GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Pa garë/ Veliaj, 2.8 mld lekë për shërbime inovative dhe asfalt

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Pa garë/ Veliaj, 2.8 mld lekë për shërbime inovative dhe asfalt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku Erion Veliaj po i bën lekët rrush e kumbulla për “sistemet inovative” dhe asfalt. Bashkia Tiranë këtë fillim viti ka regjistruar disa tenderë dhe të gjitha kanë marrë ‘Red Flag”.  Përveç kësaj janë projekte që nuk sjellin efekt te qytetarët, por mbushin xhepat e klientëve të pushtetit.

Përmendin këtu prokurimin me objekt “Rritja e aksesit në informacion dhe shërbime nëpërmjet teknologjisë së inovacionit”. Për këtë janë lënë në dispozicion 30 milionë lekë. Ca lekë të xhiruara për qejf!

Teknologjia e inovacionit që po zbaton ky institucion, jo vetëm që nuk ka lidhje me shërbimet ndaj qytetarëve, por iu vë në rrezik të dhënat personale. Këto lloj sistemesh janë të pasigurta  dhe sikur kemi parë deri më tani, platformat e qeverisë po goditen një nga një nga hakerat.

Përveç kësaj,  ky tender është dhënë pa garë dhe ka shkelur rregullat bazë të ligjit për prokurimet. Sipas të dhënave, tri kompani kanë paraqitur ofertat e tyre. Dy prej tyre, Veliaj i ka skualifikuar automatikisht dhe në fazën e konkurrimit ka lënë vetëm firmën ATD – ALBANIAN TECHNOLOGY DISTRIBUTION, të Nusren Metulit.

Vetëm para disa ditësh, Veliaj mbylli afatin për garën dhe e shpalli fitues Nusrenin në mungesë gare. Vlen të përmendim se oferta e kësaj firme është shumë më e shtrenjtë se dy ofertat e tjera.

 

Lekët tek miku i Gonxhes

Epo Veliaj nuk mund t’ia prishte Nusren Metulit, i cili është një nga miqtë e mirë të Blendi Gonxhes. Pak javë më parë gijotina.com ka denoncuar se si  Metuli shiste makinat e Gonxhes. Kompania A-T-D – ALBANIAN TECHNOLOGY DISTRIBUTION SH.P.K., është një kompani e cila merret me sistemet GPS të gjurmimit të makinave. Në bazë të disa dokumenteve të mjeteve që publikon kjo kompani si dhe në bazë të të dhënave të shasisë, rezulton se janë në përdorim nga ALBARENT SHPK që është në fakt edhe firma në pronësi të Blendi Gonxhes.

277 milionë lekë për arnim rruge

Po në këtë valë shpërdorimesh, Veliaj ka hapur garën për një rrugë të cilën çdo vit e rindërton, por vetëm disa muaj zgjat asfalti. Kjo për shkak se i bëhen arnime copa-copa. Bëhet fjalë për prokurimin me objekt “Ndërtimi i infrastrukturës lidhëse me autostradën Tiranë-Elbasan”. Këtu Veliaj do të shpenzojë jo pak por 277 milionë lekë (të reja).

Paratë për këtë tender janë siguruar një pjesë nga buxheti 2022, dhe një pjesë nga buxheti i këtij viti. Pra, siç duket Veliaj i ka “kursyer” paratë nga viti i kaluar për të tillë tenderë abuzivë. Nuk kuptohet, si teprojnë paratë këtij kryebashkiaku, që vitin e kaluar, sipas Ministrisë së Financave, kishte afro 8.3 miliardë lekë detyrime të papaguara?! Me gjithë këto abuzime që kryen, Lali Eri me siguri ka marrë imunitet të pashpallur nga SPAK-u dhe KLSH-ja!

Lexo edhe: PD kallëzon në SPAK Veliajn: Kreu shkelje të rënda ligjore

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimBlendi GonxhebuxhetcomDenoncimErion VeliajfondGIJOTINANusren MetuliProkurimsfaltimsisteme inovativetender

Lajme të lidhura

Fisnik Qosja i dërgon 2.5 MLD lekë Agron Kapllanajt/ Berisha e mallkon, kryebashkiaku demokrat e bekon me tendera
Breaking Views

Fisnik Qosja i dërgon 2.5 MLD lekë Agron Kapllanajt/ Berisha e mallkon, kryebashkiaku demokrat e bekon me tendera

11:32 - 31/05/26
Rama bën gati për luftë bodrumin e qeverisë! Tenderi 712 MLN lekë i jepet Ylli Senkës që u thirr në SPAK për aferën me Ballukun
Breaking Views

Rama bën gati për luftë bodrumin e qeverisë! Tenderi 712 MLN lekë i jepet Ylli Senkës që u thirr në SPAK për aferën me Ballukun

22:34 - 27/05/26
Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve”
Breaking Views

Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve”

21:29 - 25/05/26
Para
Bërnabiç: BE po lejon Kurtin që të mos zbatojë marrëveshjet

Vizita e këshilltarit të DASH në Kosovë, reagimi i parë nga Serbia

Discussion about this post

TË FUNDIT

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora
Aktualitet

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora

15:56 - 02/06/26

Detaje të reja mësohen lidhur me grabitjen e ndodhur këtë paradite në një bankë në kryeqytet. Autori ka ndjekur një...

Lexo më shumë
Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje

Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje

15:28 - 02/06/26
Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë

Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë

15:06 - 02/06/26
Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit

Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit

14:46 - 02/06/26

OKB paralajmëron rikthimin e El Niño, temperaturat globale në 2027-ën mund të arrijnë nivele rekord

14:22 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetbetpark girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş