GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Kombëtaret/ Nisin seleksionimet me lojtarë të viteve 2008 & 2009

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Kombëtaret/ Nisin seleksionimet me lojtarë të viteve 2008 & 2009
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edhe pse jemi në ditët e para të vitit të ri 2023, puna nuk ka të ndalur në ekipet kombëtare të moshave, por vijon në mënyrë intensive. Pas seleksionimeve në Itali e në Gjermani me lojtarë shqiptarë të grupmoshave 2005-2009, trajnerët e ekipeve kombëtare U-16 dhe U-17 do të zhvillojnë dy seleksionime të tjera për dy të shtuna me radhë.

Lojtarë shqiptarë të vitlindjeve 2007 dhe 2008, të cilët janë pjesë e kampionatit shqiptar, por jo vetëm, edhe kampionateve në Gjermani e Itali, do të jenë pjesë e këtyre dy seleksionimeve të planifikuara nga Departamenti i Ekipeve Kombëtare në FSHF më 7 dhe 14 janar në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz.

Qëllimi i këtyre seleksionimeve është për të parë nga afër futbollistët e këtyre grupmoshave, mënyrën se si luajnë e paraqiten në fushë e për të përzgjedhur më pas lojtarët që do të përbëjnë grupin kuqezi që do të përfaqësojnë ekipin kombëtar U-17 në eliminatoret e ardhshme të Kampionatit Europian 2024. Veç seancave stërvitore, kuqezinjtë do të kenë mundësi të zhvillojnë edhe ndeshje testuese të ndarë në grupe, për të treguar kështu edhe cilësitë e tyre në fushë.

Në seleksionimin e parë që do të zhvillohet të shtunën në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz më 7 janar do të paraqiten rreth 40 futbollistë që aktivizohen në kampionatin vendas, jo vetëm ata të cilët kanë qenë edhe më parë pjesë e ekipeve kuqezi, por edhe rishtarë.

Sakaq, në seleksionimin e dytë do të marrin pjesë lojtarë shqiptarë të cilët aktivizohen në kampionatin vendas, por edhe ata të cilët luajnë në kampionatet gjermane dhe italiane, e të cilët kanë spikatur në seleksionimet e bëra më parë në Gjermani e Itali nga trajnerët e ekipeve kombëtare. Në muajin dhjetor, Drejtoria Teknike e Federatës Shqiptare të Futbollit, në bashkëpunim me skautët në Gjermani e në Itali zhvilluan seleksionime me rreth 300 lojtarë shqiptarë të datëlindjeve 2005-2009./fshf.org

Etiketa: Futbolllojtarëvitet

Lajme të lidhura

Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League
Sport

Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

23:03 - 22/10/26
Woltemade shpëton Juventusin nga humbja me në Europa League
Sport

Woltemade shpëton Juventusin nga humbja me në Europa League

21:01 - 22/10/26
Nga porta te sulmi, Egnatia i tregon “muskujt” Aarhus! Kampionët e Superiores gati për sfidën
Sport

Nga porta te sulmi, Egnatia i tregon “muskujt” Aarhus! Kampionët e Superiores gati për sfidën

15:29 - 22/10/26
Para
Meta shkon në selinë e PD/ Mungon Berisha, takon…

Meta shkon në selinë e PD/ Mungon Berisha, takon...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin
Breaking Views

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin

23:14 - 22/10/26

Mijëra studentë dhe qytetarë kanë mbushur rrugët e Beogradit në një demonstrim masiv mbështetjeje për lëvizjen studentore, vetëm pak ditë...

Lexo më shumë
Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

23:03 - 22/10/26
Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

22:41 - 22/10/26
“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

22:32 - 22/10/26
Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

22:23 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com