Dy moderatoret më të famshme të momentit, kanë nisur një rivalitet të fortë midis njëra-tjetrës. Të dyja prezantueset admirohen nga publiku për personalitetin e tyre dhe për atë çka sjellin në ekran.
Bëhet fjalë për Arbana Osmanin dhe Luana Vjollcën.
Siç e kemi mësuar edhe nga postim në Instagram i Arbanës, projekti “Big Brother” do të vijë së shpejti në televizionet tona duke na kthyer nostalgjinë e mëparshme.
Por problemi nuk qëndron këtu.
Sigurisht që, aty ku ka audiencë dhe një projekt po aq madhor ka dhe konflike. Kështu ka ndodhur edhe me Luanën, e cila mori lajmin e para për të drejtuar këtë emision. Por pasi u mendua gjatë, roli i prezantueses iu dha përfundimisht Arbanës, duke lënë Luanën me hatërmbetje, aq sa thuhet se mund të jetë larguar nga “Top Channel”.
Në lidhje me rivalitetin e tyre, ishte e para Luana që me anë të një postimi u dha përgjigje këtyre lajmeve. “Nuk ka konkurrencë. Je vetëm ti përballë teje”, thuhet në postimin e shpërndarë nga moderatorja.
Osmani u ndal që të jepte një intervistë të shkurtër për mediat në Kosovë, ku një pyetje ngacmuese e gazetarit të ATV ishte edhe rreth raportit të saj me moderatoren Luana Vjollca.
Arbana vendosi t’i përgjigjet pyetjes së gazetarit shkurt duke zgjedhur të mos bënte reagime rreth lajmeve të shkruara, duke thënë: “Nuk merrem me përgënjeshtrime portalesh dhe me pohime portalesh sepse kam shumë punë të tjera për të bërë”, duke lënë të kuptojmë se diçka të vërtetë ndoshta edhe mund të ketë.
E gjithë kjo vjen pasi që javë parë në portalet online u fol se midis dy moderatoreve kishte një krisje dhe ato thumbonin njëra-tjetrën në distancë. Në media u përfol se raporti mes tyre ishte përkeqësuar kur u tha se të dyja ishin pretendente për moderimin e “Big Brother VIP”.