GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Prokurori i Sarandës ‘flet’ nga burgu: Parregullsi e ngatërresa në dosjen time, nuk provohet asgjë

11:55 - 30/07/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Bie në pranga për korrupsion Prokurori i Sarandës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“BalkanWeb” ka siguruar një komunikim postar me prokurorin e Sarandës, Sali Hasa, i cili prej më shumë se një muaji ndodhet i paraburgosur në burgun 313 së bashku me oficerin e policisë gjyqësore Napolon Hodaj, të arrerstuar nga SPAK.

Hasa dhe Hodaj akuzohen për dy çështje të ndryshme, në të cilat akuzohen se kanë favorizuar dy shtetas të ndryshëm për të pushuar çështjet penale. Sali Hasa i ka dërguar Ballkan webit, faksimile të dosjes së SPAK ku akuzohet për “korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” bashkë me shënimet përkatëse të tij.

Sipas dosjes, prokurori Hasa dyshohet se ka pushuar çështjen e shtetasit Emiljano Mirani të akuzuar për “plagosje të lehtë” përmes ndërmjetësimit të motrës së këtij të fundit Elsona Papa, punonjëse e Policisë Bashkiake Sarandë.

Prokurori Hasa ka nënvizuar disa momente të kësaj dosjeje, duke i quajtur parregullsi dhe ngatërresa.

Kështu në faqen 13 të vendimit të Gjykatës, gjate përgjimeve të shtetasit Emiljano Mirani, ky i fundit shprehet: “Nuk e di do më lajmërojë prokurori, nuk e di”. Për këtë pjesë, prokurori Hasa nënvizon se: “Nuk lajmëron prokurori, por lajmëron Gjykata”.

Në një rast tjetër shtetasja Elsona Papa është përgjuar duke përdorur herë emrin “Salua” e here “Salën”. Në shënimet e tij prokurori Sali Hasa pretendon se “me qëllim Gjykata ka ndryshuar emrin nga Salua në Salën. Salua është Salo Aliu, kolege e punës e Elsona Papës, e jo unë Prokurori”, shkruan Hasa. Gjithashtu Prokurori Hasa pretendon se gjatë përgjimeve shtetasi Emiljano Mirani flet për një vlerë 1 mijë lek, ndërkohë që Gjykata e shpreh 10.000 lek dhe fjalën “pesëdhjeçe” e shpreh 50.000 lek për të krijuar idenë se vepra plotëson një fare vlere. Ndërkohë që çuditshëm ai shprehet: “Prokurori me ndryshimet që janë bërë merr dy milionë e dyqind mijë lek dhe unë të marr 50.000 lek është turp ta mendosh”. Ndërkohë që sa i përket vendimit për pushimin e çështjes ndaj shtetasit Emiljano Mirani, Hasa shprehet: “Gjykata e ka pushuar çështjen dhe jo unë”.

Edhe oficeri i policisë gjyqësore Napolon Hodaj, i cili akuzohet se me ndërmjetësimin e Julian Zeres ka ndihmuar në pushimin e një çështjeje të shtetasit Markelian Alinani, të akuzuar për plagosje, nuk e ka pranuar akuzën. Hodaj para gjykatës është shprehur: “Kam 17 vjet si oficer i policisë gjyqësore. Kam 17 vjet me çantë në krahë lart e poshtë. Këtë zotërinë e kam djalë në lagje. Për hallet e mia familjare ia kam përdorur ndonjëherë makinën. U kam çuar ndonjëherë ushqime fëmijëve të mi në Tiranë dhe asnjë lloj gjëje tjetër. As kam premtuar, as kam marrë asgjë në jetën time…”.

Hasa dhe Hodaj rezulton se nuk janë përgjuar nga SPAK, por ata janë arrestuar pasi dyshohet se ata përmenden indirekt në përgjimet e personave të tjerë të hetuar.

foto galeri
Etiketa: parregullesiprokurorSaranda

Lajme të lidhura

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Ters për shqiptarët në ‘Tokio 2020’, eliminohet nga gara notarja Nikol Merizaj

Ters për shqiptarët në ‘Tokio 2020’, eliminohet nga gara notarja Nikol Merizaj

TË FUNDIT

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë
Aktualitet

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25

Një operacion i Policisë së Shtetit në Rimini, Itali ka çuar në arrestimin e dy kushërinjve shqiptarë, 25 dhe 27...

Lexo më shumë
Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

12:45 - 06/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25
SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

12:15 - 06/12/25
Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com