GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Rej Manaj shpreson të qëndrojë tek Barcelona

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Rej Manaj shpreson të qëndrojë tek Barcelona
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prej disa javësh Rei Manaj është në merkato dhe emri i tij figuron në listën e futbollistëve, që duhet të largohen nga Barcelona. Por, tregolëshi i tij kundër Gimnastic në miqësoren e parë sezonale të katalanasve e ka vendosur në një vend preferencial.

Sulmuesi u hakmor në njëfarë mënyre me festën e tij pas golave të shënuar në “Johan Krojf”, ku mori duartrokitjet dhe ngriti në këmbë tifozët e Barcelonës. Karakteri i tij rebel dhe luftarak doli në pah gjatë kësaj sfide. Rei Manaj mund të quhet sulmuesi i çudirave, pasi në çdo skuadër që ka qenë ka shënuar gol, por gjithmonë për të ka pikëpyetje.

Te Barcelona kurrë nuk ia dhanë shansin që të debutonte me ekipin A, por tani duket tepër vonë. Ka shënuar shpesh, por nuk ka bërë rrugë të gjatë në karrierën e tij. Me Kombëtaren shqiptare debutoi që në moshën 18-vjeçare dhe tani që është 24 ka ndryshuar 7 klube të ndryshme në futbollin profesional.

Kontrata e tij është e vlefshme deri në vitin 2023 dhe klauzolën e largimit e ka 50 milionë euro. Ai u bë shqiptari i parë që u grumbullua me skuadrën A të Barcelonës (Setien e mori në shkurtin e vitit 2020 kundër Getafes), por vendi i tij gjithmonë ka qenë te Barcelona B. Me këta të fundit ka një mesatare mjaft pozitive, 1 gol çdo 2 ndeshje. Është një sulmues goli, i fortë dhe luftëtar, edhe pse kurrë nuk është konsideruar si lojtar i skuadrës së parë. Për më tepër, Barcelona B ka transferuar Zhordi Eskobarin. A është zëvendësuesi i tij? Për momentin nuk mund të themi asgjë, sepse ai e tregoi përpara syve të Laportës dhe të Kumanit se është një lojtar i aftë. Megjithatë, shumë skuadra janë vënë pas tij dhe po e vëzhgojnë nga afër situatën e sulmuesit shqiptar.

Lajme të lidhura

Leo Messi ka një trajner të ri, Kily Gonzalez merr drejtimin e Inter Miamit
Sport

Leo Messi ka një trajner të ri, Kily Gonzalez merr drejtimin e Inter Miamit

19:09 - 28/08/26
Në krah të presidentit të UEFA-s nga Monako, Armand Duka ‘bekon’ suksesin e Egnatias me një mesazh special
Sport

Në krah të presidentit të UEFA-s nga Monako, Armand Duka ‘bekon’ suksesin e Egnatias me një mesazh special

17:57 - 28/08/26
Futbollistet e reja në fokus, zhvillohet seleksionimi në “Shtëpinë e Futbollit”
Sport

Futbollistet e reja në fokus, zhvillohet seleksionimi në “Shtëpinë e Futbollit”

17:47 - 28/08/26
Para
Mali i Zi, rritet numri i të infektuarve dhe shtohen masat kundër pandemisë

Mali i Zi, rritet numri i të infektuarve dhe shtohen masat kundër pandemisë

TË FUNDIT

Dita e 28-të e protestës në Divjakë/ Banorët kundërshtojnë shkrirjen me Lushnjen: Dëgjesat, farsë!
Aktualitet

Dita e 28-të e protestës në Divjakë/ Banorët kundërshtojnë shkrirjen me Lushnjen: Dëgjesat, farsë!

22:27 - 28/08/26

Dita e 29-të e protestës dhe qëndresës së banorëve të Divjakës kundra projektit të reformës administrative territoriale të PS që...

Lexo më shumë
Takimi pa media në rezidencën qeveritare, Rama: Do ndryshojmë ligjet për nismën “Pasqyrë Albania”

Takimi pa media në rezidencën qeveritare, Rama: Do ndryshojmë ligjet për nismën “Pasqyrë Albania”

22:12 - 28/08/26
Pezullimi i përkohshëm i fluturimeve, TIA del me njoftim zyrtar: Siguria e pasagjerëve mbetet prioriteti kryesor

Pezullimi i përkohshëm i fluturimeve, TIA del me njoftim zyrtar: Siguria e pasagjerëve mbetet prioriteti kryesor

21:40 - 28/08/26
Përfundojnë fjalimet te Kryeministria, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi!

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi!

21:19 - 28/08/26
Gent Progni shpërthen për çmimin e naftës: Qeveria po ua lë barrën qytetarëve

Gent Progni shpërthen për çmimin e naftës: Qeveria po ua lë barrën qytetarëve

21:10 - 28/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com