GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Biznesmeni me profesion jurist që porositi 137 kg kokainë, kush është Gentian Malindi që u kap sot në Vorë

14:35 - 27/10/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
137 kg kokainë nga Ekuadori në Durrës, arrestohet pas 3 vitesh porositësi Gentian Malindi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gentian Malindi i shumëkërkuari për 137 kg kokainën që u kap tre vite më parë në një kontejner në Portin e Durrësit, është vënë sot në pranga në afërsi të Vorës. Burime bëjnë me dije se Malindi është kapur në mjetin e tij, gjatë kontrolleve rutinë nga policia.

Efektivi i patrullës i ka kërkuar dokumentet e identifikimit. Malindi iu dha një mjet identifikimi të një personi tjetër dhe jo të tijin, megjithatë ai është vënë në pranga pasi është zbuluar.

Kush është Gentian Malindi?

Malindi me profesion jurist, është djali i avokatit Ilir Malindi. Ai është një person me precedent të mëparshëm penal.

Më 8 qershor të 2013 ai është arrestuar nga policia pasi kap me 500 kg drogë të llojit kanabis sativa, por më vonë gjykata e liroi. Droga u kap nga policia në zonën e Plazhit, e fshehur në furgon tip “Benz Mercedez”, me targë AA 938 AE, e cila kishte si destinacion Italinë.

Por 45-vjeçari është i njohur në fushën e biznesit të peshkut. Ai ka në pronësinë e tij varkë e cila peshkon në detin Adriatik, që në QKR mban emrin e biznesit “Anyëay”.

Më 18 nëntor të 2018 Malindi, ka paditur edhe Policinë Kufitare, pasi sipas tij nga kontrollet e njëpasnjëshme që i ka bërë në varkën e peshkimit, i shkaktuan dëm ekonomik e moral. Madje babai i tij, Ilir Malindi më 30 tetor të 2014 ka paditur në Gjykatë edhe ish-ministrin Saimir Tahiri, se Policia Shtetit përndjek dhe dhunon djalin e tij për këtë çështje. Ai kërkoi në gjykatë 5 milionë dëmshpërblim.

Në 27 nëntor të 2019, 4 kontejnerë nga Ekuadori u pikasën në portin e Pireut, ku policia greke konstatoi se gjendeshin 137 kilogramë kokainë me destinacion Portin e Durrësit, ku priteshin nga Gentian Maldini.

 

Etiketa: Gentian MalindiIlir MalindiKokaineporti i Durresit

Lajme të lidhura

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë
Aktualitet

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari
Aktualitet

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës
Aktualitet

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Para
Skandali i inceneratorëve, PD: Ëngjëll Agaçi, një prej aktorëve që shkaktoi gjysmë miliard euro dëm

Këlliçi prezanton kandidaturën për Bashkinë Tiranë: Veliaj punoi për interesin personal

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë
Aktualitet

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar per gjykim 27 persona , pjesë të disa grupeve kriminale, të akuzuar për...

Lexo më shumë
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com