GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kreu i ri i SPAK/ Salianji: Betejë emrash, jo parimesh

23:05 - 19/12/22
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Salianji nga foltorja e Kuvendit: Projektet në duart e 5 oligarkëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji u shpreh se ata që fituan nga zgjedhja e Altin Dumanit në krye të SPAK janë amerikanët.

Në emisionin “Open”, ai tha se nuk ishte një betejë principesh, por emrash.

Debati

Salianji: Qartësisht fituan SHBA-të, është një betejë e fituar nga Yuri Kim. Nuk është betejë modelesh, nuk është as një betejë parimore, ishte betejë emrash. Ishte e qartë fare, modeli ishte i krijuar.

Ajo që thotë z. Hila që Rama ka kujdes për reformën në drejtësi, nuk ka më kujdes dhe nuk duhet të ketë më kujdes. Thelbi i reformës në drejtësi ishte shkëputja e ndikimit të politikës nga drejtësia, duke krijuar institucione që nuk prodhohen nga institucione politike siç është parlamenti.

Në strukturë jemi përpara një sistemi drejtësie i cili është i pavarur dhe i paanshëm siç duhet të jetë. Fakti që u detyrua që të ndërhyjnë pse jo dhe në mënyrë të fortë SHBA-të, dhe kjo reformë në drejtësi ka nevojën imediate të SHBA-ve për t’i dhënë pilulat e herëpashershme për të funksionuar tregon që nuk jemi mirë me reformën në drejtësi apo me qëllimet që duhet të arrinte reforma në drejtësi apo SPAK.

Fakti që detyrohen SHBA-të, nuk është çështje emrash, SHBA-të detyrohen të ndërhyjnë në një mënyrë të ashpër në një vend si Shqipëria, për shkak se është financues, është donator, mbështetës i reformës në drejtësi. Po citojmë ato që ka thënë ambasadorja, nga influenca që duan ta kthejnë drejtësinë në metodat e vjetra. Kur ishte në KLP tha që duhet të shkëputeni nga metoda e përzgjedhjes së njerëzve nga shantazhe, kërcënime apo favore.

Pres që struktura e SPAK-ut, të tre prokurorët që garuan…unë kaq informacion kam, SHBA-të që mbajtën atë qëndrim kanë informacion më shumë, të tre prokurorët apo të 17 prokurorët duhet të jenë të aftë, me integritet, me aftësi profesionale…Fakti që dikush apo njërin prej prokurorëve, se duket se kush mund të ketë qenë preferenca e kryeministrit, qeveria detyrohet të ndërhyjë për të kapë një institucion që nuk ka lidhje formale me të dhe ndërhyn dhe për t’i ulur në publik influencën ambasadores dhe SHBA-ve, duke bërë faulla dhe gabime që nuk kanë ndodhur me akte të paprecedenta si ai i MEPJ, ku i përgjigje një pyetjeje të pabërë që ambasadores i mbaron mandati.

Fakti që kryeministri nga ai politikani që thoshte të ma sjellin fletën e bardhë SHBA-të dhe unë ia firmos, doli e tha ambasadorja jo e jo, ambasada jo e jo dhe hyri në mënyrë brutale në debatin publik për zgjedhjen e drejtuesit të SPAK-ut që nuk e di se çfarë interesi kishte. Secili prej tyre, për ne që e shohim nga jashtë, për publikun, duhet të ishte i aftë për ta drejtuar.

Fakti që ne e vendosim prapë theksin sot te një person i përveçëm tregon që kjo strukturë nuk ka funksionuar.

Nuk është e vërtetë që kjo reformë është produkt i SHBA-ve plotësisht. SHBA-të përpiqen të krijojnë një influencë të caktuar për ta bërë të pavarur të gjitha institucionet e reformës në drejtësi. Fakti që ndërhynë prapë në këtë mënyrë të fortë do të thotë që nuk ia kanë arritur plotësisht sepse qeveria ka kapur një pjesë të madhe të sistemit. Pra gjithë pjesët e sistemit i ka kapur qeveria.

Hila: Seriozisht e ke që nuk është produkt amerikan…

Salianji: Plotësisht! Votimi i kësaj reforme në mënyrë konsensuale, se thuhet Rama, Rama, e ka votuar gjithë klasa politike. Produkti i dalë….

Hila: Kjo është reformë e ideuar, e zbatuar, e financuar dhe bërë presion për të votuar nga SHBA-të. Unë s’e di çfarë do më tepër.

Salianji: Pa diskutim edhe e imponuar nga SHBA-të, por produkti i dalë se prej kësaj reforme…

Hila: Produkti brumë është.

Salianji: Jo nuk është çështjes brumi, është çështjes e kapjes, imponimit që i bën Edi Rama nëpërmjet tentakulave të tij.

Hila: Do ishte zgjedhur tjetri jo Dumani.

Salianji: E di pse ndodhi kjo, se duket qartë kjo.

Hila: Të detyrohet ambasadorja e SHBA të shkojë në një organ të pavarur, të paanshëm, të mbajë dhe sa qëndrime publike…

Hila: Dhe të thotë që ka dhe përgjime dhe kështu…

Salianji: Këto nuk i dimë, unë po them me kaq sa është publike.

Hila: I thanë, nuk është se nuk i thanë.

Salianji: Nëse thuhet kjo që ka apo shantazhohen prokurorë të caktuar, kjo është e dëmshme pastaj.

Hila: Ata që u votuan u shantazhuan..

Salianji: Kjo është një reformë e imponuar nga SHBA, por produkti kontrollohet nga Rama. Vijmë dhe te bilanci i punës së SPAK-ut. Kush janë këta të paprekshmit që ka thirrur SPAK-u? Ka fut në burg Alqin e shkretë dhe 15 specialistë. Ata e bënë 430 mln euro korrupsion me inceneratorët. Po pse nuk kanë hyrë këta të paprekshmit. Kanë hyrë ministra në kohën e Sali Berishës…

Hila: Nuk janë 430 mln, janë 100 mln. Janë shumë e kontraktuar. Nga buxheti i shtetit janë disbursuar 100 mln euro.

Salianji: Ju thoni që do disbursohen. Vlera totale e gjithë aferës shkon 430 mln euro për gjithë inceneratorët.

Hila: Edhe juve asnjë s’keni për të prishur, lërë çfarë flisni në opozitë.

Salianji: Të mos e harrojmë, ajo drejtësia që ishte një ministër në atë kohë hyri në burg.

Hila: Atë ditëziun që s’kishte kush e mbronte.

Salianji: Këta s’kanë futur asnjë. Saimir Tahirin, ministri më i suksesshëm, më i rëndësishëm, ministri kampion sot është para drejtësisë penale me atë drejtësi që nuk e donte Edi Rama. Më e mirë se kjo e deri tanishme. Deri tani ka treguar se drejtësia që ishte më e mirë se kjo tani.

Etiketa: Ervin Salianjikreu i ri i spakKryesore1SalianjiSpak

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
Meta: Ja kush ja nxori e-mail-et Arben Ahmetajt

Meta: Ja kush ja nxori e-mail-et Arben Ahmetajt

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com