GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha në prag të celebrimit, detaje nga ceremonia e çiftit pas 5-vjetorit të lidhjes

në Show Biz
Kohë leximi: 3 min
A A
Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha në prag të celebrimit, detaje nga ceremonia e çiftit pas 5-vjetorit të lidhjes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga së fundmi ka vendosur të na tregojë pak më shumë nga jeta e saj private dhe sidomos marrëdhënia me portierin e “Partizanit”, Alban Hoxhën.

Me anë të një postimi në “InstaStory”, ajo ka ndarë një moment nga loja e fundit në fushë e portierit, duke i thënë publikisht “Të dua”, deklarata që më parë nuk i ka bërë kaq hapur.

E ky çlirim i Çiljetës nga të qenit supersticioze e ka një shpjegim, dhe bëhet fjalë për sigurinë e fituar në këtë marrëdhënie, dhe planin e çiftit për të bërë celebrimin, në këtë vit të pestë të lidhjes. Tashmë pasi kanë provuar bashkëjetesën, ata e kanë ndarë mendjen që të hedhin hapin e madh me një festë ceremionale me shumë sesa dasmë tipike, kanë treguar për gazetën miq të afërt të çiftit.

Këngëtarja pak kohë më parë foli për të parën herë për marrëdhënien e saj 5- vjeçare me Alban Hoxhën, portierin e “Partizanit”. Ndër të tjera, ajo tha se ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në formimin e të birit, Fernandos, sepse ai ka qenë vetëm 3 vjeç kur Albani i është bashkuar familjes së saj.

Mirëpo, ç’raporte ka Çiljeta me familjen e Albanit? Edhe këtë fakt Çiljeta na e ka treguar hap pas hapi, me postimet e saj. Ajo postoi në “Instagram” një video të shkurtër ku shfaqej në kafe bashkë me motrën e Albanit, Ledën, teksa në sfond dëgjohej që e thërret me përkëdheli “dudu”.

“E moj kunatë”, shkroi këngëtarja krahas postimit, të cilin e shoqëroi me emojin e një zemre të kuqe, dhe me një emoji trëndafili të kuq. Më parë, Xhilaga na kishte treguar edhe se si shkon me vjehrrën, nënën e partnerit të saj. Ajo publikoi një video në “Instastory”, në të cilën shihej vjehrra e saj duke gatuar, ndërsa Çiljeta dëgjohej duke i thirrur ‘muçi’.

Ajo foli edhe për marrëdhënien që ka i biri, Fernando, me Albanin, duke qenë se portieri është bërë pjesë e familjes së tyre kur i biri ishte vetëm 3 vjeç: “Fernandos sigurisht i ndikon prania e Albanit. Kur ishte më i vogël, thoshte kur të rritem do pres topa si Albani, por tani ka ndryshuar, është më shumë te muzika. Kurse djali i Albanit është i lindur dhe i prerë për këtë gjë.

Kur e merrja Fernandon me vete në stadium kur ishte më i vogël, hipte te karriget dhe ia bënte me dorë: ‘Si nuk më shikon içik ky, o ma?!”, më thoshte mua. Ata janë si shokë bashkë. Albani i merr shpesh të dy bashkë, i nxjerr, bëjnë muhabete burrash, mbajnë sekrete ndaj meje. Por Fernando s’i mban dot sekretet. Fernando ka qenë 3 vjeç kur Albani është bërë pjesë e jetës sonë. Sot është 8 vjeç dhe i thonë 5 vite, pra, prezenca e Albanit ka ndikuar shumë në formimin e fëmijës”.

Etiketa: Alban HoxhaÇiljeta Xhilaga

Lajme të lidhura

Super spektakël në finalen e Botërorit, Justin Bieber i bashkohet Madonnës, Shakirës dhe grupit BTS
Show Biz

Super spektakël në finalen e Botërorit, Justin Bieber i bashkohet Madonnës, Shakirës dhe grupit BTS

12:36 - 09/07/26
Ndërron jetë këngëtarja legjendare e muzikës pop
Show Biz

Ndërron jetë këngëtarja legjendare e muzikës pop

11:51 - 09/07/26
Arbër Hoxha i i jep fund beqarisë, Armand Duka ia merr valles me futbollistët kuqezi (Video)
Show Biz

Arbër Hoxha i i jep fund beqarisë, Armand Duka ia merr valles me futbollistët kuqezi (Video)

10:18 - 08/06/26
Para
Pas bashkëpunimit në projektin muzikor, Enca dhe Bearti shfaqen bashkë dhe tani nuk dimë çfarë të mendojmë

Pas bashkëpunimit në projektin muzikor, Enca dhe Bearti shfaqen bashkë dhe tani nuk dimë çfarë të mendojmë

TË FUNDIT

Kanye West në Tiranë, Rama bën llogaritë: Koncerti e bëri më të madhe bukën, edhe për pensionistët
Aktualitet

Kanye West në Tiranë, Rama bën llogaritë: Koncerti e bëri më të madhe bukën, edhe për pensionistët

16:13 - 12/07/26

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për koncertin e Kanye West në Tiranë, e cila u shoqërua me polemika të...

Lexo më shumë
Foto e Aleksandër Koçekut vrarë në pritë në Dukagjin

Foto e Aleksandër Koçekut vrarë në pritë në Dukagjin

15:11 - 12/07/26
‘Ka torturuar një vajzë për florinj’, Malaj i bën “ekografi” Xhafajt: Shiti Nanon, e kaluara do ta ndjekë…

‘Ka torturuar një vajzë për florinj’, Malaj i bën “ekografi” Xhafajt: Shiti Nanon, e kaluara do ta ndjekë…

14:44 - 12/07/26
Dhunuan të miturën dhe e xhiruan momentin, jepet vendimi i gjykatës për tri vajzat

Dhunuan të miturën dhe e xhiruan momentin, jepet vendimi i gjykatës për tri vajzat

14:32 - 12/07/26
Berat/ Punonte në arë me babanë, 15-vjeçari hyri në lumë për t’u freskuar, por nuk doli më

Berat/ Punonte në arë me babanë, 15-vjeçari hyri në lumë për t’u freskuar, por nuk doli më

14:17 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com