GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Arrestohet 51 vjeçari, kërcënoi me granatë efektivët

në Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestohet 51 vjeçari, kërcënoi me granatë efektivët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kërcënoi me granatë në dorë, punonjësit e Policisë, me qëllim moslejimin e kontrollit të banesës dhe më pas tentoi të largohej, por falë ndërhyrjes profesionale, shërbimet e Policisë gjatë ndjekjes neutralizuan dhe prangosën 51-vjeçarin, i dënuar më parë për vrasje dhe kontrabandë.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, specialistët e krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Forcat “Shqiponja”, në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore se një shtetas, në lagjen “11 Janari”, Gjirokastër, dispononte armë zjarri në banesë, kanë organizuar punën për të ushtruar kontroll në banesën e shtetasit të dyshuar.

Në momentin që shërbimet e Policisë janë afruar pranë banesës së tij, shtetasi Alban Islamaj ka marrë një granatë difensive me vete dhe ka tentuar të largohet duke kërcënuar punonjësit e Policisë që të mos e ndiqnin, pasi do t’i qëllonte.

Shërbimet e Policisë, nisur nga rrezikshmëria që paraqiste ky person, kanë rrethuar zonën në një perimetër të gjerë dhe falë veprimeve dhe ndërhyrjes profesionale kanë bërë të mundur neutralizimin dhe prangosjen e këtij shtetasi, i cili mbante me vete një granatë difensive të montuar me ndezës universal.

Gjithashtu, si rezultat i kontrollit të banesës, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik, një krehër dhe 19 fishekë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: arrestmeGjirokastërgranatë

Lajme të lidhura

Der Standart: Vetëm largimi i Ramës e qetëson situatën, e gjithë Shqipëria po zien nga zemërimi
Uncategorized

Der Standart: Vetëm largimi i Ramës e qetëson situatën, e gjithë Shqipëria po zien nga zemërimi

15:15 - 17/10/26
Lëvizja studentore nuk përfshin vetëm Tiranën, shtrihet edhe në qytete të tjera të vendit
Aktualitet

Lëvizja studentore nuk përfshin vetëm Tiranën, shtrihet edhe në qytete të tjera të vendit

11:29 - 14/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Uncategorized

Këmbimi valutor 13 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:26 - 13/10/26
Para
Arrestohen dy persona në Shkodër, kapen me 4 mijë fara kanabisi në makinë

Arrestohen dy persona në Shkodër, kapen me 4 mijë fara kanabisi në makinë

TË FUNDIT

Situatë alarmante te Kryeministria, policia vërsul qindra forca drejt studentëve, një person bie pa ndjenja
Breaking Views

Situatë alarmante te Kryeministria, policia vërsul qindra forca drejt studentëve, një person bie pa ndjenja

17:58 - 17/10/26

Një situatë e tensionuar në protestën para Kryeministrisë. Një person shihet pa ndjenja në tokë. Bulevardi dëshmorët e Kombit është...

Lexo më shumë
Ervin Salianji: Rama të dorëhiqet ose do të shporret nga qytetarët

Ervin Salianji: Rama të dorëhiqet ose do të shporret nga qytetarët

17:49 - 17/10/26
Bulevardi Dëshmorët e Kombit në ‘shesh beteje’, policia plagos të riun

Bulevardi Dëshmorët e Kombit në ‘shesh beteje’, policia plagos të riun

17:28 - 17/10/26
Goditet autoblinda e policisë, thyhet xhami i përparmë i makinës së ujit me presion

Goditet autoblinda e policisë, thyhet xhami i përparmë i makinës së ujit me presion

17:17 - 17/10/26
Skënder Hita: Janë arrestuar 167 persona, 388 të tjerë nën hetim pas protestave në Tiranë

Skënder Hita: Janë arrestuar 167 persona, 388 të tjerë nën hetim pas protestave në Tiranë

17:12 - 17/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com