GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

‘Qatar 2022’, Hadërgjonaj: Po të mos besonim, nuk do luanim kundër Spanjës

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Qatar 2022’, Hadërgjonaj: Po të mos besonim, nuk do luanim kundër Spanjës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mbrëmjen e sotme do të luhen ndeshjet e fundit kualifikuese për Botërorin ‘Qatar 2020’ dhe Kosova do të ketë përballë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ gjigandët e Spanjës.

Në një konferencë për mediat përpara kësaj sfide shumë të vështirë mbrojtësi i verdhebluve, Florent Hadërgjonaj është shprehur besim plotë se ‘Dardanët’ nuk do të dalin pa pikë mbrëmjen e sotme.

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, shumë e madhe. E dimë se çfarë ekipi do të kemi përballë. Luajmë ndaj një prej më të mirëve në botë.

Nëse mendojmë që nuk arrijmë pikë, nuk do të futeshim në lojë. Jemi duke e pritur me gëzim që të tregojmë veten. Kemi arritur të bashkohemi si ekip.

Katër pikët në dy ndeshjet e fundit na japim vetëbesim dhe e dimë se si mund të luajmë. Shpresoj që lojtarët që janë me lëndime, të jenë gati dhe të bëjmë një lojë të mirë”, ka thënë Hadërgjonaj, i cili ka luajtur në të dy krahët e mbrojtjes te Kosova.

“Pozicioni? E kam thënë edhe më parë, unë vij këtu me gjithë dëshirë, nuk ka rëndësi a luaj mbrojtës i djathtë apo i majtë. Nuk ka problem për mua sepse nuk mendoj shumë se ku luaj, por si të jap maksimumin”,-tha 27-vjeçari.

Ky takim do të zhvillohet në orën 20:45, ndërsa rikujtojmë se Kosova renditet në vend të tre të Grupit B me 4 pikë, pas Spanjës së vendit të parë me 10 pikë dhe Suedisë së vendit të dytë që ka 9 pikë./Gijotina.com

Etiketa: florent hadërgjonajKosovaspanjë

Lajme të lidhura

UEFA Nations League, Kombëtarja mbërrin në Helsinki
Breaking Views

UEFA Nations League, Kombëtarja mbërrin në Helsinki

20:32 - 01/10/26
Motra e Ronaldos shpërthen pas largimit të tij nga Portugalia: Meritonte më shumë respekt
Sport

Motra e Ronaldos shpërthen pas largimit të tij nga Portugalia: Meritonte më shumë respekt

16:11 - 01/10/26
UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Cesena, pasditen e sotme niset drejt Helsinkit
Sport

UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Cesena, pasditen e sotme niset drejt Helsinkit

15:01 - 01/10/26
Para
Merr flakë shtëpia në Gjakovë, humbin jetën dy fëmijë, tre të plagosur

Merr flakë shtëpia në Gjakovë, humbin jetën dy fëmijë, tre të plagosur

TË FUNDIT

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve
Aktualitet

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve

22:24 - 01/10/26

Kompozitori Adrian Hila është paraqitur në Policinë e Tiranës dhe po jep dëshmi në lidhje me publikimin e videove intime....

Lexo më shumë
“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

22:10 - 01/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

21:58 - 01/10/26
Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

21:24 - 01/10/26
“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

20:49 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com