Miratohet programi buxhetor afatmesëm përfundimtar 2023-2025 i Bashkisë së Shkodrës, me 26 vota pro dhe vetëm 1 kundër. Pavarësisht diskutimeve, këshilltarët e majtë dhanë votën e tyre për buxhetin e hartuar nga e djathta e drejtuar nga kryebashkiaku Bardh Spahia.
Ky i fundit, para miratimit të buxhetit, tha se Bashkia Shkodër, ndryshe nga bashkitë e tjera, nuk borxhe ka të mbartura dhe ky buxhet parashikon një qasje tjetër përsa i përket investimeve.
Spahia nuk ngurroi të ‘thumbonte’ edhe qeverinë, teksa tha se në 10 vitet e fundit po përballemi me fenomenin e emigrimit, ku ikja e të rinjve është një problem shqetësues për Bashkinë Shkodër.
Spahia e quajti emergjencë investimin e qeverisë shqiptare për rrugën Shkodër-Tiranë. Fondi i buxhetit të vitit 2023 përfshin shumën prej 32 miliardë lekë të vjetra.
Discussion about this post