GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Osmani viziton Reçakun: Serbia ka tendencë të falsifikojë historinë

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 1 min
A A
Osmani viziton Reçakun: Serbia ka tendencë të falsifikojë historinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shënohet 24-vjetori i masakrës së Reçakut. Forcat paramilitare serbe nën direktivat e kriminelit Sllobodan Millosheviç vranë mbi 45 civilë shqiptarë të pafajshëm. Në akademinë përkujtimore, presidentja Vjosa Osmani tha se më 15 janar 1999 u krye një prej krimeve më monstruoze të makinerisë vrastare të Sllobodan Millosheviçit, por ishte edhe moment kthese në histori.

“Mizoria e regjimit të Millosheviçit ndaj civilëve shqiptarë mori trajtën më çnjerëzore, por shënoi një moment në të cilin vetëdija ndërkombëtare u zgjua përfundimisht. Kjo masakër bëri që qendrat vendimmarrëse demokratike të mobilizoheshin që ta mbronin një popull që po vuante nën kthetrat e një regjimi gjenocidal, por edhe për të dëshmuar se qytetërimi perëndimor nuk mund të dorëzohej para hegjemonive prandaj Kosova duhej të ndihmohej dhe të mbrohej”, tha Osmani.

Presidentja shtoi se krimet e kryera në Reçak i dëshmuan botës për tragjedinë që po e përjetonin shqiptarët.

“Të masakruarit mbase do të vriteshin për së dyti nga propaganda e makinerisë e gënjeshtrës informative, që atë kohë e udhëhiqte presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, sikur ish-shefi verifikues i OSBE-së, Ëilliam Ëalker, të mos kishte lëshuar një kushtrim gjithandej. Ambasadori Ëalker u shndërrua në zërin e viktimave dhe zërin e gjithë Kosovës në kohët më të rënda të historisë sonë”, ka thënë Osmani.

Ajo ka thënë se ka tendenca të mëdha nga Serbia për të falsifikuar historinë.

Etiketa: KosoveSerbiVjosa Osmani

Lajme të lidhura

Hashim Thaçi kërkon lirim me kusht në Hagë, ofron 50 mijë euro garanci
Kosovë & Rajon

Hashim Thaçi kërkon lirim me kusht në Hagë, ofron 50 mijë euro garanci

20:02 - 11/07/26
“Tym i bardhë” pas takimit, Vetëvendosje dhe LDK pranë marrëveshjes për institucionet e reja
Kosovë & Rajon

“Tym i bardhë” pas takimit, Vetëvendosje dhe LDK pranë marrëveshjes për institucionet e reja

08:50 - 11/07/26
Mbyllet pa rezultat konkret takimi i Albin Kurtit me kreun e PDK-së
Kosovë & Rajon

Mbyllet pa rezultat konkret takimi i Albin Kurtit me kreun e PDK-së

12:32 - 10/07/26
Para
Biden shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Kaliforni

Biden shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Kaliforni

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vrasja e Aleksandër Koçekut në Shkodër, dyshohet për hakmarrje
Aktualitet

Vrasja e Aleksandër Koçekut në Shkodër, dyshohet për hakmarrje

22:43 - 11/07/26

Një atentat me armë zjarri tronditi mbrëmjen e së sotme Shkodrën, ku mbeti i vrarë Aleksandër Koçeku. Viktima u gjet...

Lexo më shumë
“Rama i quan protestuesit sorra e korba”/ Gazetari Osman Stafa: Jeni shqiponjat që po luftojnë për Shqipërinë ndryshe

“Rama i quan protestuesit sorra e korba”/ Gazetari Osman Stafa: Jeni shqiponjat që po luftojnë për Shqipërinë ndryshe

22:21 - 11/07/26
Gent Progni ironizon në protestë koncertin e Kanye West: Sot ishte rritur çmimi i sufllaqes

Gent Progni ironizon në protestë koncertin e Kanye West: Sot ishte rritur çmimi i sufllaqes

22:01 - 11/07/26
Publikohen formacionet zyrtare të çerekfinales Norvegji-Angli, Haaland sfidon Harry Kane

Publikohen formacionet zyrtare të çerekfinales Norvegji-Angli, Haaland sfidon Harry Kane

21:39 - 11/07/26
Zyrtare/ Paolo Maldini emërohet drejtor teknik i Italisë

Zyrtare/ Paolo Maldini emërohet drejtor teknik i Italisë

21:20 - 11/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com