GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Situatë serioze”/ Publikimi i të dhënave të SHISH, deputeti i PD: Rrezikohet konflikt i madh

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Situatë serioze”/ Publikimi i të dhënave të SHISH, deputeti i PD: Rrezikohet konflikt i madh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas publikimit të dhënave të SHISH, ku dolën emrat e punonjësve të institucionit, ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula. Ai theksoi se ky veprim ka tejkaluar çdo vijë të kuqe.

Sipas ligjvënësit, rrezikohet konflikt i madh social, duke sjellë shkërmoqjen e të gjithë strukturës së Shërbimit.

REAGIMI I SULËS
?Korrupsioni i qeverisë gjunjëzoi Shqipërinë përballë hakerave dashakeq. Publikimi i emrave të SHISH tejkaloi çdo vijë të kuqe.
?Kryeministri në mënyrë të përsëritur ka propaganduar se hakerat dashakeqës iranianë nuk kanë mundur të depërtojnë në informacionet sekrete të shtetit. Pas këtyre deklaratave, hakerat publikuan në rrjete sociale informacione nga sistemi TIMS dhe MMX. Informacione konfidenciale policore.

?Por, me të njëjtën arrogancë dhe papërgjegjshmëri me të cilën sillet me shqiptarët, kryeministri tenton të trajtojë dështimin e rëndë të AKSHI-t. Pak ditë pasi Rama dhe ministrat e tij gënjyen në mënyrë të përsëritur se asnjë e dhënë sensitive nuk ka rrjedhur në duart e sulmuesve, hataja ndodhi.
?Hakerat iranianë kanë publikuar në rrjete sociale listën e plotë të agjentëve, drejtuesve e me radhë të Shërbimit Informativ të Shtetit. Lista përmban që nga raportuesit e thjeshtë deri te personat qe përdorin identitet të dyfishtë e që infiltrohen në situata që rrezikojnë jetën e tyre.
?Publikimi i këtyre emrave mund te krijojë një konflikt të madh social. Personat që janë në këtë listë, e para do të shihen si njerëz me sëmundjen e lebrozës, ndërsa shkërmoqet e gjithë struktura e SHISH. Në këtë organ shtetëror ka persona të cilët rrezikojnë jetën pasi në kuadër të punës janë infiltruar në grupe kriminale dhe me daljen e listës së plotë jeta e tyre është në rrezik.
?Edhe më serioze është situata nëse hakerat kanë marrë edhe informacionet e përpunuara nga çdo punonjës i SHISH. Nëse kjo është e vërtetë, e në fakt që të gjitha gjasat të çojnë se hakerat kanë çdo gjë, atëherë kryeministri ynë sduhet të harxhonte 8 orë në ditë për të ndenjur live në tv për të gënjyer shqiptarët por duhet të ishte angazhuar sadopak që të kishte marrë masat. Nëse ata kanë informacionet sekrete që raporton SHISH, atëherë siguria jonë publike është zero. Sepse arma më e fortë e armikut është njohja e pikës së dobët të kundërshtarit.
Ia kemi lënë Shqipërinë si një han pa porta grupeve kriminale. Askush nga nga funksionarët e SHISH sot nuk mund të hetojë, apo të monitorojë askënd sepse tashmë të gjithë i njohin ata.
?Kaq muaj pasi hakerat sulmuan E-albania, kryeministri Rama nuk është marrë asnjë sekond për të zgjidhur problemin por e ka parë dhe do ta përdorë njësoj si luftën e largët të Ukrainës për të shmangur përgjegjësitë dhe për të përfituar. E përdor si rast tragjedie por ai duhet të dijë se qytetarët e kanë marrë vesh se janë mbi 200 milionë euro të investuar vetëm te AKSHI për sistemet e sigurta digitale.
?Ndërkohë tenderat me 99.9% nuk janë ndalur. Madje së fundmi kërkojnë rritjen me 300% të rrogës, por për sigurinë askujt nuk i intereson. Ekspertët kanë nevojë vërtet për rritje page, por ata duhet të marrin edhe përgjegjësi. Nëse ata skanë patur kushtet për të përballuar sulmin, duhet të drejtojnë gishtin drejt atyre që ja kanë pamundësuar atë. Por e vërteta është që paratë nuk kanë munguar për investime në teknologji. Nëse paratë që janë destinuar për investime, janë vjedhur atëherë sërish ata që janë nën AKSHI duhet të reagojnë të parët.

Etiketa: deputetSHISHte dhena

Lajme të lidhura

Lajmet për dorëheqjen e Afrim Qëndros nga IKMT, reagon vetë drejtori: Nuk janë të vërteta
Breaking Views

Lajmet për dorëheqjen e Afrim Qëndros nga IKMT, reagon vetë drejtori: Nuk janë të vërteta

22:11 - 13/11/26
Bashkimi i opozitës/ Propozimi i Berishës: Të dalim me një kandidat të përbashkët në shumicën e qarqeve
Breaking Views

Bashkimi i opozitës/ Propozimi i Berishës: Të dalim me një kandidat të përbashkët në shumicën e qarqeve

20:45 - 13/11/26
Nuk ndalen protestat kundër Ramës, qytetarët dhe studentët mblidhen para Kryeministrisë
Breaking Views

Nuk ndalen protestat kundër Ramës, qytetarët dhe studentët mblidhen para Kryeministrisë

20:20 - 13/11/26
Para
Sherri në Cërrik/ U plagos me thikë në qafë, flet mjeku që shpëtoi nga vdekja 16-vjeçarin

Gjendet i pajetë në mes të rrugës një person në Berat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror
Botë

Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror

23:25 - 13/11/26

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) në SHBA ka urdhëruar pezullimin e të gjitha fluturimeve në nisje nga aeroportet amerikane, duke...

Lexo më shumë
Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit

Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit

23:05 - 13/11/26
Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

23:01 - 13/11/26
Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani

Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani

22:40 - 13/11/26
Shtatë emra, dhjetë mbiemra! Kush është Ramadan Zoto dhe historia kriminale në Shqipëri e Greqi

Shtatë emra, dhjetë mbiemra! Kush është Ramadan Zoto dhe historia kriminale në Shqipëri e Greqi

22:15 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com