GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Kiko sensibilizon Shqipërinë për mëzin që hëngri ujku

në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Dikur: Edhe bukë edhe cirk!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp
Nga Lutfi Dervishi- Lajmi i bujshëm se një ujk hëngri ponin e Presidentes së Komisionit Europian, zonjës Ursula von der Leyen, nuk ishte ndonjë befasi e madhe për Kikon, majmunin tonë që këto ditë dimri e kanë gjetur të rehatuar në një pemë duke ndjekur prej aty gjithçka që ndodh.
Nga të gjitha llojet e marrëdhënieve të kafshëve me njëri-tjetrin Kiko, nuk kishte harruar se krahas marrëdhënieve konkurruese, reciproke, miqësore apo parazitare, ekziston edhe “marrëdhënia grabitqare”.
Pasi ndoqi me vëmendje detajet, vendosi gishtërinjtë e vegjël rreth mjekrës dhe nisi të komentojë për ata që e çmojnë mendimin e tij:
“Si puna e maces me miun, ç’len nga macja do të gjuajë minj. Nuk shoh asgjë për t’u alarmuar. Ujqit janë mish-ngrënës, ashtu si edhe njerëzit. Kjo është luftë për mbijetesë, ndryshe ai i shkreti do të ngordhë nga uria në mes të dëborës nëse nuk ushqehet me mish. Çfarë t’i thuash njerëzve, barku i të cilëve është si deti, i pangopshëm dhe po shumohen aq sa nuk mban më planeti? Po për ujqërit e shkretë që janë specie në rrezik kush mendon? Ujku mbrohet nga një direktivë e posaçme e BE-së, por ama siç e dime për çdo ligj e rregull ekziston ndonjë përjashtim. Ujku i zi, i identifikuar përmes testit të ADN-së si GW950M, nuk ka ngrënë një mëz të zakonshëm, por atë të Presidentes së Komisionit Europian”, tha Kiko në analizën e tij që u prit me interes nga dashamirësit.
Megjithatë, ai e pranon se në këtë rast nuk kemi të bëjmë me instiktet e mbijetesës, por me një krim të dyfishtë.
“Poni mund të zëvëndësohet me dhjetra e qindra mëze të tjerë, por dëmi emocional i shkaktuar ndaj zonjës Presidente është i pa llogaritshëm.
BE mund të shpallë një ditë zie mes vendeve anëtare dhe atyre aspirante. Mund të ulet edhe flamuri në gjysëm shtize, mundet që për atë ditë të ndërrohet edhe himni; në vend të simfonisë nr 9 të Bethovenit të luhet “time to say goodbye” e Andrea Boçelit, por ama situatat e rënda kërkojnë akte të forta”, gjykon Kiko duke vazhduar:
“Është rasti që si në çdo ngjarje tronditëse në planet, edhe Shqipëria të tregojë rolin e saj jo thjesht me solidarizim verbal, por me veprime konkrete.
Kontributi duhet të jepet për të lokalizuar dhe ekzekutuar ujkun që hëngri ponin. Për ta kryer sa më mire, duhet të ngarkohet një task-forcë speciale nga Shqipëria. Lokalizimi i një ujku nuk është punë e lehtë pasi për këtë nevojitet një ujk i vjetër. Kiko propozon që një tufë “ujqrish” shqiptarë nga ata të racës me instikte shqyese të fondeve publke, të vihet në dispozicion të delegacionit të BE-së dhe të jenë gati për t’u nisur në pyjet e Hanoverit.
Nëse grupi i parë dështon, atëherë kemi “asin nën mëngë”. Drejt strofullës së ujkut do të niset njësia elitare e investitorëve strategjikë të sprovuar në shkretimin e kopshteve, parqeve e pyjeve dhe në kthimin e tyre në beton. Dhëmbët e tyre kaliten çdo ditë për të shqyer çfarëdo që t’i dale para andaj efiçenca e tyre s’mund të vendoset në diskutim.
Me këtë rast nuk ndëshkohet vetëm ujku me matrikull GW950M, por e gjithë tufa e ujqërve mosmirënjohëse ndaj njerëzve që u kanë lënë ende pyllin për të jetuar dhe në vend që të kthehen në vegjetarianë shkon dhe u shkon mendja për mish…”, tha Kiko teksa bëri me dije se sa i përket parave që do hidhen në kafet e ngushëllimit në emër të ponit, në ditët në vijim do ngrihet një bord transparence për t’i dhënë drejtim.
Etiketa: ikoLutfi DervishiPolitike

Lajme të lidhura

30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Nëse nuk jep dorëheqjen, piktori mund t’ua plotësojë dëshirën atyre që duan ta tërheqin zvarrë!

07:55 - 19/10/26
Ku ka dorë të huaj më të zezë se ajo e piktorit, ai është fatkeqësia e këtij populli!
OP-ED

Ku ka dorë të huaj më të zezë se ajo e piktorit, ai është fatkeqësia e këtij populli!

07:55 - 17/10/26
Kur proteston rinia, bie qeveria! Tani e ka fjalën dhe rradhën uragani studentor
OP-ED

Kur proteston rinia, bie qeveria! Tani e ka fjalën dhe rradhën uragani studentor

09:30 - 14/10/26
Para
Basha: 8 janari është tentativë vrasje mes demokratëve për interesa personal të një personi

“Hap historik”/ Rishfaqet Lulzim Basha, ja çfarë njofton

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com