GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Albcontrol del nga binarët/ 200 milionë lekë për kufje dhe purteka, pazare me Indrit Bakallin

13:43 - 14/11/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Albcontrol del nga binarët/ 200 milionë lekë për kufje dhe purteka, pazare me Indrit Bakallin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shoqëria shtetërore Albcontrol që kontrollon pjesën ajrore të Aeroportit të Rinasit, ka dalë jashtë kontrollit me shpenzimet. Kjo shoqëri, nuk pyet fare për gjendjen ekonomike por vazhdon të bëjë shpenzime luksi me vlera të larta. Këtë herë Albcontrol, që drejtohet nga Laureta Omeri, një e besuar e kryemnistrit Rama, ka hapur disa tendera me vlerë 200 milionë lekë për të blerë kufje dhe shkopinj druri.

Tenderi i parë i Albcontrol është bërë për kufje. Me sa duket me ardhjen e vitit të ri, punonjësit kërkojnë dhe kufje të reja. Sigurisht sa të jenë në varësi të Belinda Ballukut, aty nuk do t’u mungojnë as kërkesat e luksit dhe jo më kufjet. Në dokumentin e paraqitur pranë Agjencisë së Prokurimeve publike tregohet se për këtë tender do të shpenzohen  rreth 30 milionë lekë të vjetra.

Ajo që bie në sy në këtë dokument është fituesi. Albcontrol po bashkëpunon me oligarkun që betonizoi jugun, Indrit Bakalli. Ai ka fituar me kompaninë “RADIO FREQUENCY & ADVANCE ENGINEERING” SHPK. Kujtojmë se në vitin 2021 është denoncuar në media ndërtimi i një resorit në zonën e quajtur Shën Koll i Detit, në Konispol. Kompania që ka nisur punimet dhe po betonizon këtë zonë është  “Jonian Heaven Group sh.p.k” Vrinë,  e cila ka përfituar  një sipërfaqe prej afërsisht 128 hektarësh. Indrit Bakalli është një nga personat që ka më shumë aksione në këtë kompani përmes firmës  “B&B Investiments” dhe gjithashtu disa kompanive të tjera, përfituese të tenderëve publikë siç është “RADIO FREQUENCY & ADVANCE ENGINEERING” SHPK.

170 milionë lekë për shkopinj

Tenderi tjetër mban numrin e referencës REF-48683-11-04-2022 dhe objekt “Blerje purteka (16 mm, 22 mm dhe 25mm)”, shkopinj. Tenderi i publikuar ditën e sotme në faqen e Agjencisë së Prokurimeve mban fondin limit 17,585,000 lekë të reja pa TVSH. Në dokument thuhet se me datë 22 nëntor do të mbyllet gara dhe brenda 90 ditëve fituesi duhet t’i sigurojë Albcontrol purtekat.

Në dokumente nuk jepen më shumë detaje se për çfarë do të shërbejnë këto materiale. Po shpenzimi i 170 milionë lekëve për shkopinj është një vlerë marramendëse. Duke kujtuar faktin se në vitet e fundit Albcontrol ka treguar se ka probleme financiare, ku në 2020 arritën deri aty sa iu ulën pagat punonjësve. Por kur është fjala për këto tenderë, të  hapura për abuzim dhe vjedhje, fondet sikur dalin nga fundi  i dheut për Albcontrol. Mos duhet dikush të kontrollojë Albcontrol?

 

Humbjet që solli Albcontrol

Kjo është një shoqëri shtetërore në pronësi të Ministrisë së Financave dhe ekonomisë, por në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Pra, kjo shoqëri varet nga nga dy ministret e preferuaratë Ramës. Sipas raportit të KLSH, publikuar në shtator 2022, Albcontrol rezulton me humbje -5 miliardë e 512 milionë lekë. Një nga shoqëritë që presupozohej të ishte me fitim, pasi mbledh të ardhura nga trafiku ajror mbi Republikën e Shqipërisë.

Kjo është tabela e situatës financiare të ndërmarrjeve shtetërore, ku ndodhet edhe Albcontrol:

 

Theksojmë se përgjegjësi për humbjen e madhe të shkaktuar Buxhetit të Shtetit mban edhe këshilli drejtues i Albcontrol. I përbërë nga Besart Kadia; Mirlinda Karçanaj; Idlir Gjata, Evis Fico, Albana Koçiu; Viola Haxhiademi.

Kujtojmë se Albcontrol ka qenë ndërmarrje fitimprurëse që i ka sjellë të ardhura qindra milionë lekë në vit shtetit deri në vitin 2014. Kur menaxhimi kaloi në duart e qeverisë Rama, shoqëria Albcontrol është zhytur në humbje katastrofike. Ky është një shpërdorim i madh që SPAK mund ta shohë me sy të lirë, pa nevojën e lupës!

 

 

Lexo edhe:“AlbControl”, tender 160 mijë euro për t’iu mësuar anglishten punonjësve

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

 

 

 

Etiketa: abuzimalbcontrolhumbjekryesore2kufjeshkopinjtender

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para

Konfirmohet seriali i Borës dhe Donaldit! Ja çfarë do të përmbajë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25

Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka rrëfyer se është takuar me kryedemokratin Sali Berisha, pas kafes që...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25
Orbán luan me të mëdhenjtë: një vit pa sanksione, me bekimin e Trumpit

Horoskopi ditor, e Shtunë 6 dhjetor 2025

08:44 - 06/12/25
Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com