GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Përgjimet e Ballës nuk janë zhdukur, po i ruan dikush”

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
SPAK i dorëzon sistemin e përgjimeve një kompanie të dyshimtë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar akuzat ndaj kreut të grupit të PS Taulant Balla, sipas të cilave emri i tij del në përgjimet për vrasjen e avokatit Ravik Gurra në Elbasan.

Akuzat ndaj Ballës, u ngritën pas deklaratës së bërë nga Ardian Çapja i cili akuzon një “politikan me emrin Taulant” që ka dalë në përgjimet e masakrës së shkurtit të vitit 2016.

Sipas tij, gjatë hetimeve doli në përgjime emri i një politikani me emrin Taulant, por përgjimet u fshinë me urdhër të gjykatës.

Ndërkohë Manjani, thotë se këto përgjimë janë “flori” dhe përdoren zakonisht për shantazh, nuk ka asnjë mundësi që të jenë zhdukur.

Manjani ngre dyshimet, teksa thotë se këto përgjime po ruhen nga dikush.

Postimi i Manjanit:

Pavarësisht vendimit të Gjykatës së Elbasanit për eliminimin e përgjimeve të “Taulantit”, besoj se dikush duhet ta ketë ruajtur një kopje. Një kopje që ka sjellë edhe riaktivizimin e kësaj çështje pikërisht tani…

Se kush e ka, e kush po e shtyn këtë gjë, s’di ta them, por padyshim që dikush e shtyn. Me shumë gjasë janë ekuilibra të prishur brenda kupolës së pushtetit ata që e hapin këtë çështje.

Praktikisht këto lloj përgjimesh janë “flori”. Vështirë të besosh se janë zhdukur.

Ato përdoren gjithmonë si shantazh. 

Fjala vjen e mbani mend se si Taulanti riaktivizoi disa përgjime të Ilir Metës në bisedë me K.I, përgjime të cilat ishin urdhëruar nga gjykata për t’u zhdukur?!

Ja pra që nuk ishin zhdukur. Dikush i kishte ruajtur…

Njësoj besoj se ka ndodhur dhe në këtë rast, ku Taulanti është i përgjuari…

Gjykata mund të urdhërojë zhdukjen nga dosjet zyrtare, pra që nuk përdoren për hetime procedurale, por përmbajtja vështirë të jetë shuar… Dikush e ka ruajtur një CD…

Nëse Taulanti e ka mbushur kupën, do dalë edhe përmbajtja e tyre. Në të kundërt, Taulanti është nën shantazh dhe do jetojë gjatë me këtë situatë…

Të paktën kështu besoj unë.

Të presim e të shohim.

Sidoqoftë, nëse SPAK ka vullnet të zbulojë ndonjë gjë, policët, përgjuesit, zbardhësit, prokurorët dhe gjykatësit janë gjallë dhe nuk kanë përse të mos dëshmojnë si persona që kanë dijeni për krimet në Elbasan.

Veçanërisht për pyetjen kush dhe përse vrau Ravik Gurrën?!

Etiketa: pergjimeTaulant BallaYlli Manjani

Lajme të lidhura

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti
Aktualitet

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti

22:08 - 20/08/26
S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben
Aktualitet

S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

22:05 - 20/08/26
Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!
Aktualitet

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

21:36 - 20/08/26
Para
“Fli me mua po deshe të shkosh në ekskursion ”, njerku ngacmon 15-vjeçaren shqiptare

Përdhunuan 15-vjeçaren, gjykata vendos për të rinjtë në Lezhë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti
Aktualitet

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti

22:08 - 20/08/26

Qytetarët protestojnë për të 82-ën ditë radhazi, kundër qeverisë dhe klasës politike. Shqiptarët shprehen njëzëri se kërkesa për dorëheqjen e...

Lexo më shumë
S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

22:05 - 20/08/26
Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

21:36 - 20/08/26
“Sistem arsimor aspak i drejtë dhe me shumë probleme”, i riu në protestë: Nepotizëm dhe mashtrim, të mos i lëmë shkollat në këtë gjendje!

“Sistem arsimor aspak i drejtë dhe me shumë probleme”, i riu në protestë: Nepotizëm dhe mashtrim, të mos i lëmë shkollat në këtë gjendje!

21:31 - 20/08/26
Aktivisti Arben Kola: Patronazhistët hedhin valle me propagandë, Ramoviçi kërkon të zhbëjë protestën!

Aktivisti Arben Kola: Patronazhistët hedhin valle me propagandë, Ramoviçi kërkon të zhbëjë protestën!

21:22 - 20/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com