Aktorja e njohur Monika Lubonja ka qenë një nga personazhet më të komentuar të “Big Brother VIP”. Edhe pse kanë kaluar më shumë se një vit nga eksperienca, ish-banorët rikthehen herë pas here në kohë, duke mos i kursyer “kunjat” për produksionin.
Monika së fundmi ka ndarë një video të edituar në Instagramin e saj, ku imiton gjestin e Julia Roberts e cila shihet duke përdorur një banane si telefon. Banania pa frikë mund të konsiderohet si detaji që shënjoi edhe qëndrimin e Monikës brenda shtëpisë së “BBV”.
Çfarë tërhoqi më shumë vëmendjen ishte përshkrimi i videos në fjalë.
“Legjendat e bananeve i shfrytëzojnë të gjithë, edhe produksionet e mëdha për të kamofluar frutat që duan të hanë vërtetë. Por, vetëm yjet dinë t’i përdorin siç duhet,”-shkruan Monika.
Discussion about this post