GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Vrasja e 3 grave në Itali, Meloni mike e njërës: Nuk është e drejtë

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e 3 grave në Itali, Meloni mike e njërës: Nuk është e drejtë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tre gra u vranë në Romë, kur një burrë hapi zjarr në kafene, duke plagosur dhe katër persona të tjerë. Ata që ndodheshin brenda, ishin mbledhur si pjesë e komitetit të banorëve të një blloku lokal. Autori i dyshuar, 57 vjeç, është në paraburgim. Ai ka një histori mosmarrëveshjesh me disa nga bordi i komitetit, shkruan BBC. Nga personat e plagosur, që besohet se janë dy gra dhe dy burra, njëri mbetet në gjendje të rëndë.

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni e cilësoi një nga gratë e vrarë si mikeshën e saj Nicoletta Golisano. Emrat e grave të tjera të vdekura janë Elisabetta Silenzi dhe Sabina Sperandio. Në një postim në Facebook, ku i dërgoi ngushëllimet familjes së zonjës Golisano, Meloni tha se do ta kujtonte gjithmonë shoqen e saj “të bukur dhe të lumtur”.

“Nicoletta ishte një nënë mbrojtëse, një shoqe e sinqertë dhe e matur, një grua e fortë dhe e brishtë në të njëjtën kohë. Por mbi të gjitha ajo ishte një profesioniste me një ndjenjë detyre jashtë të zakonshmes… Nikoletta ishte shoqja ime. Nuk është e drejtë të vdesësh kështu”, shkroi Meloni.

Meloni tha gjithashtu se një poligon qitjeje nga i cili dyshohet se kishte vjedhur armën e përdorur në sulm ishte mbyllur dhe ishte nën hetim. Policia ende nuk ka komentuar motivin e të dyshuarit, i cili është përmendur nga shtypi italian, por jo zyrtarisht. Sulmi nuk mendohet të ketë qenë politik. Raportet sugjerojnë se i dyshuari dhe bordi i banorëve të pallatit kanë qenë në një mosmarrëveshje të ashpër për disa kohë.

Giorgia Meloni, udhëheqëse e partisë së ekstremit të djathtë të Italisë, Vëllezërit e Italisë, u bë kryeministrja e parë femër e vendit në tetor.

Etiketa: ItalikryeministreMeloni

Lajme të lidhura

Protesta e studentëve në Shkup për gjuhën shqipe, policia liron tre të rinjtë shqiptarë
Kosovë & Rajon

Protesta e studentëve në Shkup për gjuhën shqipe, policia liron tre të rinjtë shqiptarë

15:05 - 19/05/26
“Provimet e jurisprudencës do të jepen në shqip”/ Tubimi i studentëve në RMV, reagon zëvendëskryeministri Sali
Breaking Views

“Provimet e jurisprudencës do të jepen në shqip”/ Tubimi i studentëve në RMV, reagon zëvendëskryeministri Sali

21:06 - 18/05/26
“Faleminderit Prishtina dhe Tirana”, mbyllet protesta për gjuhën shqipe
Breaking Views

“Faleminderit Prishtina dhe Tirana”, mbyllet protesta për gjuhën shqipe

18:32 - 18/05/26
Para
Burri shqiptar vret gruan me sëpatë dhe telefonon policinë

Tensionet në veri, SHBA “zbarkon” sot në Kosovë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vazhdojnë arrestimet në Sarandë, pranga Nënkomisarit! Detaje nga operacioni
Aktualitet

Vazhdojnë arrestimet në Sarandë, pranga Nënkomisarit! Detaje nga operacioni

23:06 - 19/05/26

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndërmarrë një tjetër operacion në Komisariatin e Sarandës, në kuadër të një hetimi të zhvilluar...

Lexo më shumë
I nominuari i Trump për ambasador në Shqipëri raporton nesër në Komitetin e Jashtëm

I nominuari i Trump për ambasador në Shqipëri raporton nesër në Komitetin e Jashtëm

22:57 - 19/05/26
Tre shtete të BE-së s’kanë dhënë akoma OK për raportin IBAR të negociatave me Shqipërinë

Tre shtete të BE-së s’kanë dhënë akoma OK për raportin IBAR të negociatave me Shqipërinë

22:50 - 19/05/26
Pas 22 vjetësh, Arsenali shpallet kampion i Anglisë, barazimi i Cityt i sjell titullin

Pas 22 vjetësh, Arsenali shpallet kampion i Anglisë, barazimi i Cityt i sjell titullin

22:35 - 19/05/26
Përplasi automjetet e parkuara, i hoqi targen makinës dhe tentoi të arratisej, arrestohet shoferi në Fier

Përplasi automjetet e parkuara, i hoqi targen makinës dhe tentoi të arratisej, arrestohet shoferi në Fier

21:53 - 19/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com