GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Josa i kënaqur: Vllaznia ka këtë qendërsulmues, ju tregoj gjendjen e Latifit

15:26 - 13/11/22
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Josa i kënaqur: Vllaznia ka këtë qendërsulmues, ju tregoj gjendjen e Latifit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mirel Josa ka folur pas barazimit pa gola kundër Tiranës. Trajneri i Vllaznisë foli për mikrofonin e Oversport ku u shpreh: “E kam thënë dhe herë tjetër. Skuadrat kanë formuar dhe një fizionomi loje. S’mund të bësh ndryshe.

Duhet të kemi parasysh se Tirana është në krye të renditjes. Por, edhe mund ta pësonim ose ta shënonim. Rregulluam pak ekuilibrat e lojës në pjesën e dytë. Kishim rast për të shënuar, por edhe u rrezikuam për 30 sekonda.

Xhixha nuk ndiqte Gurishtën, por rrinte në pozicione sulmuese për të na kapur në befasi.

Nëse e keni parasysh kur po shënonim gol, Tirana për 30 sekonda na kapi në befasi. Duhet të ishim pak me fat, siç ishim me fat kur nuk shënoi në minutat e fundit. Tirana luajti ndryshe dhe Kukësi ndryshe. Unë jam i kënaqur me ritmin që pati loja. Skuadra u kthente në pozicionet mbrojtëse. Duke pasur një veçori me ndeshjen e parë, ne sot ishim shumë më të shpejtë në daljet përpara.

Vllaznia për titull? Unë nuk mund të vlerësoj as Partizanin, as Tiranën. Ata kanë hesapet e veta. Unë dua që skuadra të bëjë lojëra në rritje nga ndeshje në ndeshje. Për mua ishte e rëndësishme që skuadra të fitonte ndeshjen. Ne e goditëm Tiranën sepse dolëm në pozicione të rrezikshme. Tirana kishte 3 raste të pastra. Sa i përket potencialit të Vllaznisë për titullin kampion, është herët të flasim.

E rëndësishme që skuadra nuk humbi dhe tentoi të fitonte.

Ne nuk jemi një ekip me potencial kaq të madh sa të marrim 3 pikëshin. Edhe skuadrat e tjera luajnë futboll. Unë jam i kënaqur me këto rezultate në rritje, por edhe me lojën në rritje. Mua më kënaq më tepër gjendja fizike e skuadrës në krahasim me ndeshjet e tjera.

Krahët në sulm? Nëse mua më jep siguri loja e topit me Boshnjakun, që për mendimin tim s’duhet të luajë aq thellë, në mënyrë që të kalojë topin nga një krah në tjetrin. Unë ia kam bërë vërejtje. Do t’ia bëj sërish. Në momentet që Xhixha sulmonte, qendërmbrojtësi duhet të dilte për ta bllokuar.

Mungesa e sulmuesit? Latifi, dëmtimi i vazhdon. Ka nisur rikuperimin e tij. Është lojtar krahu. Unë kur kam qenë te Skënderbeu, kam punuar ta fus si qendërsulmues. Por, ka qenë i fiksuar për të qenë në krah. Ne kemi tipik qendërsulmues, Ardit Hoxhajn. Unë po punoj vetë me të. Unë doja të fusja Kainën si një lojtar tjetër që të ishte më i freskët. Ne te rastet dolëm. Problemi është që të jemi shumë më të qartë në ato momente. Mos ta marrim me mend se aty dalim në mënyrë improvizuese. Nëse sulmuesi bën lëvizjet e duhura, ai nuk duhet të lëvizë nga zona e rreptësisë kundërshtare. S’mund të themi që të gjitha rastet bëhen gola”, tha ai.

Etiketa: JosalatifiVllaznia

Lajme të lidhura

Duka vlerëson progresin dhe zhvillimin e futbollit në Kosovë: Uroj të jeni pjesë e Botërorit 2026
Sport

Duka vlerëson progresin dhe zhvillimin e futbollit në Kosovë: Uroj të jeni pjesë e Botërorit 2026

13:41 - 05/02/26
“Këpuca e Artë“, për herë të parë në histori një sulmues shqiptar përfshihet në ‘Top 5’ europiane
Sport

“Këpuca e Artë“, për herë të parë në histori një sulmues shqiptar përfshihet në ‘Top 5’ europiane

09:12 - 05/02/26
Shqipëria mungon në paradën e atletëve në ceremonia hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore
Breaking Views

Shqipëria mungon në paradën e atletëve në ceremonia hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore

20:20 - 04/02/26
Para
Dha alarmin për bombë në SPAK, identifikohet telefonuesi anonim

Kreu i ri i SPAK, kandidatët do intervistohen e zgjidhen brenda ditës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Padre Guilherme vjen në Tiranë! Ditën bekon besimtarët si prift, natën e ‘djeg’ si DJ
Art & Kulturë

Padre Guilherme vjen në Tiranë! Ditën bekon besimtarët si prift, natën e ‘djeg’ si DJ

14:18 - 05/02/26

Në datë 7 shkurt në Tiranë do të vijë Padre Guilherme. Prifti katolik portugez ditën kryen rituale fetare dhe mban...

Lexo më shumë
Vizita në Vatikan, kryeministri Rama takohet me Atin e shenjtë, Papa Leone XIV

Vizita në Vatikan, kryeministri Rama takohet me Atin e shenjtë, Papa Leone XIV

13:54 - 05/02/26
Duka vlerëson progresin dhe zhvillimin e futbollit në Kosovë: Uroj të jeni pjesë e Botërorit 2026

Duka vlerëson progresin dhe zhvillimin e futbollit në Kosovë: Uroj të jeni pjesë e Botërorit 2026

13:41 - 05/02/26
Berisha: Më 10 Shkurt shqiptarët do të rrëzojnë Edi Ramën dhe do t’i heqin imunitetin Lubi Ballukut

Berisha: Më 10 Shkurt shqiptarët do të rrëzojnë Edi Ramën dhe do t’i heqin imunitetin Lubi Ballukut

13:32 - 05/02/26
Skandali i rrugës Qukës-Qafë Plloçë, Berisha: Kompania 2T e Sakos vodhi 300 mln euro dhe i ndau me Ramën

Skandali i rrugës Qukës-Qafë Plloçë, Berisha: Kompania 2T e Sakos vodhi 300 mln euro dhe i ndau me Ramën

13:15 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com