GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dosja hetimore/ Atentati me armë ndaj 24-vjeçarit Tajar Fetiu 10 ditë më parë, zbulohen detaje

në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Dosja hetimore/ Atentati me armë ndaj 24-vjeçarit Tajar Fetiu 10 ditë më parë, zbulohen detaje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vetëm pak ditë nga ngjarja e rëndë ku ndaj 24- vjeçarit Tajar Fetiu në Berat, u zhvillua një atentat me armë zjarri, sot janë zbuluar detaje të reja nga dosja hetimore. Sipas dosjes për këtë ngjarje, shkak i atentatit janë  pazaret e drogës në Londër ku të rinjtë ët cilët e kanë sulmuar me armë zjarri  kishin punuar bashkë dhe borxheve të papaguara mes tyre. Disa orë para ngjarjes Fetiu kishte shkuar për ti qëlluar me automatik dy atentatorëve në një lokal.  

Burime brenda grupit hetimor bëjnë me dije se,pas atentatit dy autorët e ngjarjes së rëndë u larguan fillimisht në këmbë nga vendi i ngjarjes dhe më pas kanë dalë nga qyteti me dy automjete. Të identifikuar nga policia si: Arnold Azizolli dhe Amarildo Dule,2 atentatorët e Fetiut kanë dalë të pashqetësuar nga Berati me dy automjetet luksoze në pronësi të tyre,njëri i tipit Range Rover dhe tjetri Volsëagen Touareg.

Sipas burimeve,mjetet e tyre janë kapur nga kamerat e sigurisë të bizneseve në autostradën Lushnje-Tiranë dhe mendohet se ata kanë kaluar kufirin shqiptar.Po kështu,mësohet se hetimet në lidhje me atentatin e rëndë janë përqëndruar në pazaret e prishura të drogës mes të rinjve dhe borxhet e pashlyera mes tyre.Tre të rinjtë kishin jetuar disa muaj bashkë në Angli ku edhe kishin punuar në disa shtëpi bari.

Më pas atentatori Arnold Azizolli ishte shpërngulur në Belgjikë ku jeton prej disa kohësh dhe Tajar Fetiu mësohet se i kishte borxh një shumë të madhe parash nga puna e jashtëligjshme me drogë në qytetin e Londrës në Angli.Të rinjtë ishin kthyer për pushime në Shqipëri dhe disa ditë para ngjarjes ata ishin konfliktuar për borxhin e papaguar në një lokal në lagjen “Uznovë” në Berat,ku jo vetëm ishin konfliktuar me fjalë por edhe ishin rrahur fizikisht.

Ditën e ngjarjes 24-vjeçari Tajar Fetiu kishte shkuar në lokalin ku rrinin atentatorët Azizolli e Dule dhe kishte hyrë në lokal me një automatik tip kallashnikov,me qëllimin për ti goditur por nuk i ka gjetur aty.

Pasi kanë mësuar nga miqtë se Fefiu kishte shkuar me automatik për ti qëlluar,dy të rinjtë i kanë dalë në pritë po atë natë dhe e kanë qëlluar Fetiun me pistoletë.2 plumbat e pistoletës e kanë prekur të riun në bark, duke e rrëzuar përtokë.

Ai u transportua fillimisht drejt Spitalit Rajonal Berat në gjendje të rëndë dhe më pas drejt Spitalit të Traumës në Tiranë,ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.Pasi është pyetur nga grupi hetimor, mësohet se Fetiu ka deklaruar se nuk i ka njohur atentatorët dhe se nuk ka pasur asnjë konflikt të mëparshëm me askënd. Policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje dhe kapjen e dy atentatorëve: Arnold Azizolli,30-vjeç dhe Amarildo Dule,30-vjeç,të dy të shpallur në kërkim policor pas ngjarjes,ndërkohë që mësohet se i plagosuri dhe dy atentatorët nuk kanë pasur precedentë të mëparshëm penal në Shqipëri.

Etiketa: atentatDOSJE HETIMORETajar Fetiu

Lajme të lidhura

Vrasja e Aleksandër Koçekut në Shkodër, dyshohet për hakmarrje
Aktualitet

Vrasja e Aleksandër Koçekut në Shkodër, dyshohet për hakmarrje

22:43 - 11/07/26
“Rama i quan protestuesit sorra e korba”/ Gazetari Osman Stafa: Jeni shqiponjat që po luftojnë për Shqipërinë ndryshe
Aktualitet

“Rama i quan protestuesit sorra e korba”/ Gazetari Osman Stafa: Jeni shqiponjat që po luftojnë për Shqipërinë ndryshe

22:21 - 11/07/26
Gent Progni ironizon në protestë koncertin e Kanye West: Sot ishte rritur çmimi i sufllaqes
Aktualitet

Gent Progni ironizon në protestë koncertin e Kanye West: Sot ishte rritur çmimi i sufllaqes

22:01 - 11/07/26
Para
Studentët skeptikë ndaj vaksinimit të detyrueshëm. 80% e tyre kundërshtojnë këtë vendim

Studentët skeptikë ndaj vaksinimit të detyrueshëm. 80% e tyre kundërshtojnë këtë vendim

TË FUNDIT

Vrasja e Aleksandër Koçekut në Shkodër, dyshohet për hakmarrje
Aktualitet

Vrasja e Aleksandër Koçekut në Shkodër, dyshohet për hakmarrje

22:43 - 11/07/26

Një atentat me armë zjarri tronditi mbrëmjen e së sotme Shkodrën, ku mbeti i vrarë Aleksandër Koçeku. Viktima u gjet...

Lexo më shumë
“Rama i quan protestuesit sorra e korba”/ Gazetari Osman Stafa: Jeni shqiponjat që po luftojnë për Shqipërinë ndryshe

“Rama i quan protestuesit sorra e korba”/ Gazetari Osman Stafa: Jeni shqiponjat që po luftojnë për Shqipërinë ndryshe

22:21 - 11/07/26
Gent Progni ironizon në protestë koncertin e Kanye West: Sot ishte rritur çmimi i sufllaqes

Gent Progni ironizon në protestë koncertin e Kanye West: Sot ishte rritur çmimi i sufllaqes

22:01 - 11/07/26
Publikohen formacionet zyrtare të çerekfinales Norvegji-Angli, Haaland sfidon Harry Kane

Publikohen formacionet zyrtare të çerekfinales Norvegji-Angli, Haaland sfidon Harry Kane

21:39 - 11/07/26
Zyrtare/ Paolo Maldini emërohet drejtor teknik i Italisë

Zyrtare/ Paolo Maldini emërohet drejtor teknik i Italisë

21:20 - 11/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com