GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Bërdariç kërkon kujdes nga lojtarët

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Bërdariç kërkon kujdes nga lojtarët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vllaznia luan te enjten, prej orës 19:00, kundër AEL Limassol në turin e dytë të Conference League. Para nisjes për në Qipro,  trajneri Thomas Brdaric ka folur për mediat në Shkodër.

“Skuadra është gati për ndeshjen me AEL. Gjatë këtyre ditëve jemi munduar ta studiojmë kundërshtarin dhe mënyrën si ai luan.

Kemi të bëjmë me një skuadër të mirë, në radhët e të cilës ka lojtarë me shumë cilësi. Gjithsesi kanë edhe ato pikat e dobëta dhe do mundohemi t’i godasim pikërisht aty.

Çdo kundërshtar është i vështirë. Në këtë fazë që kemi mbërritur duhet të tregohemi më të kujdesshëm. Me Shiroki Brijeg ndoshta kemi treguar pak naivitet.

Fatmirësisht edhe orari i ndeshjes tashmë është ndryshuar nga UEFA dhe kushtet do të jenë më të mira për të dy ekipet, që të zhvillojmë një takim të mirë.

Duhet të jemi shumë të kujdesshëm ndaj AEL, kemi të bëjmë me një kundërshtar shumë agresiv dhe sulmues dhe kuptohet edhe atmosfera në stadium do të jetë në favorin e tyre.

Ne duhet të jemi të përgatitur për të gjitha këto dhe të japim më të mirën tonë, për të tentuar një rezultat sa më të mirë të mundshëm.

Vetëm Da Silva nuk do të jetë i gatshëm, pasi është i dëmtuar. Të tjerët janë të gjithë në dispozicion dhe shpresoj që secili prej tyre të japë më të mirën, në këtë sfidë shumë të rëndësishme”, tha Brdaric në mbyllje. 

Lajme të lidhura

Seferi nuk ndalet! Dopietë dhe notë fantastike, sulmuesi kuqezi në formacionin e javës në Turqi
Sport

Seferi nuk ndalet! Dopietë dhe notë fantastike, sulmuesi kuqezi në formacionin e javës në Turqi

15:35 - 15/09/26
Batuta e futbollistit për merkaton: Tani mund të blesh edhe një gomar për 200 milionë paundë
Sport

Batuta e futbollistit për merkaton: Tani mund të blesh edhe një gomar për 200 milionë paundë

14:21 - 15/09/26
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s përcakton stadiumet pritëse për finalet e ardhshme të kompeticioneve europiane
Sport

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s përcakton stadiumet pritëse për finalet e ardhshme të kompeticioneve europiane

12:47 - 15/09/26
Para
Debat i ashpër në Senatin amerikan, deputeti republikan akuza ndaj Anthony Fauci

Debat i ashpër në Senatin amerikan, deputeti republikan akuza ndaj Anthony Fauci

TË FUNDIT

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian mbështet protestat në Tiranë: Ju nuk jeni vetëm…
Aktualitet

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian mbështet protestat në Tiranë: Ju nuk jeni vetëm…

10:20 - 16/09/26

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Nicolae Stefanuta, ka shprehur mbështetjen e tij për protestuesit në Tiranë, duke thënë se situata në...

Lexo më shumë
Adriatik Lapaj nga Haga: Ditë historike, uroj që çlirimtarët të kthehen faqebardhë në Kosovë

Adriatik Lapaj nga Haga: Ditë historike, uroj që çlirimtarët të kthehen faqebardhë në Kosovë

10:05 - 16/09/26
Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, reagon Balliu: Drejtësia nuk mund të jetë selektive

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, reagon Balliu: Drejtësia nuk mund të jetë selektive

09:50 - 16/09/26
Tension para Speciales në Hagë, policia holandeze përplaset me mbështetësit e ish-krerëve të UÇK-së

Tension para Speciales në Hagë, policia holandeze përplaset me mbështetësit e ish-krerëve të UÇK-së

09:05 - 16/09/26
Gjyqi në Hagë, seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të zhvillohen nga 11 deri në 15 maj

Gjithë sytë e shqiptarëve sot janë nga Haga, edhe pak orë nga vendimi për ish-krerët e UÇK-së

08:39 - 16/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com