GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Pa garë/ Veliaj, 2 mld për vezë dhe mish të dënuarit për korrupsion

16:28 - 19/01/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Pa garë/ Veliaj, 2 mld për vezë dhe mish të dënuarit për korrupsion
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkia Tiranë ka nënshtruar 3 tenderë pa garë në një ditë. Skemë e zakonshme tashmë nga Erion Veliaj, por Bashkia bën sërish sikur nuk shikon. Këtë herë ai e ka çuar qesen për të vjedhur tek çerdhet dhe kopshtet ne kryeqytet. Me 18 janar ka mbyllur tre tender me vlerë 2 miliardë lekë për të blerë ushqime për kopshtet.

Kemi tenderin e parë me objekt “Blerje fruta dhe zarzavate”, për të cilin do të shpenzohen 74 milionë lekë të reja. Në dokument thuhet se me këto para do të sigurohen perime për një vit për kopshtet publike. Ndërkaq, duke marrë parasysh abuzimet që janë bërë me këto tenderë, nuk ka siguri nëse këto para do të furnizojnë sikur duhet kopshtet dhe çerdhet me ushqimet.

Tenderi në fjalë është mbyllur pa garë dhe për këtë ka marrë flamurin e kuq. Vihet re se 3 kompani kanë paraqitur ofertat e tyre. Por, Veliaj i ka skualifikuar dhe ka lënë  në garë vetëm  bashkimin e operatorëve  “NELSA” dhe “ERDIS”. Kjo e fundit është në pronësi të  Elvis Ballës, i cili ka lidhje familjare me Nexhmi Ballën. Ndërsa ky i fundit është themelues dhe ortak i firmës tjetër “NELSA”.

Sipas të dhënave të siguruara nga QKB, kjo firmë është nën administrimin e Elsa Kamberit, por në të vërtetë pas saj qëndron pronari i “Neranxit”  Nexhmi Balla. Ky i fundit është edhe themeluesi i kësaj kompanie.

 

Po përse kompania ka ndryshuar pronar?

 

Në korrik të vitit 2018, Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi Nexhmi Ballën me 3 vite burg për korrupsion me ish-drejtorin dhe ish-nëndrejtorin e burgjeve Artur Zoton dhe Iljaz Labin. Nexhmi Balla, Ylber Kalaja dhe Shemsi Sinani kishin krijuar një skemë korrupsioni me krerët e burgjeve, ku paracaktonin veten si fitues të tenderëve, ndërsa fitimet i ndanin sipas rolit në këtë aferë.

Katër muaj pasi u dënua, Nexhmi Balla ia kalon kompaninë në letra të besuarës së tij, Lizeta Ballës, pasi ligji për prokurimet e ndalon që një i dënuar të marrë pjesë në tenderë. Për t’i shpëtuar kësaj pengese ligjore, Balla bën këtë ndryshim të shpejtë.

Më pas, vetë Lizeza Balla, për të humbur edhe më tej gjurmët, ia kalon kompaninë në letra Elsa Kamberit. Kjo e fundit është gjithashtu e besuar e Ballës, pasi ka qenë administratore e kompanisë para se të dënohej Balla.

 

Skandali për vezë

Tenderi tjetër kap vlerat 70 milionë lekë, me të cilat do të blihen vezë dhe mish pule. Edhe kjo kontratë është nënshkruar në shkelje të ligjit dhe mban “Flamurin e Kuq”. Edhe në këtë rast janë paraqitur fillimisht 3 oferta. Mes të cilave është zgjedhur ARGENT DACI, edhe pse njëra nga ofertat ishte më e lirë.

Daci ka firmosur kontratën pa zhvilluar një garë dhe do të marrë 70 milionë lekë të reja për 1 mijë kokrra vezë dhe 29 kg mish pule.

Argent Daci është denoncuar dy vite më parë për një tender abuziv. A i përfitoi tenderin për t “Blerje mishi dhe nënproduktet e tij” me një fond limit prej 314.572.580 lekësh. Pasi kishte ankimuar fituesen e parë të këtij tenderi, e cila kishte paraqitur ofertë më të lirë. Por, përveç se e morri garën me çmim shumë më të shtrenjtë, Daci nuk mbulonte dot kërkesat e tenderit, pasi rezultonte se kishte vetëm 10 shpendë në firmën e tij.  Shpresojmë që për tenderin aktual Daci të ketë shtuar numrin e pulave në fermë. Ndryshe këtu lind dyshimi se ku shkojnë vërtet paratë e hedhura për mish dhe vezë.

 

22 mln për bukë integrale

Po në të njëjtën ditë Veliaj ka mbyllur edhe tenderin për blerje bukë integrale. Epo pasi derdhi milionat, për perime, vezë dhe mish, vetëm buka mungon për çerdhet. Kështu  kryebashkiaku hapi tenderin me vlerë 22 milionë lekë të reja me objekt “Blerje bukë thekre dhe integrale”. Këtë prokurim e ka fituar “KADRA” sh.p.k”, e cila gjithashtu e ka rrëmbyer kontratën pa lodhje fare.

 

Pasi edhe për këtë rast, Veliaj i ka bërë punët shpejt e shpejt, duke skualifikuar të tjerët dhe ka lënë në garë vetëm kompaninë që i interesonte. Kjo bëhet kontrata e tre në një ditë që Veliaj i ka mbyllur në një ditë, pa garë, duke shkelur ligjin dhe duke shpërdoruar paratë e taksapaguesve të kryeqytetit. Pa llogaritur 10 kontratat e fundit të Veliajt, vetëm me këto 3 tenderë abuziv SPAK duhet t’i drejtojë prangat.

Lexo edhe:Fiton oligarku i fondeve/ Veliaj, 1.8 mln euro për lagjen e VIP-ave

Etiketa: abuzimCerdheerion vekiajkopshtmishperimetenderveze

Lajme të lidhura

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit
Breaking Views

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit

15:21 - 18/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Para
FOTO/ Ky është 33-vjeçari shqiptar i arrestuar në Spanjë

FOTO/ Ky është 33-vjeçari shqiptar i arrestuar në Spanjë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme
Breaking Views

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme

23:07 - 18/12/25

Disa persona "janë shoqëruar për intervistim" pas një aksioni policor, tha Policia e Kosovës më 18 dhjetor. Por, për dallim...

Lexo më shumë
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25
Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

22:40 - 18/12/25
“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

22:29 - 18/12/25
Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com