GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Ballkani si Kombëtare mbarëshqiptare”, Daja: Gati për “çmendurinë” e radhës

16:06 - 26/10/22
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
“Ballkani si Kombëtare mbarëshqiptare”, Daja: Gati për “çmendurinë” e radhës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ilir Daja foli gjatë në prononcimin për shtypin përpara duelit Ballkani-Slavia Prague, i vlefshëm për grupet e Conference League. Kampionët e Kosovës presin skuadrën çeke në “Fadil Vokrri” të enjten, sfidë që do të transmetohet në SuperSport 2 duke nisur prej orës 21:00

“Është konferenca e 13-të në Europë. Nesër kemi një ndeshje shumë të vështirë ndaj ekipit më të fortë të grupit. Slavia ka qenë favoritja kryesore për t’u kualifikuar. Në çdo ndeshje kemi hyrë me maksimumin e motivimit, sidomos në Prishtinë. Jemi bërë si Kombëtarja e dytë apo Kombëtarja mbarëshqiptare.

Nuk jemi në formën tonë më të mirë, por kjo nuk do të thotë që do të futemi në fushë të dorëzuar, thjesht ky është realiteti. Unë nuk nisem nga tabela, pasi i kam parë të gjithë ndeshjet e kundërshtarëve. I kemi analizuar.

Është hera e parë që luajmë me një intensitet të tillë, kjo edhe falë faktit që Botërori do të zhvillohet në dimër. Të gjithë koleget e mi ankohen për ndeshjet e kampionatit. Është java e 13-të e kampionatit vendor, disa kanë luajtur më shumë, ekipe të tjera më pak.

Ne po bëjmë edhe një kampionat paralele, ne kemi luajtur 24 ndeshje për katër muaj e gjysmë. Kemi një kontingjent të pasur lojtarësh, por kemi pasur edhe dëmtime. E kemi përballuar këtë lloj ngarkese me 16-17 lojtarë.

Slavia është ekipi më i fortë me të cilin përballemi. Nuk po justifikohemi, thjesht duam t’u tregojmë të gjithëve gjendjen tonë përpara këtij takimi. Duhet të na mbështetin për të bërë një çmenduri tjetër të radhës.

Taktika? E djeshmja ishte dita e parë përgatitore për Slavian. Kërkuam të spostonim ndeshjen me Dukagjinin për të shmangur dëmtimet, që janë të pashmangshme me këtë lloj ngarkese. Jemi fokusuar në aspektin taktik me aq sa kemi mundur.

Slavia ka dominuar ndaj çdo lloj kundërshtari, edhe ndaj atyre me të cilët ka humbur. Ata nuk na sulmuan vetëm nga krahët në Pragë, dolën edhe nga qendra në krahë, një problem i madh për ne. Kanë një mënyrë sulmi brilante, pasi kanë edhe shpejtësi në skuadër.

E vështirë t’i pengojmë, por kemi përgatitur strategjinë për t’ua vështirësuar gjërat. Jemi ekipi i vetëm që kemi shënuar dy gola në fushën e tyre. Kërkoj mbështetjen e të gjithëve, tifozët duhet të na japin një suport të madh. Nëse do të bëjmë ndonjë gjë pozitive nesër, do e bëjmë nga karakteri dhe motivimi i lojtarëve për të përfaqësuar sa më mirë futbollin e Kosovës.

Në grumbullimin e fundit në ndeshjen ndaj Dukagjinit, ishim të grumbulluar në Prishtinë. Në çdo lloj ambienti, të gjithë na kanë uruar duke na thënë: bravo ju qoftë, na keni bërë krenar. E kanë thënë të gjithë. I kemi bërë krenarë të gjithë tifozët e skuadrave kosovare.

Faleminderit edhe mediave për përcjelljen e këtij rrugëtimi, kemi shkuar në shtëpinë e çdo shqiptari. Në këtë moment nuk mund të bëjmë kundër asnjë tifoz, qoftë i Prishtinës apo një ekipi tjetër.

Në momentin që Prishtina kërkoi që të lejohej aktivizimi i Gashit, edhe pse në klauzolë nuk lejohej, ne pranuam për hir të spektaklit dhe tifozëve, kështu që pranuam që ai të luante. Ndeshja me Prishtinën u shty për shkakun që këta lojtarë të Ballkanit, të cilët kanë bërë historinë e futbollit të Kosovës, thjesht të mos dëmtoheshin.

Rezultatet i kemi marrë dhe duam t’i marrim vetëm në sipërfaqen e gjelbër të fushës. Nga 2 tetori dhe deri nesër, Ballkani ka bërë tetë ndeshje për 24 ditë! Kjo ishte një shkak për të shtyrë ndeshjen me Prishtinën, pasi realisht nuk mundemi. Paçim fat nesër”, përfundoi trajneri i ekipit kampion.

Lajme të lidhura

Pas humbjes në derbi, trajneri i Tiranës: Jemi të rënduar psikologjikisht
Breaking Views

Pas humbjes në derbi, trajneri i Tiranës: Jemi të rënduar psikologjikisht

21:57 - 07/12/25
VIDEO/ Kristal Palas triumfon në transfertë dhe ngjitet në zonën Champions
Breaking Views

VIDEO/ Kristal Palas triumfon në transfertë dhe ngjitet në zonën Champions

20:48 - 07/12/25
Superformë në Turqi, Ernest Muçi firmos dopietën dhe vazhdon shkëlqimi
Breaking Views

Superformë në Turqi, Ernest Muçi firmos dopietën dhe vazhdon shkëlqimi

20:20 - 07/12/25
Para
Vinte baste sportive me telefon, ja çfarë i ndodh 29-vjeçarit nga Bulqiza

Vinin baste përmes celularëve, 3 të arrestuar në Tiranë. Sekuestrohen...

Discussion about this post

TË FUNDIT

EMRAT/ Dokumente të falsifikuara në zgjedhjet e 11 majit, Prokuroria çon në gjyq 3 të pandehurit (SKEMA)
Aktualitet

I dënuar në Francë për trafik droge, Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurive të shqiptarit (Emri)

10:37 - 08/12/25

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar konfiskimin e pasurive të Elton Arkaxhiut, i dënuar në Francë për trafik të lëndëve narkotike....

Lexo më shumë
Plagosën me thikë 33 vjeçarin në Vlorë, në pranga 2 vëllezërit

Goditet me thikë në kokë 26-vjeçari në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital (Emri)

10:12 - 08/12/25
“Thika ka zëvendësuar librin”, Mehmeti: Sot duhet të jetë protestë dhe jo festë

“Thika ka zëvendësuar librin”, Mehmeti: Sot duhet të jetë protestë dhe jo festë

09:48 - 08/12/25
Interes për historinë dhe kulturën shqiptare, Ivana Trump ndan tre libra mbi Shqipërinë

Interes për historinë dhe kulturën shqiptare, Ivana Trump ndan tre libra mbi Shqipërinë

09:16 - 08/12/25
Skandal në Maternitetin e Lushjes, muret dhe tavanet i mbulon myku dhe lagështia

Skandal në Maternitetin e Lushjes, muret dhe tavanet i mbulon myku dhe lagështia

09:06 - 08/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com