GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Shtohet diskriminimi në Gjermani, ja arsyet

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Shtohet diskriminimi në Gjermani, ja arsyet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pandemia dhe racizmi kanë rritur në mënyrë të ndjeshme rastet e diskriminimit në Gjermani. Në raportin vjetor të Zyrës Kundër Diskriminimit shënohet një rritje prej 78% e rasteve.

Virusi Corona e vë Gjermaninë para një sprove të vështirë. Prej kohësh pandemia është kthyer në një simbol për kaosin administrativ dhe konfuzionin politik. Në një kohë që populli lëkundet mes gjendjes së vështirë shpirtërore, dëshpërimit dhe shpresës për suksesin e shpejtë të vaksinës, virusi ka nxjerrë në pah në mënyrë të pamëshirshme problemet shoqërore, madje ai edhe i ka shtuar ato, si psh diskriminimin. Zyra kundër Diskriminimit e Federatës e shikon pandeminë si nxitëse të përjashtimeve në shoqëri apo diskriminimit. Tendenca negative e viteve të fundit është shtuar më shumë. Në vitin 2020 është rritur numri i përgjithshëm i kërkesave për konsultime ligjore krahasuar me vitin e kaluar është rritur nga 3580 në 6383 raste. Në raportin vjetor thuhet se kërkesat për ndihmë për shkak të diskriminimit “për arsye të prejardhjes, apo arsye raciste” janë shtuar me 2101 raste. Çdo e treta kërkesë për konsultë ligjore për diskriminim lidhej me diskriminimin në kërkimin e banesës, denigrimit racist apo në kërkimin e vendit të punës, thuhet në raport.

Edhe pandemia i ka shtuar rastet e diskriminimit. 1904 herë janë drejtuar ankesa tek Zyra kundër Diskriminimit, se në lidhje me Coronën njerëzit kanë ndjerë diskriminim për shkak të gjinisë, fesë, botëkuptimit, apo identitetit seksual. Drejtuesi i përkohshëm i Zyrës kundër Diskriminimit, Bernhard Franke në prezantimin e të dhënave në Berlin tha se është racizmi, ai që u merr njerëzve dinjitetin, dhe “që e përçan shoqërinë tonë.” Sipas Franke, kush përjeton racizmin dhe shikon se ai mbetet pa pasoja, “tek ai tronditet kuptueshëm besimi bazë në mbrojtjen dhe solidaritetin e shtetit dhe shoqërisë.”

Fëmijët “nxitës të pandemisë”

Në raportin vjetor përmenden raste ilustruese të diskriminimit në bazë të përjetimeve të të prekurve. “Franziska S. shkon me  dy fëmijët në një qendër tregtare ndërtimi. Fëmijet janë 7 dhe 9 vjeç dhe nuk shkojnë dot në shkollë për shkak të pandemisë. Në hyrje të qendrës tregtare nënës i thuhet, se fëmijët nuk duhet të hyjnë në qendër, sepse tek ata bëhet fjalë për ‘nxitës të veçantë të pandemisë’”.

Në Zyrën kundër Diskriminimit ka pasur periudha në vitin e pandemisë ku linjat telefonike ishin të mbingarkuara, për shkak të kërkesave për këshillim ligjor, thonë autoritetet. Drejtoresha e Shoqatës kundër Diskriminimit, Eva Andrades në bisedë me Deutsche Wellen shprehet, se shohim nevojën në rritje për këshillim në disa organizata anëtare, pasi shumë prej këtyre organizatave nuk ia dalin dot t’u përgjigjen të gjitha kërkesave. Përmes protestave kundër racizmit dhe debatit publik, tema e diskriminimit është bërë më e dukshme, thotë ajo. “Në një farë mënyre kjo ka dhënë një shtysë që më shumë njerëz të kontaktojnë qendrat e këshillimit. Ndoshta sepse shumë më tepër vetë e dinë, se ka një ligj që të mbron nga racizmi dhe diskriminimi.”/DW

Etiketa: DWGjermani

Lajme të lidhura

42% e popullsisë në rrezik të varfërisë, qeveria tkurr shpenzimet për ndihmën ekonomike
Aktualitet

32 për qind e shqiptarëve në pasiguri ushqimore! Jo vetëm të fundit në Europë, por edhe Ballkan

07:53 - 24/08/26
Shqiptarët braktisin përfundimisht vendin, afro 900 hoqën dorë nga shtetësia në një vit
Aktualitet

Shqiptarët braktisin përfundimisht vendin, afro 900 hoqën dorë nga shtetësia në një vit

11:05 - 23/08/26
Harta e re territoriale / Përvoja tregoi se bashkimi i njësive rriti taksat, por jo cilësinë e shërbimeve për qytetarët
Aktualitet

Harta e re territoriale / Përvoja tregoi se bashkimi i njësive rriti taksat, por jo cilësinë e shërbimeve për qytetarët

09:09 - 23/08/26
Para
Qelibari në Rusi “mrekullia e tetë e botës”

Qelibari në Rusi “mrekullia e tetë e botës”

TË FUNDIT

Mediat evropiane: Rinia shqiptare është ngritur kundër regjimit autokratik të kryeministri Rama
Aktualitet

Mediat evropiane: Rinia shqiptare është ngritur kundër regjimit autokratik të kryeministri Rama

10:21 - 24/08/26

Mediat ndërkombëtare vazhdojnë ta kenë në qendër të vëmendjes lëvizjen rinore qytetare, që po mbahet prej afro tre muajsh në...

Lexo më shumë
Pas pushimeve emigrantët nisin kthimin në Greqi, radhë të gjata në pikën kufitare të Kakavijës

Pas pushimeve emigrantët nisin kthimin në Greqi, radhë të gjata në pikën kufitare të Kakavijës

09:57 - 24/08/26
‘Gjeografia e pabarazisë’: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

‘Gjeografia e pabarazisë’: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

09:37 - 24/08/26
Situatë kritike në Gojan të Pukës, zjarri përpin malin dhe kërcënon fshatrat

Situatë kritike në Gojan të Pukës, zjarri përpin malin dhe kërcënon fshatrat

09:22 - 24/08/26
Tre automjete përplasen në autostradën Levan-Tepelenë, një person mbetet i lënduar

Tre automjete përplasen në autostradën Levan-Tepelenë, një person mbetet i lënduar

09:10 - 24/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com