GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Edi Paloka: Më 25 prill pata të njëjtën ndjesi si në vitin 1991

16:34 - 07/05/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Edi Paloka: Më 25 prill pata të njëjtën ndjesi si në vitin 1991
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka shkruar në një status në rrjetet sociale se më 25 prill i është përsëritur ndjesa e marsit të vitit 1991, kohë kur u zhvilluan zgjedhjet e para pluraliste.

Ai shkruan se kishte parë dëshirën për ndryshim tek shumica e atyre që vinin për të votuar. Paloka theksonm se zhgënjimi dhe dëshpërimi i njerëzve shumë shpejt do kthehet në zemërim dhe për këtë duhet luftuar deri në fund si një detyrim ndaj fëmijëve.

“Ne zgjedhjet e para pluraliste, ne mars te ‘91, pata nje ndjesi te ngjashme si me keto te 25 prillit !  Edhe ne ate kohe , regjimi i kishte te gjitha mjetet e represionit ne dore dhe perdori te gjitha format e presioneve mbi njerzit ! Megjithate , duke ndjere se fryma e ndryshimit po rritej nga dita ne dite, me ishte krijuar bindja se asgje nuk do te na ndalte!

Diten e zgjedhjeve isha vezhgues per gjithe zonen ku banoja ne Tirane. E pashe deshiren per ndryshim tek shumica e fytyrave te atyre qe vinin te votonin. Kishte dhe nga ata gerxhot qe ngrinin grushtin ne qender te votimit e bertisnin “te rroje partia”, po reagimi i gjithe pjeses tjeter ndaj tyre, ma forcoi bindjen se do te fitonim.

Rezultati i zgjedhjeve ishte trondites per mua e jo vetem per mua! Megjithese ne kishim fituar ne qytetet kryesore, PP kishte fituar shumicen absolute te vendeve ! Pata nje ndjenje te forte zhgenjimi e deshperimi.  Ne fakt dhe nje ndjenje neverie dhe zemerimi per ata qe edhe pas gjithe atyre viteve mjerimi e poshtrimi, dhune e persekutini, kishin votuar perseri per PP.

Duke qene thjeshte gazetar e jo drejtues politik ne ate kohe, i lejova vetes nje artikull te fundit tek “Rilindja Demokratike” me titullin : “Te ikim sa me pare”. Akuzova dhe sulmova me cdo fjale fyese , te gjithe ata qe mbajten ne pushtet PP. Ne fund nxorra konkluzionin se nga ky vend duhet ikur sa me pare. Se ata qe e votuan , e meritonin te ulnin shpinen nen PP , po ne te tjeret nuk kishim pse te vuanim per shkak te tyre! I bindur se nje popull i nenshtruar per 50 vjet, nuk do te reagonte me.

Por vetem disa muaj me vone njerzit u ngriten . Ata e kuptuan se po te ulnin koken fati do ti denonte perseri. Edhe regjimi e kuptoi se pavarsisht votave qe kishte marre, ata qe kishte perballe ishin shumice dhe me te zemeruar se kurre!

Edhe Rama , si Alia dikur, e di shume mire, me mire se kushdo, se sot shumica absolute e shqiptareve jane kunder tij. Nje gje eshte te manipulosh 5% e nje gje tjeter te manipulosh 50% ! Zhgenjimi dhe deshperimi i ketyre njerezve, shpejt do kthehet ne zemerim ! Nuk mund te dorezohemi e te ikim, por te luftojme dhe nje here deri ne fund! E kemi detyrim per femijet tane!”, shkruan Edi Paloka.

Etiketa: Edi PalokaZgjedhjet

Lajme të lidhura

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Merr flakë një automjet në Elbasan, ja dyshimet e para

Merr flakë një automjet në Elbasan, ja dyshimet e para

TË FUNDIT

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut
Aktualitet

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

12:45 - 06/12/25

Reshjet e shumta të shiut që kanë përfshirë zonën gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar probleme të konsiderueshme në disa...

Lexo më shumë
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25
SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

12:15 - 06/12/25
Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25
Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com