GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shkatërrohet banda kriminale në Greqi, kreu i grupit një shqiptar

në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
Shkatërrohet banda kriminale në Greqi, kreu i grupit një shqiptar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Korfuzit ka goditur një grup kriminal që trafikonte drogë nga Shqipëria drejt ishullit grek dhe më pas e shpërndante atë, duke arrestuar 8 persona mes të cilëve dy prej drejtuesve të grupit.

Është identifikuar dhe shpallur në kërkim drejtuesi kryesor i grupit, i cili ndodhet jashtë Greqisë si dhe një bashkëpunëtor i tij, që ndodhet në burg në Greqi. Janë identifikuar dhe vënë në hetim 20 persona, të cilët kanë blerë lëndë narkotike nga ky grup kriminal.

Ky grup kriminal ka filluar të funksionojë prej muajit korrik 2021. Këtij grupi në 2 korrik 2021 i janë sekuestruar 3.6 kg marijuanë, në 1 qershor 2022 i janë sekuestruar 2.8 kg marijuanë, në 29 qershor 2022 i janë sekuestruar 4.7 kg marijuanë, në 1 shtator 2022 i janë sekuestruar 4.4 kg marijuanë dhe në 27 tetor i janë sekuestruar 3.4 kg marijuanë.

Kreu i grupit është një shqiptar 34-vjeç me banim të përhershëm jashtë Greqisë, i cili furnizonte grupin me drogë. Nëndrejtuesit e grupit janë një grek 54 vjeç dhe një grek 77 vjeç, të cilët u arrestuan dje. Drejtuesi i grupit ishte përgjegjës për trafikun e drogës nga Shqipëria në Korfuz si dhe udhëzonte dy grekët për shpërndarjen e drogës.

Gjatë kontrolleve ditën e djeshme janë gjetur dhe sekuestruar 567 gram marijuanë, 2 peshore elektronike, 3970 euro, 1 motorr, 1 makinë, 6 celularë. Sasia totale e marijuanës së trafikuar, nga aktiviteti kriminal i grupit në periudhën në shqyrtim, nga korriku 2021 deri në asgjësimin e tij, arrin në të paktën 30 kilogramë, nga të cilat 19 kilogramë janë konfiskuar ndërsa përfitimi financiar total llogaritet të kalojë 180.000 euro.

Etiketa: GreqikorfuzPolicia

Lajme të lidhura

“Sa më shumë heshtje, aq më shumë rezistencë!”/ Pankartat pikante në ditën e 48-të të protestës
Aktualitet

“Sa më shumë heshtje, aq më shumë rezistencë!”/ Pankartat pikante në ditën e 48-të të protestës

20:17 - 17/07/26
Itali/ Ktheu shtëpinë në laborator kokaine, 19-vjeçari shqiptar mburrej me jetën e luksit
Aktualitet

Itali/ Ktheu shtëpinë në laborator kokaine, 19-vjeçari shqiptar mburrej me jetën e luksit

18:24 - 17/07/26
Raporti i KE-së/ Shqipëria ngadalëson rritjen, industria dhe bujqësia japin sinjale dobësie
Aktualitet

Raporti i KE-së/ Shqipëria ngadalëson rritjen, industria dhe bujqësia japin sinjale dobësie

17:56 - 17/07/26
Para
Britania do të furnizojë Ukrainën me tanke “Challenger 2”

Britania do të furnizojë Ukrainën me tanke “Challenger 2”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta para Kryeministrisë, qytetarët: Jo negociata! Rama të japë dorëheqjen
Breaking Views

Protesta para Kryeministrisë, qytetarët: Jo negociata! Rama të japë dorëheqjen

20:21 - 17/07/26

Protesta qytetare kundër qeverisë dhe gjithë klasës politike shënon sot ditën e saj të 48-të. Edhe këtë pasdite, qytetarët u...

Lexo më shumë
“Sa më shumë heshtje, aq më shumë rezistencë!”/ Pankartat pikante në ditën e 48-të të protestës

“Sa më shumë heshtje, aq më shumë rezistencë!”/ Pankartat pikante në ditën e 48-të të protestës

20:17 - 17/07/26
Protestuesja merret nga policia para Kryeministrisë, e paqartë arsyeja e ndërhyrjes

Protestuesja merret nga policia para Kryeministrisë, e paqartë arsyeja e ndërhyrjes

20:09 - 17/07/26
Shpërbëhet parlamenti izraelit, më 27 tetor do zhvillohen zgjedhjet e reja

Shpërbëhet parlamenti izraelit, më 27 tetor do zhvillohen zgjedhjet e reja

19:55 - 17/07/26
Adriatik Zotkaj mbledh me fshesë 1.5 miliardë lekë/ Kush fshihet pas Bashkim Haxhiut dhe Patrik Caushit? Tenderi i pastrimit që mbulon lekët e pista qysh nga 2016

Adriatik Zotkaj mbledh me fshesë 1.5 miliardë lekë/ Kush fshihet pas Bashkim Haxhiut dhe Patrik Caushit? Tenderi i pastrimit që mbulon lekët e pista qysh nga 2016

19:44 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com