GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vdekja e 48-vjeçares pasi i hoqën kempin, reagon Bashkia Lushnje

12:50 - 29/12/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
FOTO/ I hoqën asistencën, si vdiq Shpresa Cani brenda Bashkisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas vdekjes së 48-vjeçares Shpresa Cani në ambientet e bashkisë së Lushnjes pas një përplasje me tone të larta me funksionarët në këtë Bashki, ka reaguar kjo e fundit në një komunikatë për mediat duke tentuar të hedhë poshtë zërat për një debat.

Sipas kësaj komunikate, thuhet se nuk ka pasur asnjë debat mes 48-vjeçares dhe punonjësve të bashkisë, ndërsa deklarojnë se pasi është pritur në zyrën e kryetares, është arritur një dakordësi për t’i ofruar ndihmë, por papritur ajo është ndjerë keq dhe më pas ka humbur jetën në rrethana të paqarta.

DEKLARATE PER MEDIAT, BASHKIA LUSHNJE!

Bashkia e Lushnjës përmes Kryetares se Bashkisë Eriselda Sefa nisur nga informacioni jo i verifikuar dhe abuziv i shpërndarë në media lidhur me ndarjen nga jeta të shtetases Shpresa Cani, 48 vjece, banuese në Çanakaj të Njësisë Fiershegan, dëshiron të sqarojë opinionin publik, duke i shprehur fillimisht ngushellimet më të sinqerta familjes Cani.
Sa i përket ngjarjes, sqarojme se të mërkurën rreth orës 11:00 pranë Zyres së Informacionit është paraqitur shtetesja Shpresa Cani e cila kerkoi takim me Kryetaren e Bashkise Eriselda Sefa.
Pak minuta më vonë Kryetarja e Bashkise priti në zyrë të interesuarën e cila ishte e përfshirëqë nga viti 2007 në kategorine PAK si Invalide e plote nga KMCAP me diagnoze Drepanocitoze Hemozigote (semundje gjaku), me pagese mujore 11 915 lekë.
Shtetesja Shpresa Cani deklaroi që jetonte vetëm me babain dhe kërkoi nga Bashkia që përvec trajtimit me KEMP nga KMCAP, të gjendej një mundesi për ndihme shtesë për të dhe babain e saj edhe nga ky institucion.

Pasi degjoi shqetësimin e Zonjës Cani, Kryebashkiakja Sefa therriti Drejtoreshen e Shërbimit Social pranë bashkisë Lushnje për të parë mundësinë e ndihmes shtesë nga buxheti bashkiak, përvec pagesës se invaliditetit.
Pati një dakortësi që në janar të shihej mundësia për ta futur në skemat e ndihmës nga buxheti bashkiak, mirëpo në një moment Zonja Cani është ndjerë keq.
Menjëherë është njoftuar ambulanca dhe shefi i Komisariatit Lushnjë, z.Edvin Ndreu.
Ambulanca mbërriti brenda pak minutash në ambjentet e Bashkisë duke transportuar pacienten drejt Spitalit dhe pak caste më vonë mbërritën edhe efektivet e komisariatit Lushnjë.
Bashkia e Lushnjës përmes Kryetares së Bashkisë përgenjeshtron dhe shpreh keqardhje për informacionet abusive të shpërndara në media lidhur me dinamiken e ngjarjes.
Në ambjentet e bashkisë Lushnje dhe aq më pak në zyrën e kryebashkiakes, nuk ka pasur asnjë debat mes Zonjës Cani dhe përfaqësuesve të Bashkisë, përkundrazi pati gatishmëri për të dhënë ndihmë shtesë për të interesuaren.
Sqarojmë gjithashtu që Zonja Cani është trajtuar me ndihma emergjente sipas programeve të miratuara nga Këshilli Bashkiak.
Sjellim në vëmendje të mediave dhe të opinionit publik se e ndjera Shpresa Cani nuk ka qënë e trajtuar me ndihme ekonomike (sikurse publikuan disa media) pasi ajo trajtohej me pension invaliditeti!
Përsa më siper, duke shprehur keqardhje mbi dezinformimin mbi ngjarjen, lutemi që mediat të jene serioze dhe të mos abuzojnë me informacionin e publikuar, aq më teper që përpara publikimit të lajmeve nuk ka pasur asnjë kontakt për të degjuar zyrtarisht reagimin e Bashkisë për këtë ngjarje!
Faleminderit!

Mësohet se Shpresa Cani, ka shkuar në zyrat e bashkisë për të pyetur përse i është hequr ndihma ekonomike, por pasi është paraqitur në zyrën e informacionit, ajo është drejtuar drejtorisë së ndihmës sociale dhe më pas zyrës së kryebashkiakes.

Sapo ka kryer takimin ajo është ndjerë keq dhe është lajmëruar ambulanca e spitalit Lushnje. Pas mbërritjes së ambulancës Shpresa Cani kishte ndërruar jete në vend. Ndërkohë pas kësaj ngjarjeje policia e Lushnjes ka referuar materialet në prokurorin e rrethit për të hetuar shkaqet e vdekjes se 48-vjeçares.

Etiketa: BashkialajmeLushnjë

Lajme të lidhura

Plumba në kryeqytet/ I plagosuri transportohet me urgjencë në spital privat
Aktualitet

Plumba në kryeqytet/ I plagosuri transportohet me urgjencë në spital privat

16:04 - 20/02/26
Tiranë/ I riu vritet me thikë gjatë sherrit në një lokal në rrugën ‘Kongresi i Lushnjes’ (EMRI)
Aktualitet

Tiranë/ I riu vritet me thikë gjatë sherrit në një lokal në rrugën ‘Kongresi i Lushnjes’ (EMRI)

15:55 - 20/02/26
Sekretari Rubio: Do ia heqim vizën personave që përbejnë kërcënim për politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare
Aktualitet

Sekretari Rubio: Do ia heqim vizën personave që përbejnë kërcënim për politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare

15:08 - 20/02/26
Para
Autor i vrasjes së biznesmenit, sekuestrohen pasuritë e Xhezos

Autor i vrasjes së biznesmenit, sekuestrohen pasuritë e Xhezos

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plumba në kryeqytet/ I plagosuri transportohet me urgjencë në spital privat
Aktualitet

Plumba në kryeqytet/ I plagosuri transportohet me urgjencë në spital privat

16:04 - 20/02/26

Plagosje me armë zjarri në Tiranë. I lënduari me plagë në bark dërgohet në spital privat

Lexo më shumë
Tiranë/ I riu vritet me thikë gjatë sherrit në një lokal në rrugën ‘Kongresi i Lushnjes’ (EMRI)

Tiranë/ I riu vritet me thikë gjatë sherrit në një lokal në rrugën ‘Kongresi i Lushnjes’ (EMRI)

15:55 - 20/02/26
Sekretari Rubio: Do ia heqim vizën personave që përbejnë kërcënim për politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare

Sekretari Rubio: Do ia heqim vizën personave që përbejnë kërcënim për politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare

15:08 - 20/02/26
U hodh gaz i skaduar drejt protestuesve të opozitës, ministrja Koçiu ngre supet: Nuk di nëse është i dëmshëm

U hodh gaz i skaduar drejt protestuesve të opozitës, ministrja Koçiu ngre supet: Nuk di nëse është i dëmshëm

14:55 - 20/02/26
Kapen 620 kg kokainë, e maskuar si kripë për kafshët në Spanjë

EL PAIS: Mafia shqiptare po pushton Spanjën me drogë, 10 ton kokainë u kapën në një vit

14:37 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com