GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Ilir Daja: Ky Partizan është për titull, nuk jemi në formën maksimale

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Ilir Daja: Ky Partizan është për titull, nuk jemi në formën maksimale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trajneri i Partizanit, Ilir Daja ka theksuar pas ndeshjes me Teutën se merr përgjegjësitë e humbjes. Daja shprehu bindjen se kjo skuadër i ka të gjitha kapacitetet për tu shpallur kampion ndërsa sipas tij ekipi nuk është ende në formën maksimale.

  “Kemi startuar kampionatin në formën jo të mirë dhe kjo u pa në fushë. Më vjen keq, por aksidentet janë pjesë e lojës dhe nuk mund t’ia delegojmë vetëm kapitenit pasi skuadra kishte mundësi të rikuperonte. Nuk jemi akoma skuadër dhe kjo është detyrë e stafit për të krijuar ekipin me kalimin e kohës.

 Nuk mund të presim më shumë. Fola me Malën dhe Kaçen dhe më thanë që mund të luanim 25 minuta lojë me intesitet të lartë. Mala mund ta luajë më mirë manovrën e Partizanit pasi ishte pjesë e skuadrës sezonin e kaluar.

 Është shumë shpejtë, por jemi pretendent pasi cilësia nuk na mungon. Është java e parë, janë edhe 35 të tjera në lojë. Jemi një nga ekipet pretendente. Cilësia nuk na mungon. Nuk do të mendojmë që javën e parë se çfarë do bëhet, na pret një transfertë e vështirë në Korçë. Duhet të riparojmë gabimet që shfaqëm. Ekipi sakrifikoi dhe kjo gjë më kënaq. Zhunior nuk ka gjendjen e tij më të mirë fizike, për shkak të një dëmtimi. Kur është në gjendjen e tij më të mirë, i jep krijimtari tjetër sulmin. Duke futur Malën, Kaçen dhe të tjerët, në vazhdim do të tregojmë fytyrë tjetër. Duhet të kemi ekuilibër. Sot e marrë unë përgjegjësinë e humbjes.

  Ne pothuajse jemi riformatuar. Kemi afruar rreth 20 lojtarë, një pjesë do ti federojmë me U21. Partizani është ekip i madh dhe kërkon lojtarë që të bëjnë diferencën. Kemi qenë gjatë gjithë kohës duke parë lojtarët e duhur që mund të merrnim.

Pavarësisht se me vonesë kemi ndërtuar një ekip me objektiva afatgjatë. Kemi një ndërthurje brezash si asnjëherë tjetër. Kemi shumë lojtarë të rinj dhe një skuadër ku nuk do të mungojë cilësia. Mesfushori që u fut në 20 minutat e fundit është 18 vjeç dhe më shumë prespektivë. Kemi një grup me shumë kualitet që do ta shprehin në javët në vijim. Cilësitë do të shkojnë për një lojë dhe rezultate më të mirë”, u shpreh Daja.

Lajme të lidhura

Liverpool në ditë të keqe, anglezët pësojnë humbjen e parë në Stamboll
Breaking Views

Liverpool në ditë të keqe, anglezët pësojnë humbjen e parë në Stamboll

21:02 - 04/11/26
Spektakël në “Old Trafford”, Manchester United përmbys Romën dhe rikthehet te fitorja
Sport

Spektakël në “Old Trafford”, Manchester United përmbys Romën dhe rikthehet te fitorja

23:11 - 03/11/26
Galatasaray fiton ndaj Stuttgart, vendosin dy golat e Batrakov
Breaking Views

Galatasaray fiton ndaj Stuttgart, vendosin dy golat e Batrakov

21:20 - 03/11/26
Para
Aleksi: Partizani ishte dobët, ranë në kurthin tonë

Aleksi: Partizani ishte dobët, ranë në kurthin tonë

TË FUNDIT

Po transportonte armë zjarri, arrestohet në Tiranë 49-vjeçari me precedent kriminal (Emri)
Aktualitet

Po transportonte armë zjarri, arrestohet në Tiranë 49-vjeçari me precedent kriminal (Emri)

09:07 - 05/11/26

Një 49-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi u kap duke transportuar një armë zjarri me motomjet në Rrugën e Elbasanit....

Lexo më shumë
Brukseli ngre alarmin për sigurinë ushqimore në Shqipëri: Probleme me AKU-në dhe rrezik korrupsioni

Brukseli ngre alarmin për sigurinë ushqimore në Shqipëri: Probleme me AKU-në dhe rrezik korrupsioni

08:55 - 05/11/26
Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin kryeministrin Rama me protesta në Frankfurt

Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin kryeministrin Rama me protesta në Frankfurt

08:38 - 05/11/26
Alarmi i BE: Qeveritarët e korruptuar po ruajnë pasurinë, SPAK konfiskoi vetëm 100 mijë euro

Alarmi i BE: Qeveritarët e korruptuar po ruajnë pasurinë, SPAK konfiskoi vetëm 100 mijë euro

08:25 - 05/11/26
Studentët shkruan “Dorëheqje” mbi tryezën e gurtë, Rama e fshin dhe përsërit thirrjen për dialog

Rama mbush Kryeministrinë me letra “Dialog”, studentët presin dorëheqjen e tij

08:19 - 05/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com