GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Vazhdon sherri për 60 mln lekë/ Luan Kapri denoncon Ervis Berberin

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Vazhdon sherri për 60 mln lekë/ Luan Kapri denoncon Ervis Berberin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vazhdon sherri në KPP mes Berberit të ARRSH-së dhe biznesmenit Luan Kapri për tenderin 60 milionë lekë. Madje ky i fundit ka bërë një tjetër denoncimin me 22 dhjetor 2022. Korbat nuk ia nxjerrin sytë njëri tjetrit, por për llokmën nuk lëshojnë rrugë. Kështu, rruga Podgorie -Liqenas, jo vetëm që nuk po ndërtohet, por po abuzohet dhe luhet ping-pong me fondet e përcaktuara për të.

Kujtojmë se, gjithçka nisi më datë 27 tetor 2022, ku Luan Kapri ka denoncuar në KPP Ervis Berberin e ARRSH-së për tenderin  me objekt “Loti 7 Mirëmbajtje me performancë e segmentit rrugor K/Podgorie – K/Liqenas”.

Janë në lojë 60 milionë lekë.

Po, nuk dihet se në xhepin e kujt do të xhirohen këto para. Luan Kapri ka marrë pjesë në këtë garë me kompaninë e tij “Rej shpk”. Por, fitues është shpallur kompania “Vashtëmia SHPK” edhe pse kishte ofertën më të lart.

Luan Kapri, i mësuar të marrë çdo tender ku garon, ka disa muaj që po “i vështirësohen” gjërat me qeverinë. Nuk dihet arsyeja e “ftohjes” së tij me zyrtarët e tenderëve. Por biznesmeni nuk e ka pranuar këtë fakt dhe ka dorëzuar një denoncim. Ku pretendon se kompania që ia drejton i plotëson kriteret e vendosura. E megjithatë është vlerësuar me pikë minimale dhe kompania tjetër me ofertë më të shtrenjtë ka marrë pikët maksimale.

Sipas ankimuesit, oferta e tij ka qenë më ekonomike se ajo e “VASHTEMIA” SHPK dhe 50 pikëshin për këtë kriter duhej ta merrte automatikisht. “Rej shpk” pretendon se edhe kriterin për paraqitje si CV përvojën 10 vjet të punës për rikonstruksion të infrastrukturës publike e plotëson, por sërish këto të dhëna nuk i janë vlerësuar si duhet nga Ervis Berberi. KPP nuk mund të linte pa marrë parasysh pretendimit e një miku të qeverisë dhe i ka dhënë të drejtë kompanisë Rej shpk. Ndërsa i kërkoi ARRSH të rishikojë vendimin.

 

Përplasjet në KPP

Por, ky vendim solli përplasje brenda KPP, ndërsa nxori edhe ARRSH-në keq. Kreshnik Ternova, anëtar i KPP, me datë 3 nëntor 2022 ka dorëzuar një mendim kundër duke e nxjerrë zbuluar farsën e komisionit. Në mendimin e tij kundër ai shprehet se KPP nuk është treguar korrekte. Pasi ankimuesi nuk ka kërkuar konkretisht rivlerësimin e pikëve, por rrëzimin e vendimit. Duke kundërshtuar Kaprin, ai i ka kërkuar anëtarëve të tjerë të KPP që të mos luajnë me këtë tender, por të lënë si fituese firmën “Vashtëmia SHPK”, të përzgjedhur nga ARRSH. Dhe kështu u bë, kontrata me firmën e fituese vazhdon të mbetet në fuqi.

Tjetër denoncim

Por, Luan Kaprit nuk i del inati dhe me 22 dhjetor 2022 ka dorëzuar një tjetër denoncim në KPP për këtë tender. Në këtë ankesë Kapri pretendon se ri-vlerësimi i ofertës së paraqitur bie ndesh me kriteret e parashikuara në Dokumentet Standarde të Tenderit.  “Vlerësimi si fitues i ofertës së paraqitur nga shoqëria VASHTEMIA shpk është i pabazuar në kriteret e parashikuara më sipër në DST”, thuhet në ankesë. Gjithashtu Kapri vazhdon të insistojë se kompania e tij ka vërtetuar që ka eksperienca të mëparshme në punë të tilla. Dhe sipas tij  ky kriter nuk duhet të shënohet si pengesë për të fituar këtë tender.

 

“Me dokumentacionin e paraqitur dëshmojmë se kemi realizuar kontrata të ngjashme me objektin e prokurimit dhe me vlera të konsiderueshme. Por çuditërisht ka rezultuar se për këtë kriter pikët maksimale i ka marrë oferta e paraqitur nga shoqëria VASHTEMIA shpk”, thuhet në ankesë.

Kështu Luan Kapri po del edhe kundër vendimit të ARRSH-së, por edhe kundër anëtarit të KPP, Kreshnik Ternova. Se si do mbyllet kjo çështjet mbetet për t’u parë nga vendimi përfundimtar i KPP-së. E sigurt është se të gjitha palët po abuzojnë me tenderin, ndërsa SPAK rri e vështron!

Lexo edhe:Sherri për 60 milionë lekë/ Berberi i ARRSH-së mes KPP-së që i kthen tenderin Luan Kaprit

Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: ARRSHkompania RejKPPLuan KapriPodgorie -LiqenasSpak

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
Vrasja e Latifit dhe Hoxhës, merren në pyetje dëshmitarët

Vrasja e Latifit dhe Hoxhës, merren në pyetje dëshmitarët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pedagogët dhe studentët e “Aleksandër Xhuvanit” në Elbasan i përgjigjen bojkotit, ngrihen në protestë
Aktualitet

Pedagogët dhe studentët e “Aleksandër Xhuvanit” në Elbasan i përgjigjen bojkotit, ngrihen në protestë

11:26 - 21/10/26

Pedagogë e studentë në Universitetin Aleksandër Xhuvani në Elbasan i janë përgjigjur thirrjes së Sindikatës së Universiteteve, për të bojkotuar...

Lexo më shumë
“Sot vendosim ne”, studentët shpalosin banderolën në Universitetin Politeknik: Rroftë rinia e lirë

“Sot vendosim ne”, studentët shpalosin banderolën në Universitetin Politeknik: Rroftë rinia e lirë

11:18 - 21/10/26
“Bojkot deri në dorëheqjen e Ramës”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Kovaçi: Nuk mund të vazhdojmë mësimin kur studentët dhunohen në rrugë

“Bojkot deri në dorëheqjen e Ramës”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Kovaçi: Nuk mund të vazhdojmë mësimin kur studentët dhunohen në rrugë

11:03 - 21/10/26
Protesta studentore shtrihet në Korçë, pedagogët dhe studentët bojkotojnë mësimin dhe dalin në marshim

Protesta studentore shtrihet në Korçë, pedagogët dhe studentët bojkotojnë mësimin dhe dalin në marshim

10:57 - 21/10/26
Rama vendosi sërish karrige jashtë Kryeministrisë, studentët i përgjigjen me kërkesën e prerë: Dorëheqje!

Rama vendosi sërish karrige jashtë Kryeministrisë, studentët i përgjigjen me kërkesën e prerë: Dorëheqje!

10:49 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com