GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Britanikët: Rusia po humbet epërsinë ajrore në luftë

23:18 - 07/11/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Britanikët: Rusia po humbet epërsinë ajrore në luftë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të hënën, Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe tha se humbjet e Rusisë në Ukrainë po çojnë “në rënien e epërsisë së saj ajrore” për shkak të mungesës së trajnimit të pilotëve dhe rrezikut për të ofruar mbështetje për avionët në zonat me aktivitet të lartë të mbrojtjes kundër-ajrore.

“Ka të ngjarë që aftësia e Rusisë për të zëvendësuar avionët është më e ulët se dëmet që po pëson. Koha e nevojshme për trajnimin e pilotëve ul edhe më tej aftësinë e Rusisë për të ringritur aftësinë ajrore luftarake”, thuhej në një postim në Twitter, të ministrisë britanike.

Ministria shtonte se kapaciteti ajror i Rusisë nuk pritet të ndryshojë gjatë muajve të ardhshëm.

Khersoni pa ujë dhe energ

Të dielën, ndërkohë qyteti i Khersonit mbeti pa ujë dhe energji. Zyrtarët e vendosur nga Rusia në këtë rajon të pushtuar, akuzuan Ukrainën për sabotazh, edhe pse nuk dhanë prova për këtë.

Zyrtarët pro-rusë në qytet thanë se po punojnë për rikthimin e energjisë.

Megjithatë, kryetari i njësisë administrative të Khersonit, ukrainasi Yaroslav Yanushevych, akuzoi Rusinë për ndërrperjen e linjave elektrike.

Përmes një postimi në telegram ai tha se “në qytetin e pushtuar të Berislavit, në rajonin e Khersonit, trupat ruse shkatërruan linjat e tensionit të lartë. Dëmi është shumë i madh”, tha ai.

Deklaratat e zyrtarëve ukrainas

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky dhe zyrtarë të tjerë kanë deklaruar se 30-40% e instrastrukturës energjitike të Ukrainës është shkatërruar gjatë muajve të fundit, si pasojë e sulmeve me raketa të Rusisë.

Përmes një videoje të postuar mbrëmjen e së dielës, zoti Zelensky tha se “Kievi dhe 6 rajone të tjera janë në terr. Më shumë se 4. 5 milionë konsumatorë kanë mbetur pa energji elektrike. Shumica e tyre janë në Kiev. Është shume e vështirë”, shtoi ai.

Kryetari i Bashkisë së Kievit Vitali Klitschko paralajmëroi qytetarët se nëse Rusia vijon sulmet ndaj infrastrukturës energjitike ata duhet të përgatiten për të përballuar dimrin më të rëndë, pa energji, pa ujë dhe ngrohje në temperatura tejet të ulëta.

Presidenti Zelensky, duke iu referuar Iranit, tha se kushdo që mbështet Rusinë në vazhdimin e luftës duhet të vuajë pasojat e luftës. “Nëse Irani nuk do kishte mbështetur me armë Rusinë, tani do ishim më pranë paqes”, tha ai.

Të shtunën, për herë të parë, Ministri i Jashtëm i Iranit, Amir Abdollahian pranoi se Irani i kishte dërguar dronë Rusisë, por tha se kjo kishte ndodhur para luftës.

Etiketa: BritaniaLufteRusiaUkraine

Lajme të lidhura

I riu shqiptar gjendet i pajetë në një kanal vaditës në Greqi
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25
Elon Musk e bleu për 44 miliardë Dollarë, vlera e X bie drastikisht
Botë

Elon Musk reagon pas vendosjes së gjobës ndaj platformës X: BE-ja duhet të shfuqizohet

19:05 - 06/12/25
Plagoset me thikë punëtori shqiptar në Itali, 34-vjeçari përfundon në spital
Aktualitet

U fut për të grabitur një shtëpi në Itali, shqiptari dhunohet rëndë nga banorët

18:26 - 06/12/25
Para
A do të ketë reshje shiu? Ja parashikimi i motit për sot

A do të ketë reshje shiu? Ja parashikimi i motit për sot

Discussion about this post

TË FUNDIT

I riu shqiptar gjendet i pajetë në një kanal vaditës në Greqi
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Zakynthos të Greqisë, ku një fëmijë shqiptar vetëm 2 vjeç ka humbur jetën pasi...

Lexo më shumë
Pak ditë para ndeshjes vendimtare të Kombëtares, shiten të gjitha biletat  Andorra –Shqipëri

Emocione dhe netë pa gjumë për tifozët kuqezi në rast kualifikimi të Shqipërisë në Botëror

19:12 - 06/12/25
Elon Musk e bleu për 44 miliardë Dollarë, vlera e X bie drastikisht

Elon Musk reagon pas vendosjes së gjobës ndaj platformës X: BE-ja duhet të shfuqizohet

19:05 - 06/12/25
Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën

Rezoluta e IDU, Këlliçi nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ramës mori goditjen e radhës

18:54 - 06/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

18:37 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com