GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Gjermania “shqyrton” kërkesën e Kosovës për pasaporta të skaduara

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjermania “shqyrton” kërkesën e Kosovës për pasaporta të skaduara
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria Federale e Gjermanisë është duke shqyrtuar kërkesën e bërë nga ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, për të lejuar qarkullimin e shtetasve kosovarë me pasaporta të skaduara. Sveçla e bëri këtë kërkesë për Gjermaninë më 6 janar, pasi Kosova tash e sa muaj ka telashe me sigurimin e materialit të nevojshëm për prodhimin e pasaportave.

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se e kanë pranuar këtë kërkesë.

“Kërkesa aktualisht është duke u shqyrtuar nga Ministria Federale e Brendshme”, thuhet në përgjigjen e ambasadës.

 

Nga Ambasada gjermane kanë shtuar se kërkesa e Sveçlës është kufizuar “në lejimin e rihyrjes në Gjermani për shtetasit kosovarë që jetojnë në Gjermani me leje qëndrimi të vlefshme, dhe foshnjat me shtetësi kosovare që kanë lindur në Gjermani dhe ende nuk u është lëshuar pasaporta e Kosovës”.

 

Radio Evropa e Lirë të martën publikoi rrëfimet e qytetarëve kosovarë që janë përballur me probleme të shumta në muajt e fundit në planet e tyre për udhëtim, për shkak se Agjencia për Regjistrim Civil nuk ka lëshuar pasaporta, përveç për raste urgjente.

Nora Fetoshi, zëdhënëse në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës, ka thënë se kompania e kontraktuar nga Qeveria për furnizim me materialin, me të cilin prodhohen pasaportat, nuk ka arritur ta sigurojë këtë material.

“Si shumë shtete të tjera, edhe ne po përballemi me vështirësi të furnizimit me materiale, vështirësi këto që i ka shkaktuar kriza globale si dhe pandemia me COVID-19”, ka thënë Fetoshi për Radion Evropa e Lirë.

Më 10 janar, MPB-ja ka bërë të ditur se deri në fund të këtij muaji pritet të rikthehet furnizimi me material për prodhimin e pasaportave.

Në këtë njoftim, MPB-ja ka thënë se “shpreh keqardhje për situatën e krijuar dhe kërkon mirëkuptim nga të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, deri në zgjidhjen e kësaj çështjeje”./REL

Etiketa: dokumentaGjermaniapasaporta

Lajme të lidhura

Sot festohet edhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari
Kosovë & Rajon

Homazhe dhe aktivitete përkujtimore në nder të luftës së UÇK-së dhe familjes Jashari

09:23 - 28/11/26
“Mos lini askënd pas”/ Presidentja e Kosovës thirrje BE-së për trajtim të barabartë në rrugën drejt integrimit.
Breaking Views

“Mos lini askënd pas”/ Presidentja e Kosovës thirrje BE-së për trajtim të barabartë në rrugën drejt integrimit.

23:30 - 27/11/26
Javë pune me 4 ditë dhe më pak reality show në ekran, propozimet e Listës Studentore
Breaking Views

Javë pune me 4 ditë dhe më pak reality show në ekran, propozimet e Listës Studentore

23:29 - 25/11/26
Para
Marrin stemat si arbitra të VAR/ Fituesit flasin për suksesin

Marrin stemat si arbitra të VAR/ Fituesit flasin për suksesin

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Paguhesh nga Alex Sorosi?”/ Mbështetësi i PD-së përplaset me Qorin dhe Muçin: “Hajdute është PD-ja, edhe Berisha”
Breaking Views

“Paguhesh nga Alex Sorosi?”/ Mbështetësi i PD-së përplaset me Qorin dhe Muçin: “Hajdute është PD-ja, edhe Berisha”

23:09 - 28/11/26

Një debat i ashpër ka ndodhur gjatë protestës së 28 nëntorit në Tiranë, ku një mbështetës i Partisë Demokratike është...

Lexo më shumë
Dëbora mbulon Librazhdin, alarm për drejtuesit e mjeteve në aksin Zgosht-Sebisht

Dëbora mbulon Librazhdin, alarm për drejtuesit e mjeteve në aksin Zgosht-Sebisht

22:39 - 28/11/26
CNN pasqyron protestën në Tiranë: Protestuesit përplasen me policinë në Ditën e Pavarësisë

CNN pasqyron protestën në Tiranë: Protestuesit përplasen me policinë në Ditën e Pavarësisë

22:22 - 28/11/26
Rritet në 48 numri i të lënduarve në protestë, plagë kanë marrë edhe policë e gazetarë

Rritet në 48 numri i të lënduarve në protestë, plagë kanë marrë edhe policë e gazetarë

22:07 - 28/11/26
“Dënoj aktin barbar”/ Tedi Blushi: 20-vjeçari Orgen Hajderi u qëllua me plumb gome në kokë, po operohet në reanimacion

“Dënoj aktin barbar”/ Tedi Blushi: 20-vjeçari Orgen Hajderi u qëllua me plumb gome në kokë, po operohet në reanimacion

21:39 - 28/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com