GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Antishqiptarizmi i kolonëve

11:30 - 04/01/23
në OP-ED
Kohë leximi: 2 min
A A
Antishqiptarizmi i kolonëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Shaban Murati– Një nga tezat kryesore antishqiptare të historiografisë serbe është që shqiptarët nuk janë autoktonë as në Kosovë dhe as në Shqipëri dhe se shqiptarët janë grupe nomade barijsh mali dhe pylli, që nuk dinë të krijojnë as qytete dhe as qytetërim.

Është interesant se këtë tezë antishqiptare nuk e ka paraqitur kurrë historiografia e pushtuesve të shumtë europianë, që kanë lundruar nëpër Shqipëri, por e kanë propaganduar rregullisht vetëm historiografia dhe politika e pushtuesve fqinjë.
Nuk dihet se si hyri dhe kush e futi tinzisht në mentalitetin e disa propagandistëve folklorikë partiakë dhe të historianëve amatorë të pashkollë në Shqipëri tezën antishqiptare se popullsia e disa qyteteve kryesore të Shqipërisë nuk është autoktone. Kjo shpifje antishqiptare daton në gjysmën e dytë të shekullit 20-të, kurse në gjysmën e parë të shekullit të kaluar ajo nuk ka pasur qarkullim brendashqiptar. Pra është injektuar nga shtetet fqinjë në qarkullim brendashqiptar në kohën që në Shqipëri ndodhi fenomeni kontrovers, që unë e kam përkufizuar “emërime politike të popullsive”.

Kjo tezë antishqiptare e huaj ngjiti shumë te bashkësitë tribale dhe te mentaliteti tribal shqiptar. Se si kanë ekzistuar qytetet shqiptare 3 mijë dhe 2 mijë vjeçare të vjetër pa pasur popullsi autoktone shqiptare, këtë vetëm mendjehanët mosmirënjohës antishqiptare të tribalizmit mund ta thonë. T’i heqësh autoktoninë demografike qyteteve kryesore të Shqipërisë do të thotë t’i heqësh autoktoninë qytetërimit shqiptar dhe kombit shqiptar. Do të thotë të degjenerosh te mendja e sëmurë e kryeministres serbe, që deklaronte në 5 qershor 2019 se “shqiptarët janë njerëz të dalë nga pylli”.

Po rishfaqen rregullisht edhe tani këto q137ndrime antishqiptare dhe antiqytetare nga kolonët dhe nga bijtë e kolonëve, që zbritën turmërisht në qytetet kryesore të Shqipërisë në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar. Kolonët, në të gjitha shtetet dhe në të gjitha regjimet, kanë frustracionin e pushtuesit të patokë dhe kanë ambicien e njohur rurale të zerojnë historinë dhe popullsinë e qyteteve kryesore, ku zbarkuan me emërim, me qëllim që të përligjin sundimin e tyre.
Nuk thonë kot historianët e mençur të botës: pushtimi i brendshëm është më i keq se pushtimi i jashtëm

Etiketa: pushtimiShaban Muratishqiptarë

Lajme të lidhura

Fasada që digjen dhe shtet që do fasadën, vetëm neveri për abuzuesit
OP-ED

Fasada që digjen dhe shtet që do fasadën, vetëm neveri për abuzuesit

07:55 - 15/04/26
Arben Malaj: Edi Rama, si kryeministri italian Craxi, që iku në Tunizi
OP-ED

Apeli i Hungarisë për zgjimin e Ballkanit dhe mbretëria jonë Kryeministrore

10:31 - 13/04/26
Gjekmarkaj: Protesta e tejkaloi mosbindjen civile
OP-ED

Satira e Gjekmarkajt: Nufi shtie me top mbi Surrel që të trembë laraskat, Pirro Dengu qeth viçat e Vlorës!

09:27 - 13/04/26
Para
VIDEO/ Momenti kur “Kobra” futet në sallë, mbulon kokën me kapuç

VIDEO/ Momenti kur "Kobra" futet në sallë, mbulon kokën me kapuç

Discussion about this post

TË FUNDIT

Me zgjedhje të njëpasnjëshme s’do të kemi zgjidhje’ Kurti për presidentin: S’po na bëjnë dëm neve, por shtetit
Kosovë & Rajon

Me zgjedhje të njëpasnjëshme s’do të kemi zgjidhje’ Kurti për presidentin: S’po na bëjnë dëm neve, por shtetit

13:05 - 22/04/26

Teksa kanë mbetur vetëm pak ditë nga afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit, Kosova përballet me rrezikun e një krize...

Lexo më shumë
“One Albania” nën akuzë për mashtrim sistematik dhe zhvatje ndaj partnerëve, Autoriteti i Konkurrencës nis hetimin

Telashe për “One”! Aksionet e 4iG në pikiatë, frikë për sekuestrimin e kompanive të lidhura me Orban

12:39 - 22/04/26
Bardhi dhe Tabaku vazhdojnë takimet në senatin italian: Mazhoranca po mbron krimin dhe korrupsionin

Bardhi dhe Tabaku vazhdojnë takimet në senatin italian: Mazhoranca po mbron krimin dhe korrupsionin

12:29 - 22/04/26
Tragjike në Shkodër! Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së binjakëve

Tragjike në Shkodër! Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së binjakëve

12:16 - 22/04/26
Policia shkon te ‘Equos Resort’, nis sekuestrimi i pasurive të Ergys Agasit

Policia shkon te ‘Equos Resort’, nis sekuestrimi i pasurive të Ergys Agasit

11:57 - 22/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com