GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Ndarja nga jeta e zyrtarit të PD, Basha: Do ta kujtoj përherë si buzagaz e plot dritë në sy!

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndarja nga jeta e zyrtarit të PD, Basha: Do ta kujtoj përherë si buzagaz e plot dritë në sy!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, jep lajmin e hidhur se është ndarë nga jeta miku i tij, Alfons Muça.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Basha thekson se me Muçën e bëri bashkë beteja për ndryshim 16 vjet më parë.

Teksa ju shpreh ngushëllime familjarëve, kryedemokrati shkruan se “Vetëm një mendje dhe zemër si e tij mund ta përballonte kaq gjatë dhe plot dinjitet e paqe këtë betejë të fundit që na e rrëmbeu në lule të moshës vëllain tonë Fonci”.

Mesazhi i Bashës:

Sot u ndamë për herë të fundit me mikun tim të shtrenjtë, Alfons Muça. Bashkë na bëri beteja për ndryshim 16 vjet më parë. Vitet që pasuan ishin plot me sfida dhe gëzime, por në çdo rast Fonci ishte i njëjti, kolos i papërkulshëm nga askush dhe asgjë përveç zemërdhembshurisë për të vobektët dhe këdo që përjetonte padrejtësi. Me vlerat e mbruajtura nga familja e tij fisnike, me forcën dhe durimin e tij, me dashurinë për njerëzit dhe shpirtin e sakrificës, ai spikaste në çdo situatë si njeriu i duhur, në çastin e duhur. Epike janë betejat e tij me dhe për demokratët dhe qytetarët e Laprakës e mbarë Tiranës. Vetëm një mendje dhe zemër si e tij mund ta përballonte kaq gjatë dhe plot dinjitet e paqe këtë betejë të fundit që na e rrëmbeu në lule të moshës vëllain tonë Fonci. Me shpirt dhe mendje jam sot familiarisht pranë prindërve të tij znj. Sofije dhe z. Aqif, pranë Marinelës dhe vajzave Biorit dhe Rashelës, Dorit dhe gjithë familjarëve të tjerë që humbën njeriun e tyre të dashur. Ndërsa vetë do ta kujtoj përherë mikun tim të shtrenjtë, buzagaz e plot dritë në sy, me lutjet që të prehet në Paqen e Përjetshme!

Etiketa: Alfons MucaLulzim Basha

Lajme të lidhura

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund
Breaking Views

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Historia prekëse e 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pas protestës kundër Ramës: Nuk heq dorë nga Shqipëria!
Breaking Views

Historia prekëse e 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pas protestës kundër Ramës: Nuk heq dorë nga Shqipëria!

21:30 - 09/11/26
Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë
Breaking Views

Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë

20:52 - 09/11/26
Para
E rrahën me shkop bejsbolli, ky është avokati nga Saranda që po lufton me vdekjen, kohë më parë i sulmuan të afërmit

E rrahën me shkop bejsbolli, ky është avokati nga Saranda që po lufton me vdekjen, kohë më parë i sulmuan të afërmit

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com