GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Policia e shtetit: Të verifikohet rasti për incidentin me gazetarin

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Policia e shtetit: Të verifikohet rasti për incidentin me gazetarin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e shtetit ka reaguar pas incidentit të ndodhur me gazetarin e Neës 24, Ergys Gjençaj të cilin e shtrinë përtokë.

Njoftim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

“Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, mesditën e sotme zhvilloi një operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar një automjet, për ta kontrolluar, por drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të hapur dyert e makinës dhe është larguar me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë. Pas disa minuta ndjekjeje nga ana e Policisë, është bërë i mundur bllokimi i mjetit dhe ndalimi i drejtuesit të tij, i cili është i shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. Nga ana e strukturave hetimore të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë, po shqyrtohen dhe analizohen veprimet e drejtuesit të mjetit dhe arsyeja e kundërshtimit të urdhrit të punonjësve të Policisë.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 kilogramë e 128 gramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë dhe ka shoqëruar disa persona.

Operacioni është në vijim dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore do ketë një deklaratë përfundimtare për median dhe publikun.

Ndërkohë, nga ana e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit është duke u verifikuar respektimi i proceduarave gjatë ndërhyrjes në operacion, si dhe lidhur me incidentin e ndodhur me gazetarin e TV Neës 24, z.Ergys Gjençaj.

Policia e Shtetit mbetet e përkushtuar për të goditur çdo paligjshmëri, për të garantuar transparencë dhe siguruar mediat të kryejnë rolin e tyre. Asnjë incident i izoluar nuk do të ndikojë në këtë angazhim, për më shumë siguri për qytetarët.”

Lajme të lidhura

Tabaku kërkon largimin e Ramës: Qeveria po i çon shqiptarët drejt përplasjes
Aktualitet

Tabaku kërkon largimin e Ramës: Qeveria po i çon shqiptarët drejt përplasjes

15:30 - 17/10/26
‘Çdo polic i Ramës që ka dhunuar do të përgjigjet’, Nuri: PD do t’i përcjellë provat te ndërkombëtarët
Aktualitet

‘Çdo polic i Ramës që ka dhunuar do të përgjigjet’, Nuri: PD do t’i përcjellë provat te ndërkombëtarët

14:50 - 17/10/26
Revoltohet ish-deputeti socialist: Rama nuk duhet ta vonojë as edhe një ditë dorëheqjen
Aktualitet

Revoltohet ish-deputeti socialist: Rama nuk duhet ta vonojë as edhe një ditë dorëheqjen

14:27 - 17/10/26
Para
Refuzuan të vishnin bikini, Pink paguan gjobën e majme të sportisteve

Refuzuan të vishnin bikini, Pink paguan gjobën e majme të sportisteve

TË FUNDIT

Situatë alarmante te Kryeministria, policia vërsul qindra forca drejt studentëve, një person bie pa ndjenja
Breaking Views

Situatë alarmante te Kryeministria, policia vërsul qindra forca drejt studentëve, një person bie pa ndjenja

17:58 - 17/10/26

Një situatë e tensionuar në protestën para Kryeministrisë. Një person shihet pa ndjenja në tokë. Bulevardi dëshmorët e Kombit është...

Lexo më shumë
Ervin Salianji: Rama të dorëhiqet ose do të shporret nga qytetarët

Ervin Salianji: Rama të dorëhiqet ose do të shporret nga qytetarët

17:49 - 17/10/26
Bulevardi Dëshmorët e Kombit në ‘shesh beteje’, policia plagos të riun

Bulevardi Dëshmorët e Kombit në ‘shesh beteje’, policia plagos të riun

17:28 - 17/10/26
Goditet autoblinda e policisë, thyhet xhami i përparmë i makinës së ujit me presion

Goditet autoblinda e policisë, thyhet xhami i përparmë i makinës së ujit me presion

17:17 - 17/10/26
Skënder Hita: Janë arrestuar 167 persona, 388 të tjerë nën hetim pas protestave në Tiranë

Skënder Hita: Janë arrestuar 167 persona, 388 të tjerë nën hetim pas protestave në Tiranë

17:12 - 17/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com