GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Marrëveshja Kosovë- Serbi, reagon Kurti: Borell ndryshoi deklaratën

12:00 - 24/11/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Marrëveshja Kosovë- Serbi, reagon Kurti: Borell ndryshoi deklaratën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në seancën e Kuvendit, kryeministri i Kosovës Albin Kurti foli për marrëveshjen e mbrëmshme në Bruksel për çështjen e targave. Ai u shpreh se ajo që ndodhi mbrëmë nuk është marrëveshje, por dakordim.

Sipas Kurtit, përfaqësuesi i Bashkimit Europian, Josep Borrell ndryshoi deklaratën në krahasim me atë që tha të hënën.

“Të hënën në mbrëmje më është ofruar një dokument si dakordim i përbashkët që i ka pas 95 fjalë, dhe fjalët Francë e Gjermani s’kanë qenë askund, dhe nuk i referohet propozimit franko-gjerman apo të BE-së, përveç çështjes së targave te çështja e këtij propozimi.

Thuhet që do të zgjidhet çështja e targave sipas atij propozimi pa thënë franko-gjerman. Kjo që është dakorduar mbrëmë ka 194 fjalë, janë krejtësisht të ndryshme”, tha Kurti.

Kryeministri shtoi se ata që thonë që ajo që nuk është pranuar të hënën është pranuar të mërkurën nuk e dinë për çfarë po flasin.

“Nuk është marrëveshje por dakordim, është deklaratë e Borrellit. Ajo që është bërë mbrëmë është ndryshim i deklaratës së Borrellit, na skena ndryshuar qëndrim, Borrelli ka ndryshuar deklaratë dhe kjo është shumë mirë. Marrëveshja e mbrëmshme nuk është marrëveshje për targat, ne u morëm vesh që t’i ndalojmë veprimet në mënyrë reciproke”, tha Kurti.

Ai shtoi se qëllimi i tyre ishte që propozimi franko-gjerman për normalizim të bëhet çështja e bisedimeve në Bruksel drejt arritjes së një dakordimi që shtetit tonë që është normal e demokratik i bashkëngjitet edhe një raport normal e evropian me Serbinë.

“Ishte e qartë nga vetë deklarata e zv.presidentit Borrell që një gjë e tillë nuk ishte përfshirë  në diskutimet e ditës së hënë. Tash ajo figuron saktësisht dhe me një status të qartë në paragrafin e parë.

Nuk ka qenë ditën e hënë në tekstin që më është ofruar mua. Mendoj që është një arritje e madhe sepse për të herë të parë procesi i dialogut hynë në një fazë të negocimit mbi kornizën e përgjithshme që do të jetë ligjërisht e obligueshme”, tha Kurti.

I pari i qeverisë shtoi se data 18 gusht është data më e rëndësishme në këto dy vite sa i përket procesit të dialogut.

“Më 18 gusht Borrell ka bërë një kontribut të çmuar sepse e ka strukturuar dialogun me pikën e parë korniza e përgjithshme e marrëveshjes dhe kjo është data më e rëndësishme në këto dy vite sa i përket procesit të dialogut. Ne nuk mund ta evitojmë pikën e dytë, çështjet aktuale edhe pse nganjëherë duken teknike.

Pajtohem që çështja e targave është çështje teknike e administrative, por në anën tjetër duhet të paranojë që në shtator të vitit të kaluar ne kemi filluar mos ta trajtojmë si çështje teknike në momentin kur ambasadori rus në Beograd erdh në Jarinje e Bërnjak që të inspektoj grumbullimin e trupave serbe e lart e ngritën një avion MIG 29”, tha Kurti.

Kryeministri shtoi se targat janë teknike por pasojat janë më shumë se politike. Tutje kryeministri shtoi se dialogu për marrëveshje finale duhet të fillojë brenda disa ditëve.

“Ai duhet të filloj brenda disa ditëve, është shumë mirë që gjithçka është përshpejtuar. E di që kam pas kërkesa nga Lajçak për shtyje të vendimit për targa për 12 muaj, nga Escobar për 10 muaj por kjo po bëhet më shpejt, qëndrimi jonë doli i drejt.

Qendra për regjistrim të automjeteve në Rashkë nuk lëshon më ‘KM’. Është mirë për shtetin e Kosovës dhe marrëdhëniet e ndërsjella me fqinjin tonë verior”, tha Kurti.

 

Etiketa: Albin KurtiKosoveSerbi

Lajme të lidhura

Vjosa Osmani pritet në takim nga sekretari amerikan, Marko Rubio: Diskutuam për forcimin e aleancës sonë
Kosovë & Rajon

Vjosa Osmani pritet në takim nga sekretari amerikan, Marko Rubio: Diskutuam për forcimin e aleancës sonë

09:56 - 21/02/26
Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!
Breaking Views

Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

19:22 - 19/02/26
Produktet “Made in Kosova” marrin identitet ndërkombëtar, barkodi promovon drejtpërdrejt produktet
Kosovë & Rajon

Produktet “Made in Kosova” marrin identitet ndërkombëtar, barkodi promovon drejtpërdrejt produktet

08:55 - 19/02/26
Para
“E ka alergji Shkodrën”, Berisha: Importuan energji me 230 euro

“E ka alergji Shkodrën”, Berisha: Importuan energji me 230 euro

Discussion about this post

TË FUNDIT

Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit
Sport

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26

Në Stamboll, jehona e formës fantastike që po kalon Muçi është shumë e madhe, me sulmuesin kuqezi që është kthyer...

Lexo më shumë
Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë  incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

13:17 - 21/02/26
Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

13:01 - 21/02/26
Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

12:54 - 21/02/26
Berisha: E garantoj Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do sjellin goditje asgjësuese për selitë e PS

Berisha: E garantoj Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do sjellin goditje asgjësuese për selitë e PS

12:37 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com