Sulmuesi i Milanit, Olivier Giroud ka rezultuar pozitiv me koronavirus. “Lojtari është mirë, por duhet të qëndrojë në izolim”-ka njoftuar klubi kuqezi i Italisë në faqen zyrtare.
Milan bëjnë me dije se sulmuesi, i cili shënoi një gol kundër Cagliari para kualifikueseve të Botërorit, ka rezultuar pozitiv për COVID-19.
Lajmi vjen si një goditje për trajnerin Stefano Pioli, i cili aktualisht është pa Zlatan Ibrahimovic, i cili ende nuk e ka marrë veten nga dëmtimi disa mujor.
“Autoritetet shëndetësore lokale u informuan menjëherë. Lojtari është mirë, por duhet të qëndrojë në izolim. Duhet të theksohet se Olivier nuk ka pasur kontakte me pjesën tjetër të ekipit që nga ndeshja e kampionatit kundër Cagliari.”-njoftojnë kuqezinjtë./Gijotina.com