GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj “shqep” Tiranën për zgjedhje, 5 mld lekë për rikonstruksione

12:02 - 09/01/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 5 min
A A
Veliaj do të shpenzojë 60 milionë lekë të reja për këtë qendër dhe pritet që punimet të përfundojnë në fund të vitit 2023.

Veliaj do të shpenzojë 60 milionë lekë të reja për këtë qendër dhe pritet që punimet të përfundojnë në fund të vitit 2023.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në prag zgjedhjes Erion Veliaj po e “shqep” Tiranën nga e para. Kryebashkiaku pak ditë më parë ka regjistruar në Agjencinë e Prokurimeve Publike një listë të gjatë me tenderë për rikonstruksione. Vlera totale e tyre është jo pak, por rreth 5 miliard lekë. Së pari,  bëhet fjalë për prokurimin me objekt “Ura e Bonarakëve, Ibë e Poshtme”.

 

Për këtë rikonstruksion Veliaj do të shpenzojë 800 milionë lekë.  Afati i fundit për paraqitjen dhe hapjen e ofertave është data 16 janar, ku do të përcaktohet fituesi, i cili do të kryej 6  muaj punime. Pra, siç mund ta imagjinojmë, do të ketë një prerje shiriti për fillim punimesh dhe përfundimi nuk i dihet se kur do të jetë, sepse koincion pas zgjedhjeve vendore.

Në foton më poshtë ndodhet ura që Veliaj do të rikonstruktojë. Sikur duket ajo është një urë e ndërtuar me dërrasa, aspak e siguritë dhe iu kufizon disa shërbime banorëve të zonës.

Në 2019, Veliaj ka bërë disa ndryshime dërrasash në pjesët që ishin dëmtuar. Por, që nga ajo kohë nuk është vënë dorë as mbi këtë urë dhe as tek rruga që lidh fshatin Ibë me kryeqytetin. Por, tani jemi në prag zgjedhjes, dhe sipas dokumentit, Veliaj do ta prishë dhe ndërtojë nga e para këtë urë.

206 milionë lekë për 4 rrugica

Ndërkohë, në këtë buletin shihet se Veliaj ka regjistruar dhe një tjetër tender me vlerë 206 milionë lekë të reja. Sipas të dhënave, këto miliona do të shkojnë për rikualifimin e katër rrugicave “Lord Bajron-Riza Cuka-Pandi Dardha-Dritan Hoxha”. Bëhet fjalë për disa rrugica nga Pallati i Sportit në Laprakë, zona ku janë shembur dhjetëra shtëpi me urdhër të Veliajt. Kështu, me para të siguruara nga buxheti për planin afatmesëm 2022-2024, Lali Eri do të nisë punimet në këto rrugica me datë 17 janar, 4 muaj para zgjedhjeve. Ndërsa planifikon që punimet të zgjasin përgjatë gjithë vitit 2023. Edhe në këto rrugë do të prishet asfalti ekzistues dhe do të hidhet shtresa e re. Duke qenë se është vit zgjedhor, ka rrezik që këto fonde t’im përpijë fushata dhe punimet të stërgjaten pa fund.

100 mln lekë për një fasadë shkolle

Kontratën tjetër, Erion Veliaj e ka lidhur për të suvatuar fasadën e shkollës “Avni Rustemi”.  Projekton e ka prezantuar pak ditë më parë. Në një konferencë për mediat, Veliaj tha se Bashkia “do të ndërhyjë në çdo rrugicë e lagje për rregullime”.

“Kemi planifikuar një ndërhyrje në të gjithë njësinë, duke filluar me rrugët … Shkolla e fundit që na ka mbetur për Njësinë 10 është shkolla “Avni Rustemi”. Kemi vendosur t’í bëjmë një rikonstruksion total shkollës në vitin 2023. Në buxhet, për këtë vit, kemi futur edhe kopshtin nr. 37, që është kopshti i fundit që na ka ngelur nga njësia pa vënë dorë. Është një nga temat për të cilat unë jam më shumë krenar. E nisa duke folur për fëmijët dhe unë besoj se jemi sjellë si një familje tipike shqiptare. Rregullojmë njëherë gjërat për fëmijët, pastaj kemi mundësinë edhe për gjërat e tjera”, tha Veliaj me datë 10 dhjetor 2022.

