GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Hodhën gazin lotsjellës, Rama mbron këngëtarin serb: Një histeri fashiste, e turpshme për qytetarët shqiptarë

në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“I thamë PO”/ Strehimi i afganëve në Shqipëri, Rama e pranon: Është e vërtetë, SHBA na e kërkoi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama, në një status që ka postuar në Facebook, ka reaguar mbi akuzat për këngëtarin Goran Bregoviç i cili performoi natën e kaluar në Korçë.

Veprimet e djeshme, me hedhjen e gazit lotsjellës gjatë performancës së Bregoviç, Rama i ka konsideruar si një histeri fashiste e turpshme për qytetarinë europiane të shqiptarëve, por gjithashtu edhe për  historinë dhe për traditën tonë, e cila sipas tij nuk dallonte aspak nga histeritë linçuese të grupeve fashiste kudo në botë.

Sipas tij Bregoviç u kthye në një ’kriminel’ edhe pse nuk ka thëne asgjë kundër shqiptarëve dhe nuk i ka kënduar masakrave të Millosheviçit.

Postimi i plotë:

Një gazetare e mirënjohur shqiptare e Kosovës, e cila respektohet ndërkombëtarisht dhe kontribuon për tribuna prestigjoze të shtypit botëror, e tha shumë troç se Goran Bregoviçi nuk ka asnjë lidhje, me asnjë prej të zezave që iu faturuan nga zjarrnxitës mendjefikur, sa në Prishtinë dhe sa në Tiranë.

Por muzikanti i famshëm nga Sarajeva, me baba kroat, nënë serbe dhe grua muslimane boshnjake, u kthye në një “kriminel serb” që duhej djegur në zjarret e gushtit shqiptar, pavarësisht se as serb nuk është përveç të tjerash. Paçka se Bregoviçi nuk ka thënë asgjë kundër shqiptarëve, nuk i ka kënduar asfare masakrave të regjimit të Millosheviçit dhe nuk ka qenë gjëkundi mbështetës i atij regjimi as me fjalë as me vepra, e vërteta as që kishte rëndësi. Rëndësi kishte zjarri i politikës qorre, e cila krijon armiq, ushqehet armiqësisht dhe jeton për armiqësinë – thënë aq bukur nga një prej zjarrnxitësve mendjefikur, “Më pëlqen ta dëgjoj Bregoviçin, po nuk shoh dot me sy Edi Ramën!”.

Askush, hiç askund, nuk e dha asnjë provë të vetme për ta justifikuar histerinë mesjetare që shpërtheu kundër një muzikanti nga më të jashtëzakonshmit e Ballkanit. Ishte një histeri fashiste, e turpshme per qytetarinë europiane të shqiptarëve, për historinë dhe për traditën tonë po ashtu, e cila fatkeqësisht nuk dallonte aspak nga histeritë linçuese të grupeve fashiste kudo në botë.

Ku ndryshojnë për shembull ata që në Serbi i hakërrehen me fjalorin më të ndyrë Dua Lipës në rrjetet e saj sociale, vetëm pse ajo është një shqiptare krenare e Kosovës, e cila del mbështjellë me të dy flamujt e shteteve tona, me ata që iu hakërryen me shqipen më të ulët në rrjetet tona sociale Goran Bregoviçit, duke e trajtuar si një kriminel lufte e duke i mveshur faje që ai nuk i ka bërë vetëm se ai këndon serbisht?

Ndryshojnë vetëm në faktin se të parët shajnë e mallkojnë serbisht, ndërsa të dytët sharjet e mallkimet i lëshojnë në shqip. Të dyja palët i përkasin besnikërisht kategorisë së ulët njerëzore të urrejtësve të verbër, te cilës kjo botë i ka parë vetëm sherrin, kudo e kurdo që ajo ka arritur të imponojë mbi shoqërinë verbërinë e vet.

Lajme të lidhura

Të pafajshëm për krime kundër njerëzit, ish-krerët e UÇK-së dënohen nga gjykata e Hagës me 81 vite burg
Kosovë & Rajon

Të pafajshëm për krime kundër njerëzit, ish-krerët e UÇK-së dënohen nga gjykata e Hagës me 81 vite burg

12:02 - 16/09/26
Rexhep Selimi shpallet fajtor nga trupi gjykues në Hagë, dënohet me 13 vite burg
Kosovë & Rajon

Rexhep Selimi shpallet fajtor nga trupi gjykues në Hagë, dënohet me 13 vite burg

11:52 - 16/09/26
Gjyqi në Hagë, Jakup Krasniqi dënohet me 25 vite burg
Kosovë & Rajon

Gjyqi në Hagë, Jakup Krasniqi dënohet me 25 vite burg

11:49 - 16/09/26
Para
Zyrtare/ Finalizohet transferimi i  Xherdan Shaqirit te Lyon, Ja vlera

Zyrtare/ Finalizohet transferimi i Xherdan Shaqirit te Lyon, Ja vlera

TË FUNDIT

Të pafajshëm për krime kundër njerëzit, ish-krerët e UÇK-së dënohen nga gjykata e Hagës me 81 vite burg
Kosovë & Rajon

Të pafajshëm për krime kundër njerëzit, ish-krerët e UÇK-së dënohen nga gjykata e Hagës me 81 vite burg

12:02 - 16/09/26

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë shpallur aktgjykimin e shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep...

Lexo më shumë
Rexhep Selimi shpallet fajtor nga trupi gjykues në Hagë, dënohet me 13 vite burg

Rexhep Selimi shpallet fajtor nga trupi gjykues në Hagë, dënohet me 13 vite burg

11:52 - 16/09/26
Gjyqi në Hagë, Jakup Krasniqi dënohet me 25 vite burg

Gjyqi në Hagë, Jakup Krasniqi dënohet me 25 vite burg

11:49 - 16/09/26
Kadri Veseli shpallet fajtor, dënohet me 18 vite burg nga Gjykata e Hagës

Kadri Veseli shpallet fajtor, dënohet me 18 vite burg nga Gjykata e Hagës

11:48 - 16/09/26
‘Territorialja’/ Rama në Korçë, pensionistët tentojnë të futen në takim: Si mund të jetohet me 10 mijë lekë në muaj

‘Territorialja’/ Rama në Korçë, pensionistët tentojnë të futen në takim: Si mund të jetohet me 10 mijë lekë në muaj

11:39 - 16/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com