GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Qeveria pranon se po dështon të monitorojë koncensionet PPP: Janë shumë kontrata dhe komplekse

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Qeveria pranon se po dështon të monitorojë koncensionet PPP: Janë shumë kontrata dhe komplekse
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aktualisht janë në zbatim rreth 228 kontrata koncesionare në të gjithë sektorët. Sakaq qeveria ka pranuar se nuk ka aftësi për të kontrolluar zbatimin e tyre.

Para pak ditësh Ministria e Financave publikoi Raportin e Monitorimit të Koncesioneve (detyrim ligjor). Por nga 228 kontratat PPP arriti të raportojë ecurinë për vetëm 65 kontrata. Edhe për të 65 kontratat raportimi ishte i mangët.

Ministria e Financave nuk raportoi situacionet e punimeve sipas pagesave të dhëna nga buxheti i shtetit për kontratat në sektorin e transportit (rrugët) dhe inceneratorët. Teksa elementë të tjerë të rëndësishëm të kontratave mbetën tërësisht të paprekur.

“Për vitin 2021 në Republikën e Shqipërisë rezultojnë 228 kontrata koncesioni/PPP të nënshkruara.

Në bazë të raportimeve të bëra deri tani nga Autoritetet Kontraktuese në këtë raport janë përshkruar 65 Kontrata Koncesioni/PPP. Të cilat përfshihen në sektorin e Transportit, Energjisë, Zhvillimit Urban, Zhvillimit Ekonomik, Kontrollit Fiskal, Mjedisit dhe Shëndetësisë” .

Raporti ka monitoruar formalisht vetëm 28 për qind të kontratave. Teksa Ministria e Financave në përmbledhjen e raportit la të kuptojë se procesi i monitorimit ka dobësi duke dhënë edhe argumentet përkatëse .

“Duke qenë se procesi i monitorimit është ende në fillimet e tij, numri dhe kompleksiteti i kontratave të koncesionit/PPP në Shqipërisë është i lartë. Si dhe jo çdo kontratë ka një Njësi Zbatimi Projekti përgjegjëse për monitorimin e saj, mbledhja e informacionit ka hasur vazhdimisht vështirësi. Për rrjedhojë ky raport do të përcjellë informacion për 65 kontrata koncesioni/PPP” sqaroi Ministria e Financave.

Më tej financat sqaruan se në mënyrë të vazhdueshme dhe këmbëngulëse i kanë kërkuar Autoriteteve Kontraktuese angazhim dhe përgjegjshmëri maksimale. Kjo me qëllim sigurimin e një procesi monitorimi sa më efektiv, gjithëpërfshirës dhe transparent. Në përputhje me përcaktimet e ligjit “Për Koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat”, i ndryshuar.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë gjatë vitit 2021 ka dhënë rekomandime për Autoritetet Kontraktuese me qëllim marrjen e masave nga ana e tyre. Kjo për përmirësimin e performancës në ofrimin e shërbimeve dhe punëve publike. Objekt i kontratave të koncesionit fushë e tyre e përgjegjësisë. Si dhe për minimizimin apo eliminimin e risqeve të drejtpërdrejta e të tërthorta që ndikojnë në buxhetin e shtetit.

Gjithashtu, i është kërkuar çdo Autoriteti Kontraktues që të ngrejë struktura monitoruese për çdo kontratë koncesioni. Edhe kur kontrata specifike nuk e përcakton nje strukturë të tillë, me qëllim që informacioni i raportuar pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë të jetë i plotë, gjithëpërfshirës dhe në përputhje me përcaktimet ligjore.

Më herët burimet konfidenciale nga Ministria e Financave pohuan se Autoritetet Kontraktore nuk po arrijnë të kontrollojnë koncesionet. Nëse po kryejnë veprimtarinë sipas kontratës. Kjo për shkak të mungesës së raportimit nga institucionet përkatëse. Sidomos pas nisjes së hetimit nga SPAK për disa prej tyre. /Monitor

Etiketa: koncensionemonitorimqeveria

Lajme të lidhura

Shtohet varësia nga produktet e huaja, rriten me 16% importet e ushqimeve në janar-prill
Aktualitet

Shtohet varësia nga produktet e huaja, rriten me 16% importet e ushqimeve në janar-prill

09:53 - 01/06/26
E gjithë Shqipëria nën pushtetin e ujit, Rama tallet: Nuk e kuptoj pse më fajësojnë mua!
Aktualitet

Pagat bruto vjetore, Shqipëria në fund të listës me 10 mijë euro në vit, sa një e pesta e Europës

08:34 - 01/06/26
Euro e dollari e mbyllin majin më të dobëta se kurrë! Rekord i ri edhe për rezervat valutore
Breaking Views

Euro e dollari e mbyllin majin më të dobëta se kurrë! Rekord i ri edhe për rezervat valutore

16:39 - 31/05/26
Para
Sera me kanabis dhe lidhje ilegale dritash, shqiptarët bëjnë namin në Itali

Emër i njohur, shqiptari identifikohet si kultivues i plantacionit me kanabis

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…
Aktualitet

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…

22:55 - 01/06/26

Gazetarja Klodiana Lala, ka lëshuar një deklaratë të fortë, duke zbuluar se kryeministri Edi Rama i trembet më shumë lëvizjeve...

Lexo më shumë
“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!

“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!

22:36 - 01/06/26
Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda

Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda

22:00 - 01/06/26
Tsipras përdor Zvërnecin për politikë, bën polemikë me Ramën: Mos më jep leksione nacionalizmi

Tsipras përdor Zvërnecin për politikë, bën polemikë me Ramën: Mos më jep leksione nacionalizmi

21:45 - 01/06/26
“Të anuloj projektin? Për këtë i thirrët njerëzit e mirë?”/ Rama për protestën: Më vjen keq, por…

“Të anuloj projektin? Për këtë i thirrët njerëzit e mirë?”/ Rama për protestën: Më vjen keq, por…

21:37 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetbetpark girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş