GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

A urdhëroi Beogradi largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës? Ja si përgjigjet Vuçiç

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
A urdhëroi Beogradi largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës? Ja si përgjigjet Vuçiç
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka mohuar që Beogradi të ketë urdhëruar largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës. Në fjalën e tij para kombit kujtoi tensionet e mërparshme duke thënë se serbët kanë dashur prej kohësh të largohen nga institucionet, por kanë qëndruar për shkak të Vuçiç.  “Pas 10 vitesh serbët morën vendimin që të largohen nga institucionet e Prishtinës. Edhe më parë, i këshillova të mos e bënin këtë dhe ata më dëgjuan, sepse isha gjithmonë me popullin. Unë i kam penguar të paktën 20 herë. Pastaj erdhi qershori dhe incidenti i parë. Atë natë mund të ketë pasur një gjakderdhje të madhe, të paparë, shqiptarët po e përgatisnin, serbët nuk donin të fshiheshin”, tha ai.

Ai gjithashtu pretendon se madje iu është lutur serbëve që të lëviznin barrikadat, ndërsa theksoi se është e rëndësishme që njerëzit të dinë se çfarë është kaluar në dekadat e mëparshme dhe në muajt e mëparshëm.

“Pas 11 orësh më thanë se do ta bëjnë sepse ia kërkova unë, përndryshe nuk do ta bënin për asgjë tjetër. Shkova në Bruksel në gusht, doja të arrinim diçka, nuk mund t’i lija njerëzit se çmenduria në Prishtinë nuk ka fund. Njëkohësisht e gjithë kjo u përkrah nga dy fuqi të mëdha”, tha Vuçiç.

Ç’po ndodh në Kosovë?

Kreu i Listës Serbe Goran Rakiç ka vendosur që të dalë nga institucinet e Republikës së Kosovës. Ky vendim ka ardhur pas takimit që kanë mbajtur me të gjithë ata që punojnë në institucionet e Republikës së Kosovës. Serbët këtë vendim e kanë marrë si shenjë revolte ndaj vendimit të kryeministrit Kurti për targat dhe për vendimin për pezullimin e drejtorit rajonal të Policisë në veri, Nenad Gjuriç. Në Veri po zhvillohen protestat, për ndalimin e të cilave kërkohet anulimi i vendimit për targat dhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Lista Serbe është partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Etiketa: beogradiserbetVucic

Lajme të lidhura

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat
Aktualitet

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat

17:04 - 19/10/26
Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja
Breaking Views

Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja

22:32 - 11/10/26
‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!
Breaking Views

‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!

14:30 - 11/10/26
Para
Tragjedia/ Aeroplani bie në liqen, së paku 19 të vdekur

Tragjedia/ Aeroplani bie në liqen, së paku 19 të vdekur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Breaking Views

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26

Protestuesi u qëllua me plumb gome në bark/ Dërgohet në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Lexo më shumë
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26
Policia ndërhyn brenda lokalit te Tajvani! Efektivët e maskuar shoqërojnë 3 të rinj: Nuk kemi bërë asgjë

Policia ndërhyn brenda lokalit te Tajvani! Efektivët e maskuar shoqërojnë 3 të rinj: Nuk kemi bërë asgjë

21:58 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com