti shtrigash
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se paraardhësi i tij Lulzim Basha duhet të shkojë para drejtësisë si i penduar dhe të thotë si qendron e vërteta për paratë ruse.

Sipas Berishës, tha se ka të dhëna të besueshme se Basha ka marrë financime ruse gjatë fushatës.

Nga ana tjetër, sipas Berishës, bashkimi i votave të disa deputetëve demokrat në Kuvend me Edi Ramën është “gjueti shtrigash” ndaj Ilir Metës.

Ai shtoi se për këtë çështje duhet të vendosë gjykata, pasi asnjë ligj nuk mund të rrëzoi dy certifikatat e mëparshme që Meta ka marrë.

“Ky tren nuk ndalet dhe do çojë PD dhe opozitën në fitore. Lulzim Basha duhet të sqarohet pasi raportin ma solli vetë ish-ambasadori amerikan Donald Lu. Raporti që ka gjetur se PD është financuar me para ruse. Basha duhet të shkojë në polici e rë regjistrohet “Pentito”. Vetëm të zbardhë të vërtetën. Sepse askush nuk mund ta besojë më. Eksponentë të diasporës më kanë thënë se ne kemi firmosur për hir të PD-së që kemi dhënë para. Kurse për Metën është gjah shtrigash. Personi që thuhet se është paditur nga Ilir Meta thotë se s’ka pasur asnjë diskutim me të. Dokumentat duhet të çohen në Gjykatë. Qeveria ime ka bërë një gabim. Gjykata Kushtetuese e rrëzoi, sepse nuk mund të të hiqet ty një e drejtë administrative në bazë të ligjit. Se cila është e vërteta e nxjerr gjykata. Siguria juridike nuk mund të cënohet kurrë në këtë mënyrë. Në këtë kontekst, në qoftë se Edi Rama ka materiale për Ilir Metën, le të shkojë në gjykatë. Ne kemi në Parlament ligjin e Lustracionit. Çfarë bëri Edi Rama bashkë me këta që e votuan ligjin. Bënë një gabim. Të pretendosh se po mbron të drejtat e të përndejurve duke votuar amendament bashkë me Edi Ramën, do të thotë të tallesh me veten. Rama u’a tha në sy: Nuk ka lustracion. Në qoftë se ti do të bësh dekomunistizim, të heqësh nga funksionet të gjithë ata që kanë qenë funksionar të asaj kohe unë jam dakord. Prandaj e përzunë Simon Mirakën. Një dokument që pashë unë që ishte firmosur nga pesë komisioner tregonte çvlerësimin e komisionit dhe atë që ai i bëri vetes së vetë. Demokratët janë për lustracionin dhe dekomunistizimin. Të bashkosh votat me Edi Ramën nuk besoj se tregon opozitarizëm. Ata që besojnë se ligjin e kaluan vetë ata mendojnë se shohin veshin pa pasqyrë. Ata nuk mbrojtën ligjin për lustracionin. Ne kemi patur ligj për lustracionin në vitin 2008, ku çdo qytetar mund të shihte dosjen e tij dhe të merrte vendime të tjera”, u shpreh Berisha.

Etiketa: Edi RamaPartia DemokratikeSali Berisha

Lajme të lidhura

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao
Aktualitet

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao

21:49 - 22/08/26
Protesta kundër qeverisë/ Aktivisti: Sorrat dhe korbat ndodhen në Parlament, ndërsa ne jemi zot të kësaj toke
Aktualitet

Protesta kundër qeverisë/ Aktivisti: Sorrat dhe korbat ndodhen në Parlament, ndërsa ne jemi zot të kësaj toke

21:19 - 22/08/26
23 ditë protestë në Divjakë/ Qytetarët nuk tërhiqen: Jo bashkimit me Lushnjën
Aktualitet

23 ditë protestë në Divjakë/ Qytetarët nuk tërhiqen: Jo bashkimit me Lushnjën

21:08 - 22/08/26
Para
“Zero shërbime për qytetarët”, Alimehmeti: Jam i gatshëm të përballem në debat me Veliajn

“Zero shërbime për qytetarët”, Alimehmeti: Jam i gatshëm të përballem në debat me Veliajn

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bayern fiton trofeun e parë të sezonit, bavarezët dominojnë Dortmundin për Superkupn e Gjermanisë
Sport

Bayern fiton trofeun e parë të sezonit, bavarezët dominojnë Dortmundin për Superkupn e Gjermanisë

23:22 - 22/08/26

Bayern Munich ka triumfuar 2-1 ndaj Borussia Dortmundit në “Signal Iduna Park”, duke ngritur trofeun e Superkupës së Gjermanisë. Bavarezët...

Lexo më shumë
Rrëmbehen 3 zyrtarë të Policisë së Kosovës nga forcat serbe

E rëndë në Kosovë/ I mituri po luante me kallashnikov, qëllon aksidentalisht vëllain 10-vjeçar

22:50 - 22/08/26
Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet

Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet

22:20 - 22/08/26
Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut

Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut

22:10 - 22/08/26
Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao

21:49 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com