Gjykata e Tiranës ka vendosur të caktojë masën e sigurisë “arrest me burg” për Gazmend Ngotën dhe Marjeta Karajn. Të dy akuzohen për vrasjen e 61-vjeçarit Menduh Kurtdeda në vitin 2017, duke e djegur të gjallë në Kodër Shupal.
Para gjykatës e dyshuara Karaj ka mohuar krimin.
56-vjeçarja, bashkë me të birin, Besmir Karaj, që është në kërkim, dhe shokun e tij Gazmir Ngota, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi kanë kontaktuar në zonën e Xhamllikut, Kurtdedën, i cili fshihej prej kohësh, si pasojë e një borxhi 1 milion lekë të pashlyer, e kanë marrë me forcë atë, në automjet, dhe kanë shkuar në zonën e Alliasit, ku kanë ushtruar dhunë ndaj tij.
Më pas, Ngota dhe Besmir Karaj, e kanë transportuar shtetasin Menduh Kurt–Deda, në një zonë pyjore, në vendin e quajtur “Kodër Shupal”, ku pasi e kanë dhunuar dhe lidhur 61-vjeçarin, e kanë djegur atë me lëndë djegëse.
Discussion about this post