Pas ndeshjes së Brazilit me Kilin, Neymar është vënë në qendër të kritikave nga tifozët e vendit të tij.
Ata e kanë akuzuar sulmuesin e PSG-së për gjendjen e tij fizike, duke thënë se ka kaluar në mbipeshë.
Së fundmi ka ardhur edhe reagimi i yllit të parisienëve ndaj këtyre akuzave, 28-vjeçari ka sqaruar situatën në ‘Instagram’.
“Fanella ishte e masës G (L në masën europiane), jam në peshën time. Ndeshjen tjetër do kërkoj për masën M“, -u shpreh Neymar./Gijotina.com