GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Vuçiç padit vetveten

11:32 - 03/08/21
në Botë, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Kosova është pjesë e Serbisë”, Vuçiç braktis takimin pas debatit për çështjen e kufinjve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkryetari i Partisë Përparimtare Serbe, Millosh Vuçeviç, tha se në Prokurorinë Publike janë dorëzuar kallëzime penale ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe ministrit të Brendshëm, Aleksandër Vullin.

Partia Përparimtare Serbe udhëhiqët nga presidenti, Aleksandër Vuçiç. Ai më herët kishte paralajmëruar se do të paraqesë një kallëzim penal kundër vetes për shkak të akuzave se ka bashkëpunuar me një rrjet të krimit të organizuar.

Vuçeviç, kolegu i partisë së Vuçiçit, tha se kallëzimi penal përmban akuzat “të publikuara pjesërisht në media, dhe pjesërisht nga përfaqësuesit e ish-regjimit (opozitës)”, të cilat ndërlidhin presidentin e Serbisë dhe ministrin Vullin me grupin e Veljko Bellivukut.

Prokuroria akuzon grupin e Belivukut për krimet më të rënda – ndër të tjera, vrasje dhe trafik droge.

“Ne po i kërkojmë prokurorisë kompetente që të vërtetojë të gjitha faktet dhe t’i ofrojë publikut përgjigjen që meriton”, tha Vuçeviç.

Pse Vuçiç vendosi ta padisë vetveten?

Zyra e Prokurorit për krim të organizuar në Beograd ka akuzuar më 30 korrik, Veljko Belivukun dhe grupin e tij në një rast të profilit të lartë.

Kështu raportuan agjencitë e lajmeve në Serbi, por detaje të aktakuzës nuk janë publikuar.

Aktakuza sipas procedurës është dorëzuar në departamentin special të Gjykatës së Lartë në Serbi për konfirmim.

Belivuk dhe 30 persona të tjerë ishin të dyshuar dhe nën hetim për pesë vrasje të rënda, trafikim të armëve dhe të drogës, një kidnapim dhe një dhunim seksual.

Belivuk u arrestua më 4 shkurt 2021 dhe më shumë arrestime vazhduan më vonë, në një rast që shokoi publikun serb.

Kjo pasi zyrtarë të qeverisë filluan të publikonin fotografi të trupave të gjymtuar dhe viktima që dyshohet se u vranë nga ky grup i organizuar kriminal.

Zyrtarë serbë e përshkruan këtë grup si një nga më të rrezikshmit dhe ekstremisht brutal.

Gazetarë hulumtues në Serbi raportuan se Belivuk dhe disa anëtarë të grupit të tij pretendohet se gjatë seancës gjyqësore deklaruan se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe bashkëpunëtorët e tij i kanë kërkuar[Belivukut] më shumë shërbime.

Këto shërbime përfshijnë kontrollimin e huliganëve të futbollit dhe protestave antiqeveritare.

Presidenti i Serbisë si dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandër Vulin i mohuan këto pretendime.

Opozita në Serbi kërkoi hetim në këto pretendime që e lidhin Belivukun me zyrtarë të lartë shtetërorë.

Belivuk dhe grupi i tij po ashtu ishin të lidhur me një ndër grupet e organizuara kriminale në Ballkanin Perëndimor- Kavaccartel- që po e luftonte një grup tjetër- Skaljariclan.

Sipas një hulumtimi të përbashkët të KRIK dhe Shërbimit për Ballkanin të Radios Evropa e Lirë, numri i të vdekurve nga vrasjet në stilin mafioz në Serbi dhe Mal të Zi në dekadën e fundit është të paktën 175.

Pas aktakuzës, të pandehurit kanë tetë ditë për t’u përgjigjur. Pastaj, brenda dy javëve gjykata relevante e konfirmon ose e hedh poshtë aktakuzën.

Nëse aktakuza konfirmohet, gjykimi duhet të nisë brenda një muaji./REL

Etiketa: padit

Lajme të lidhura

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin
Aktualitet

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25
Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve
Aktualitet

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25
Para
Dhunuan në mes të rrugës avokatin në Sarandë, autorët kërkojnë lirinë

Dhunuan në mes të rrugës avokatin në Sarandë, autorët kërkojnë lirinë

TË FUNDIT

Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës
Aktualitet

Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës

14:59 - 05/12/25

Fermerët nga Selaniku Lindor dhe Halkidiki në Greqi donin sot që të bllokonin hyrjen në aeroportin “Maqedonia” për një kohë...

Lexo më shumë
Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!

Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!

14:45 - 05/12/25
Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

14:30 - 05/12/25
Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com