Në fakt, duket qartë që është vetëm fasadë për fushatën zgjedhore. Kështu, shkollës “Avni Rustemi” do t’i ribëhen suvatimet dhe do t’i ndryshojë ngjyra e bojës. Për këtë Veliaj do të shpenzojë 100 milionë lekë! Sikur e tha dhe vetë ai ka kapur si “karrem” për  zgjedhjet shkolla, kopshte e çerdhe, pasi fëmijët janë pika e dobët e prindërve votues. Por, duhet t’i themi Veliajt se është shprehur pak gabim, se deri tani ka shpenzuar për gjëra tjera dhe çka mbeti po e rregullon për fëmijët e kopshteve dhe shkollave.

 

60 milionë lekë për Qendrën Ten

Më në fund Veliaj është kujtuar edhe për qendrën multifunskionale TEN. Kjo qendër prej mbi 5 vjetësh ndodhet në gjendje të amortizuar, pa sistem ngrohje e ftohje, pa punonjës pastrimi, pa infrastrukturë për të zhvilluar aktivitet. Kjo qendër ndodhet në rrugën “Myslym Shyri” dhe përdoret për aktivitete të shumta, edhe nga të huajt në vendin tonë. Por, në kaq vite Veliaj ka bërë sikur nuk e ka vënë re. Tashmë po hedh aty një thërrime nga paratë që i mbetën nga buxheti i vitit 2022! Po i hedh për fasadat e godinave, sepse dukja është ajo që ka rëndësi për të manipuluar opinionin. Sipas të dhënave, Veliaj do të shpenzojë 60 milionë lekë të reja për këtë qendër dhe pritet që punimet të përfundojnë në fund të vitit 2023.

 

160 mln lekë për rrugën “Rexhep Bastari”

Kontrata e fundit, me të cilën Lali Eri e ka mbyllur vitin 2022, ka si objekt rikonstruktimin e rrugës “Rexhep Bastari”. Për këtë prokurim do të shpenzohen 16 249 919.85  lekë. Dhe sipas dokumentit edhe për këtë projekt paratë janë marrë nga buxheti afatmesëm 2022-2024.

Siç duket, të gjitha paratë Veliaj i ka marrë nga buxheti i ardhshëm sepse arkën e ka boshatisur prej kohësh. Kështu, ai po cenon edhe fondet e dy viteve në vijim. Bie në sy fakti që kryebashkiaku i ka hapur projektet në një ditë me nxitim, por punimet do të vazhdojnë deri në fund të vitit 2023. Kuptohet se  e gjithë kjo është një skemë në funksion të fushatës zgjedhore! Skandali i madh është se këto para nuk janë në arkën e bashkisë, por vetëm në letrat e planet e viteve të ardhshme!

Lexo edhe: Veliaj i fal 75 mln lekë Ermal Beqirit, këshilltarit IT të Ramës

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: APPBaskia TiraneErion Veliajqendra tenrrugeshkolletendera

Lajme të lidhura

“Sekretari i degës së PD jeton në Tiranë’’! Anëtari i drejtohet Berishës: Duhet reformim!
Breaking Views

“Sekretari i degës së PD jeton në Tiranë’’! Anëtari i drejtohet Berishës: Duhet reformim!

20:09 - 04/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Rrezikon 25 vite burg, gruaja që mbyti foshnjen u braktis nga nëna

Rrezikon 25 vite burg, gruaja që mbyti foshnjen u braktis nga nëna

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25

Një ndërprerje e re dhe e përhapur në Cloudflare ka shkaktuar ndërprerje serioze në internet, duke rrëzuar përkohësisht shumë faqe...

Lexo më shumë
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com