GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Kuvendi zgjodhi Armela Krasniqi në krye të AMA-s, PD: Parlamenti i vuri vulën regjimit antidemokratiK, SPAK të hetojë militanten e Ramës

09:54 - 08/07/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Kuvendi zgjodhi Armela Krasniqi në krye të AMA-s, PD: Parlamenti i vuri vulën regjimit antidemokratiK, SPAK të hetojë militanten e Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike, përmes deputetes së zgjedhur Albana Vokshi, ka reaguar pas emërimit të kreut të ri të Autoritetit të Medias Audiovizive.

Vokshi theksoi në deklaratën për media, se vendimi për emërimin e kreut të re të AMA-s, ra ndesh, me kërkesat e OSBE dhe BE. Ajo theksoi më tej, se drejtimi në këtë linjë nga ana e kryeministrit Edi Rama, shkon në drejtim të kundërt me vullnetin e shqiptarëve.

“Partia Demokratike do të qëndrojë në krah të gazetarëve për lirinë e medias dhe në krah të çdo qytetari për të drejtat e tyre”, thotë ndër të tjera në deklaratën e saj Vokshi.

Deklarata e Albana Vokshit:

Parlamenti ilegjitim i vuri dje vulën e regjimit antidemokratik me emërimin skandaloz të zëdhënëses së Edi Ramës në krye të Autoritetit të Medias Audiovizive.

Një militante në drejtimin e Autoritetit që ka në dorë licensat dhe gjobat ndaj televizioneve, përbën një kërcënim serioz për lirinë dhe pavarësinë e medias.

Në detyrën e drejtueses së Agjencisë Telegrafike Shqiptare, militantja e Edi Ramës e shndërroi këtë institucion publik, që mbahet me taksat e shqiptarëve, në një shtojcë të propagandës së qeverisë dhe Partisë Socialiste. Për këtë arsye, gjatë fushatës zgjedhore, Partia Demokratike ka bërë kallzim penal në SPAK për “shpërdorim të detyrës” dhe “Përdorim të funksionit publik për veprimtari politike e zgjedhore”.

Partia Demokratike i kërkon SPAK-ut të mos heshtë për këtë rast. Të nxjerrë dosjen nga sirtari, ku qëndron prej gati 4 muajsh, dhe ta hetojë militanten e Edi Ramës! Ky do të jetë një kontribut real jo vetëm për zgjedhjet, por edhe për lirinë e medias, duke e çliruar Autoritetin e Medias Audiovizive nga militantët e paaftë dhe kamikazë të kryeministrit.

Pas masakrës elektorale të 25 prillit perdja e fallsitetit të Edi Ramës me shqiptarët, me opozitën dhe me partnerët europianë ka rënë.

Për asnjë moment, Partia Demokratike nuk ka patur as iluzionin më të vogël se Edi Rama mund të tërhiqej nga rruga e tij antidemokratike për mbajtjen dhe kontrollin e çdo pushteti me çdo mjet!

Me epilogun e turpshëm dhe arrogant, në injorim të plotë të kërkesës së Bashkimit Europian dhe OSBE-së për shtyrjen e procedurës për parlamentin e ri, Edi Rama dëshmoi se prioriteti i tij kryesor nuk është integrimi europian, por pushteti personal.

Kryeministri i Shqipërisë u provua sërish si armiku më i madh i fjalës së lirë dhe i medias së pavarur.

Siç paralajmëroi edhe organizata më e madhe e gazetarëve “Reporterët pa kufij”, gjendja e lirisë së medias në Shqipëri do të vazhdojë të përkeqësohet dhe, bashkë me të, do të dobësohen mundësitë për ecjen shpejt përpara me integrimin europian.

Injorimi, shpërfillja dhe turpërimi publik që Edi Rama i bëri dje Bashkimit Europian, OSBE-së dhe disa qeverive mike, shkon në drejtim të kundërt me interesin e shqiptarëve!

Qeveria e di mirë se pa përmbushjen e standardeve demokratike, nisja e bisedimeve për anëtarësim mbetet thjesht një akt formal.

Që kjo të mos ndodhë dhe shqiptarët të mos penalizohen për shkak të një regjimi që pushtetin e ka të bazuar tek aleanca me krimin dhe vjedhja e votës, Partia Demokratike do të qëndrojë në krah të gazetarëve për lirinë e medias dhe në krah të çdo qytetari për të drejtat e tyre.

Bashkë me shqiptarët, e rrëzuam diktaturën 30 vjet më parë dhe nuk kemi për të lejuar një narkokryeministër si Edi Rama, që të na marrë liritë e fituara!

Beteja jonë për fjalën e lirë është betejë për demokraci dhe për Shqipërinë si Europa!

Etiketa: amaArmela KrasniqikuvendPD

Lajme të lidhura

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani
Botë

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani

18:24 - 19/02/26
Meta zbardh para GJKKO historinë e CEZ-DIA-s, raportet me Kastriot Ismailajn, ankohet për paraburgimin
Breaking Views

Meta zbardh para GJKKO historinë e CEZ-DIA-s, raportet me Kastriot Ismailajn, ankohet për paraburgimin

18:14 - 19/02/26
Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!
Botë

Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!

17:50 - 19/02/26
Para
Vijon zbardhja e përgjimeve/ Biznesmeni Ibrahim Lami ndërhyri në fakultet që vajza e Fatos Tushes të merrte provimin

Vijon zbardhja e përgjimeve/ Biznesmeni Ibrahim Lami ndërhyri në fakultet që vajza e Fatos Tushes të merrte provimin

TË FUNDIT

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni
Breaking Views

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni

22:32 - 19/02/26

Sot në orën 18:45 u luajtën katër ndeshje të vlefshme për fazën “play-off” të Ligës së Konferencës, dhe rezultatet surprizuese...

Lexo më shumë
Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët

Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët

22:21 - 19/02/26
Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

22:01 - 19/02/26
Derbi i kryeqytetit, Komisioni i Disiplinës gjobit Partizanin dhe Tiranën

Derbi i kryeqytetit, Komisioni i Disiplinës gjobit Partizanin dhe Tiranën

20:46 - 19/02/26
Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

19:22 - 19/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com